×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale.

Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në fillimin e saj.

“Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë. Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë”, tha ai.

“Çdo ditë ne do u paraqesim shqiptarë me betimin solemn se kurrë këto zgjedhje nuk do pranohen.

Me besimin e plotë se sot ka shqiptarë të dëshpëruar. Sot ka shqiptarë të zemëruar. Sot ka shqiptarë të zhgënjyer. Por sot përsëri ka dhjetëra mijëra shqiptarë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.

Dhe kjo luftë do fillojë. Të mos kujtojë kush kurrë se një kriminel si Edi Rama, një kryehajdut i këtij kombi si Edi Rama, një kryebandit i këtij kombi si Edi Rama, do mund t’u imponojë këto rezultate njerëzve të lirë të Shqipërisë, atyre që i besojnë lirisë.

Dhe këto janë fillimi. Edhe njëherë u them shqiptarëve, durim se ne kemi dokumentet. Ne kemi bërë gjithçka për të mbikëqyrur votën tuaj. Ne natyrisht me kallashnikov votë nuk mbrojmë.

Por, tani lufta fillon. Ne nuk pranojmë kurrë zgjedhje të tilla. Ne nuk pranojmë kurrë një rezultat të tillë.

Çdo ditë këtu do njiheni. Ka farsë më të turpshme se kjo? Do sjell prapë. Shqiptarët do mësojnë, diaspora do mësojnë se çfarë kanë bërë horrat e narkoshtetit me votimin e tyre.

Dhe natyrisht duhet të krijohet një front i përbashkët në Shqipëri dhe diasporë. Ky regjim duhet të luftohet në çdo skaj të këtij vendi dhe në çdo skaj të botës. Ky regjim poshtëron shqiptarët si një pushtues i egër. Ata që mendojnë se mund të imponojnë një farsë të tillë shqiptarëve, gabohen rëndë.

Ne jemi këtu për ta dokumentuar atë, por ne do qëndrojmë me çdo çmim për të vërtetën dhe mbrojtjen e saj”- tha Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mesazhin e Ambasadës së SHBA për procesin zgjedhor të 11 majit, e cila ka uruar popullin shqiptar.

Berisha tha se mesazhi nuk ishte sipas tij urim për qeverinë Rama, por asgjësim i kryeministrit Rama.

“Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim, se ai po priste si diçka hyjnore. Se nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës”, tha Berisha.

Berisha: Ajo nuk ishte ashtu siç thatë, citoje pak siç e tha dhe pastaj ju bëj koment. Përgëzoj popullin shqiptar. Tani çfarë sugjerimi kam unë këtu për ju.

Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Kjo është përgjigja ime. Lexoni ato të vitit 2021, si kanë qenë. Lexoni vitin 2021.

Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Direkt të sekretarit, dhe do kuptoni mirë se ç’përfaqëson ajo që ju e quani urim për Edi Ramë, dmth jo zgjedhjet,  uron shqiptarët, kaq. Aty urohen shqiptarët.

Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë. Ne që denoncojmë çdo ditë njihemi me prova e fakte të reja, ne vetë, sepse nuk mund ti analizosh të gjitha në një kohë.

Po i marrim dhe po ua paraqesim. Kështu që është shumë normale. Ata të cilët nuk duan të paragjykojnë pritet raporti përfundimtar. Ky është rregulli. Por ne kemi ndryshuar, kemi ndryshuar dhe raporte ndërkombëtare.

Ne jemi ata, ja kemi dalë. Ne bëjmë të pamundurën të mundur. Në vitin 2001 erdhën urimet më të përzemërta nga e gjithë bota, por ata ranë përtokë përpara fakteve dhe të vërtetave që paraqitëm ne, sepse sigurisht institucionet ndërkombëtare janë të interesuara për zgjedhje të lira dhe jo farsa.

Jo. Sepse ato pastaj shkojnë në vetëshkatërrim dhe nuk e pranojnë kurrë. Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Publikuar më 15.07.2025
Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn n...

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor. Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes […]

Lexo më shumë

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Publikuar më 05.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë...

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë padrejtësisht hapësirat publike në Tiranë se do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe ndjekje penale. Duke postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, Rama tha se nuk do të ketë tolerim për këto veprime. “Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, […]

Lexo më shumë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Publikuar më 03.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Top Channel raporton se takimi ka […]

Lexo më shumë

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Publikuar më 24.06.2025
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit...

Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar […]

Lexo më shumë

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar p...

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe […]

Lexo më shumë

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Publikuar më 16.06.2025
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ne...

Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka folur për dhimbjen e thellë që familja po përjeton dhe për mungesën e çdo reagimi institucional pas tragjedisë. Sipas saj, ngjarja tragjike mund të jetë […]

Lexo më shumë

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Publikuar më 16.06.2025
Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme,...

Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një seri goditjesh ajrore në zemër të territorit iranian, duke vrarë krerët më të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe disa shkencëtarë bërthamorë. Sulmet, që goditën edhe objektin kyç të pasurimit bërthamor në Natanz, janë cilësuar nga Irani si një “shpallje lufte”, ndërsa Ajatollah Khamenei […]

Lexo më shumë

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme...

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda