
Nga Bashkimi Evropian te Gjermania dhe deri te Danimarka, të gjithë mbështesin linjën e qeverisë italiane mbi migracionin.
Në Bruksel, Ursula von der Leyen shpjegoi se BE do të miratojë “një propozim ligjor ambicioz mbi riatdhesimet”, të cilat janë “një element kyç i Paktit për Emigracionin dhe Azilin”.
Në praktikë, do të propozohen “rregulla të përbashkëta për kthimet” me “një urdhër të ri evropian për kthim dhe njohje të ndërsjellë të vendimeve të kthimit nga Shtetet Anëtare”.
Nuk do të jenë më vetëm shtetet individuale që i kthejnë emigrantët mbrapsht, por e gjithë Evropa. Një rregullore që është “më e qartë dhe më e thjeshtë”, që “parandalon arratisjet” e emigrantëve të paligjshëm dhe “lehtëson riatdhesimin e qytetarëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e treta”.
“Ata që riatdhesohen me forcë”, shpjegoi Ursula, “do të ndalohen të hyjnë. Dhe ne do të jemi më të rreptë. Kur ka rreziqe sigurie, ne do të jemi të vendosur. Por gjithashtu do të sigurohemi që të veprojmë në përputhje të plotë me detyrimet tona sipas ligjit ndërkombëtar…”
Ky rregull i ri nga BE i referohet marrëveshjes Itali-Shqipëri, një pakt që ka nisur të funksionojë, pavarësisht se gjykatat italiane kanë dhënë vendime kundër. Por tashmë me ligjin e ri evropian, asnjë gjykatë nuk mund të dalë kundër. Edhe Anglia madje po e sheh këtë mundësi dhe po negocion me Kosovën për të ndërtuar qendra emigrantësh, si në Gjadër të Lezhës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/