×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare.

Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në korrik.

Ndërkohë, opozita ka paralajmëruar se do të flasë për procesin zgjedhor të 11 majit, të cilin e konsideron një “farsë”. Një ditë më parë, Gazment Bardhi, një nga drejtuesit politikë demokratë me rezultatin më të dobët në zgjedhje, në një mesazh drejtuar kolegëve demokratë thoshte se “do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”.

Nga ana tjetër, PS do të mbledhë grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës. Kreu i grupit, Niko Peleshi, në një mesazh drejtuar deputetëve, ka kërkuar pjesëmarrje dhe ka njoftuar se në fokus do të jetë organizimi i punës në komisione dhe seancat e fundit të kësaj legjislature.

Kuvendi aktual, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021, e ka nisur mandatin më 10 shtator 2021. Sipas Kushtetutës, legjislatura e re që del nga zgjedhjet e 11 majit duhet të mblidhet brenda dhjetë ditësh nga përfundimi i mandatit të Kuvendit aktual, pra në gjysmën e dytë të muajit shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Publikuar më 29.05.2025
Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës s...

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm. Që […]

Lexo më shumë

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Publikuar më 29.05.2025
Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi...

Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi nga burgu Ilir Meta. Ai ka deklaruar ndër të tjera se në emision ishte i ftuar vetëm avokati i tij përballë tre gazetarëve. “E dashur Grida, Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte […]

Lexo më shumë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Publikuar më 28.05.2025
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të ...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të […]

Lexo më shumë

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Publikuar më 27.05.2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Publikuar më 27.05.2025
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë n...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me […]

Lexo më shumë

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda