
Në programin e drekës në News24 ishte sot e ftuar deputetja e PD, Flutura Açka, e cila foli për zgjedhjet e 11 majit dhe faktin që rezultati ishte lehtësisht i parashikueshëm. Ajo u shpreh se PD tashmë ndodhet në një situatë të vështirë ndërsa nuk sheh asnjë shenjë reflektimi për humbjen.
Açka shtoi se nuk e priste një dorëheqje të Berishës, por nënvizoi se ardhja e tij në krye të partisë ka qenë në kundërshtim me Statutin e PD.
“Kemi ardhur rrotull dhe jemi po në të njëjtën pikë. Lidershipi ka një lloj përgjegjësie. Nuk është kënaqësi të të dalin ato që ti mendon, por duke futur në lojë logjikun dhe duke parë peizazhin e gjerë, kam dalë në ato konkluzione.
Ka njerëz që kanë dashur të jenë politikisht korrektë me lidershipin dhe nuk i kanë thënë. Për mua mënyra se si erdhi në pushtet lidershipi i PD ishte në shkelje të Statutit dhe na solli këtu ku jemi. Duhet të kishim një shenjë që PD ka nisur të reflektojë. Kërkuam qeveri teknike dhe nuk e arritëm, kemi 3 vite që themi revolucion të cilin nuk e kemi bërë.
E vetmja gjë që arritëm ishte t’i jepnim edhe një mandat Ramës. Ka nevojë për një reflektim të të gjitha strukturave. Po e fusin PD në një kurth politik që do të na dëmtojë në vijim. Dorëheqjen e Berishës nuk është se e prisja. Ka ardhur koha që të kuptojë që ka ardhur një moment historik për PD dhe të respektohet Statuti. Berisha të bëjë një të mirë të fundit PD-së, që ta çojë në reformim”, tha ajo.
Deputetja Flutura Açka shpreh shqetësimin për mungesën e veprimit dhe vonesën në organizimin e strukturave drejtuese brenda Partisë Demokratike, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Nuk e di pse vonohen mbledhjet, qoftë të kryesisë, qoftë të këshillit kombëtar. Nuk shoh asnjë lëvizje, jemi në një lloj qetësie,” tha Açka.

Ajo thekson se zgjedhjet janë njohur tashmë nga komuniteti ndërkombëtar, duke përmendur reagimin e ambasadës amerikane dhe kancelarive më të mëdha evropiane. “Çfarë presim ne? Pse fshihemi pas gishtit?! Kjo është një gjë e kryer,” tha ajo.
Açka sugjeron një zgjidhje për situatën: “Partia të dalë në atë revolucionin që kemi tre vjet që bërtasim nëpër ekrane.”
Ajo propozon që Sali Berisha të marrë rolin e udhëheqësit jo si lider partie, por si pjesë e një grupi senatorësh brenda partisë, duke përfshirë figura me përvojë të gjatë politike.
“Ku janë këta njerëz që kanë qenë ministra e deputetë për 34 vite?! A kanë një fjalë për PD sot, apo do jenë korrekt me zotin Berisha? Këta duhet t’i thonë në sy: kështu nuk shkojmë dot, nuk ecim dot,” shprehet Açka, duke theksuar nevojën për diskutim dhe veprim të përditshëm për zgjidhjen e krizës brenda partisë.
Ajo nënvizon nevojën për një frymë të re brenda Partisë Demokratike: “Ne kemi nevojë për frymë. Të mos hyjmë më me frymë disfatiste apo oportuniste, por të rikthejmë besueshmërinë e shqiptarëve dhe të sigurojmë se kjo frymë do na sjellë në pushtet, jo rrotacioni.”
Flutura Açka: Nuk e di pse vonohen, që nuk ka asnjë mbledhje, qoftë të kryesisë, qoftë të këshillit kombëtar. Nuk shoh asnjë lëvizje. Jemi në një lloj qetësie. A është kjo një përligjje e të nesërmes dhe në shtator do të hyjmë në parlament sikur nuk ka ndodhur asgjë? Këtë nuk e di. Zgjedhjet janë njohur, është një fakt i mbyllur, mos të fshihemi pas gishtit. Janë njohur, sic u pa edhe nga ai reagimi i ambasadës amerikane. Kancelaritë më të mëdha të Evropës janë shprehur, cfarë presim ne, pse fshihemi pas gishtit?! Kjo është një gje e kryer. Se çfarë do të vazhdojmë ne në aksionin politik është një gje tjetër. Po duhet të ndalemi tek gjëja e parë. Nuk i pranojnë zgjedhjet?! Mos hyni në shtator në Parlament dhe hajde Partia të dalë në atë revolucionin që kemi tre vjet që bërtasim nëpër ekrane. Çfarë do të ishte, në sugjerimin tim fare modest dhe Berisha mund ta drejtojë këtë gjë, por jo si lider, por si pjesë e një klubi senatorësh të partisë. Ku janë këta njerëz që kanë qenë ministra e deputetë për 34 vite?! A kanë këta një fjalë për PD sot, apo të gjithë këta do të jenë korrekt me zotin Berisha?!. Këta duhet tia thonë në sy, zoti Berisha kështu nuk shkojmë dot, nuk ecim dot. Këta njerëz duhet ta japin cdo ditë, të shpjegojnë si ta zgjidhim këtë çështjen e Partisë Demokratike.
Çfarë do të bëjmë ne? Si do ta sjellim këtë frymë, që të na kthehet besueshmëria e shqiptarëve dhe ne të jemi të qetë që fryma jonë do na sjellë në pushtet dhe jo rrotacioni. Ne kemi nevojë për frymë. Ne hymë më frymë disfatiste dhe tani po bëjmë frymë oportuniste, për të dhënë që na i kanë vjedhur.
Pakti i 27 korrikut 2024 i dha zotit Rama, të paktën nga këto 10 deputetë bishtrat e fundit të qarqeve, 7 i mori PS, 3 i mori PD. Që të dy grabitën votat e tjetër kujt. Që këtu nisi prapështia. Gjëja e parë që duhet të bëjë Parlamenti i ri është të ndryshojë kodin zgjedhor. Të bëjë një kod që nuk ka nevojë të riparohet. Të mendoni që komisionin e reformës zgjedhore e shkatërruam ne vetë. Çështja është se u bënë disa gabime fatale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/