×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Agron Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye. Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të dhënë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, të parën pas zgjedhjeve të 11 Majit, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje.

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë arsye pse të japë dorëheqjen, pasi u përballë me një farsë, teksa shton se dorëheqjen e liderit të PD-së nuk e kërkojnë as demokratët dhe as shoqëria, por socialistët.

“Mendoj se Shqipëria pësoi një humbje. Standardet demokratike pësuan një humbje. PD luftoi që kjo mos të ndodhë që Shqipëria të ndryshojë. Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqje për sa i përket kushteve në të cilat gjendet vendi sepse ai u përball me një farsë sepse ai dha maksimunin e tij. PD bëri gjithçka. Tani është radha edhe shoqëria të bëjë pjesën e vet. Dorëheqjen e Berishës e kërkojnë socialistët. Nuk e kërkojnë demokratët. E kërkojnë njerëz pranë qeverisë. Nuk e kërkon shoqëria. Kështu që Sali Berisha është në të drejtën e tij të udhëheq opozitën dhe mendoj do ta bëjë mirë këtë punë”, thotë Gjekmarkaj.

Por ndërsa brenda PD ka nisur një garë brenda vetes per votat preferenciale ne zgjedhjet e 11 Majit, Agron Gjekmarkaj mbështet kërkesat e kolegëve të tij demokratë për rinumërim vote.

“Unë mendoj se është një e drejtë e gjithsecilit të kërkojë transparencë. Transparenca mund të shoqërohet me debate është gjëja më normale. PD është parti e debatit e hapësirës. Është pjesë e të drejtave të gjithsecilit dhe i përdor të drejtat e veta siç mendon është më mirë sepse kulti shenjtërisë së individit në PD është shumë i fortë”, shton ai.

Në këtë intervistë, Gjekmarkaj tregon dhe se si do ta përdorë mandatin e fituar në Lezhë: “Ne kemi marrë një votëbesim për të mbrojtur votën e lirë kudo në Shqipëri. Kemi një amanet të shoqërisë mendoj unë që duhet ta përcjellim si opozitë të çmontojmë atë që u pa nga e gjithë bota kush kishte sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar për atë që ne e konsiderojmë farsë elektorale sepse një shoqëri që endet rreth farsave nuk është shoqëri e lirë nuk është shoqëri demokratike. Dhe me gjasë këtë mision sa të vështirë dhe të shenjtë e ka PD. Ky do jetë misioni ynë në shtator”.

Agron Gjekmarkaj lë të kuptohet se ai nuk është për një marrëdhënie agresive në kuvendin e ri të shtatorit.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë lirie që ka mbetur ende në këtë shtet, në të shoqëri në këto institucione. Do shfrytëzojmë çdo institucion e hapësirë ndërkombëtare dhe do të jemi në bashkëbisedim me shoqërinë shqiptare për të gjetur zgjidhjet e duhura, rrugëdaljet drejt një demokracie të vërtetë sepse sot nuk e kemi një të tillë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Dashnor Sula kërkon largimin e Berishës: Shijo familjen, me nipër dhe mbesa. Nuk mjafton të thuash se Rama na bleu votat. 50 deputetë të opozitës janë të lumtur që do jenë rrogëtarë edhe për 4 vite

Publikuar më 05.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka mbajtur një fjalim të ashpër dhe vetëkritik në seancën plenare të Kuvendit, ku nuk kurseu as kolegët e opozitës. Ai deklaroi se Parlamenti është kthyer në një teatër, ku aktorët luajnë role pozitive dhe negative. Sipas tij, deputetët e opozitës po pranojnë të jenë “rrogëtarë” për katër vitet […]

Lexo më shumë

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Lulzim Basha konfirmon mbylljen e zyrave të partisë së Euroatlantikëve: Do të ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD-së vazhdon

Publikuar më 05.06.2025
Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udh...

Zyrat e Euroatlantikëve janë mbyllur! Partia e djathtë e udhëhequr nga Lulzim Basha nuk do të ketë më të njëjtën seli, prej ku ka qenë e vendosur prej më shumë se një viti, në rrugën Ukraina e Lirë, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht faktit se zyrat janë ende të kontraktuara deri në fund të muajit […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës

Publikuar më 02.06.2025
Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka ...

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Hyn në fuqi marrëveshja e njohjes së pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Publikuar më 02.06.2025
Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pension...

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat e pensioneve për rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Marrëveshja e cila u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 dhe u finalizua në Tiranë 15 maj 2025 garanton një sërë mundësish për ata […]

Lexo më shumë

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Flutura Açka: Berisha erdhi në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

Publikuar më 02.06.2025
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja ...

Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen. Açka shtoi se nuk […]

Lexo më shumë

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Sali Berisha flet pas paraqitjes në SPAK: Sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Irena me 5 mbiemra po mbrohet prej 15 muajsh

Publikuar më 02.06.2025
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme,...

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më […]

Lexo më shumë

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

BE po kopjon “modelin e Shqipërisë” së Melonit për emigrantët e paligjshëm, Ursula von der Leyen: Ligj ambicioz mbi riatdhesimet

Publikuar më 31.05.2025
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të...

Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin. Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”. Në praktikë, do të propozohen “rregulla të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda