
Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik.
Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm.
Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.
Kjo pasi në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se Kuvendi është kthyer si pronë private.

Bardhi, duke iu drejtuar mazhorancës socialiste, e cilësoi seancën e sotme, “seancë turpi”, duke shtuar se “nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës.”.
Ndër të tjera ai akuzoi PS-në për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.
“Unë e kuptoj që ju nuk doni debat, sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, kur në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një ngrehine të strukturuar kriminale, ku vodhët dhe dhunuat zgjedhjet, duke e krahasuar Shqipërinë me Rusinë. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet”, tha ai.
Bardhi: E keni kthyer Kuvendin si pronë private.
Vini këtu sikur jeni kthyer nga Suedia, kur në fakt jeni kthyer nga një llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm një foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton Rregullorja e Kuvendit. Unë e kuptoj që ju nuk doni debat, sepse doni ta trajtoni sikur jeni kthyer nga pushimet, kur në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një ngrehine të strukturuar kriminale, ku vodhët dhe dhunuat zgjedhjet, duke e krahasuar Shqipërinë me Rusinë. Nuk mund ta trajtoni Kuvendin si pronë private e as vendin si normalitet. Siç e thotë OSBE-ja, ju keni shkelur barazinë në zgjedhje dhe keni rrëzuar nenin 1 të Kushtetutës. E përsëris: ju doni që Shqipëria të krahasohet me Rusinë apo me Serbinë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/