×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuzohet pritet t’i komunikohen në vijim edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Lajmi për ndryshimin e statusit penal në përballje me drejtësinë bëri që kreu i PL të kishte komunikimin e tij të parë me mediat përmes telefonit të avokatit, ku nuk harroi të sulmonte SPAK, ndërsa e quajti një organizatë në shërbim të verbër të Ramës. 

“Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës”, shprehet Meta. 

2 orë në SPAK qëndroi Monika Kryemadhi, e cila edhe ajo foli për përballje në gjyq.

“Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë”, tha Kryemadhi.

Edhe më i ashpër ishte vetë avokati i ri i Metës, Kujtim Cakrani, që shpjegoi se pse ai zëvendësoi Genc Gjokutajn, i shkarkuar dy javë më parë.

“Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës”, tha Cakrani. 

Përmes avokatit Meta përgjegjësinë e kaloi të ish bashkëpunëtorët e tij në LSI, Petrit Vasilin, Endrit Braimllari apo Luan Rama, për të cilët tha se ata duhet të ishin të pandehur.

“Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike. Meta s’ishte i vetëm në parti, kishte një grup parlamentar, deputet, ministria dhe një kryesi në parti të cilët kanë përgjegjësi direkte për lobimet, njohjet dhe për pagesat Janë tjerë persona që kanë firmosur dhe për lobimin ne SHBA, kanë ngritur dhe kartonat në parlament”, tha ai. 

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Akuzat

1 – Ilir Meta – Arrest me burg

3 akuza: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 

2- Monika Kryemadhi- Detyrim paraqitjeje

3 akuza – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Akuzat e Metës

Presidenti i PL, Ilir Meta telefonoi gazetarët nga ambientet e SPAK, teksa ndodhej brenda Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje si i pandehur, lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Meta tha se në 11 maj u votua nga 8 mijë qytetarë të cilët i quajti heronj, ndërsa shtoi se mbështetësit e tij u tradhtuan.

Kreu i PL hodhi akuza në adresë të Endrit Braimllarit edhe pse nuk e përmendi me emër, ish-nënkryetar dhe Sekretar Organizativ i PL i cili 1 vit më parë njoftoi divorcin nga kjo forcë politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për PS në Qarkun e Tiranës. Meta e quajti atë “maskara” ndërsa e akuzoi se ka dorëzuar te PS listën me 12 mijë emrat e votuesve të tij në zgjedhjet parlamentare të para 2 jave.

Telefonata e Metës për gazetarët:

Ilir Meta: Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj (SPAK-ut) për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës dhe me task forcën e tyre për të mosvepruar kundër terroristëve elektoralë, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës dhe inceneratorin që nuk ekziston.

Mezi pres dhe nuk kam kurrë ndërmend të kërkoj mbylljen me procedurë, do ketë gazetarë ndërkombëtarë në sallën e gjyqit, do shihni shkrimet e Mero Bazes dhe faktet, provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës, pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku, që zgjodhi KLP-në mënyrë të paligjshme dhe që zgjodhi këta. Është një proces që do të fitohet siç fitoi Presidenti Ilir Meta proceset hetimore që mori parlamenti me 122 kartonat kundër Presidentit të Republikës.

I falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në atë mënyrë terroriste me vetëdije me firmën e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës te patronazhistët, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit…

Postimi i Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK. Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se përshëndet “përfundimin e farsës hetimore të tej zgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.”

ilir-meta

Gjithashtu, presidenti i PL-së shkruan se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, për të cilin thotë se do të jetë publik.

Meta vijon duke thënë se nga sot “ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.”

Në përfundim shprehet duke thënë se është i bindur “në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”

Kujtojmë se Meta, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit të vitit të kaluar, dyshohet për kryejnë e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Postimi i Ilir Metës:

Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

Reagon Kryemadhi

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor e pandehur, është shprehur se akuzat janë të njëjta dhe se tashmë do të fillojnë përballjen në gjyq.

Ajo deklaroi se dosja është voluminoze, ndërsa për zgjatjen e hetimeve deri në tetor, shprehu bindjen se do të përfundojnë më shpejt, me argumentin se përfundojnë afatet.

“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Do të kemi edhe një thirrje tjetër. Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.

 Dosja është voluminozeve, kërkova fashikujt, më tha se do të ma japin shumë shpejt. Është ajo që ne themi gjithmonë. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë.

Mendoj se prokurorët po presin dy tre gjëra të vogla dhe do ta mbarojnë. Mbarojnë edhe afatet sepse padia për CEZ-DIA më thanë se është bërë në shtator të 2017”, tha ajo.

Më tej vijoi duke thënë se “sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë. Mos mendoni se jeta ime e më përparshme është më e mirë sot. Shijoni momentin.”

Avokati i Metës: Akuza të montuara

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij, duke i cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

kujtim cakrani

Për mediat, Cakrani tha se bëhet fjalë për tri akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, por sipas tij, asnjëra prej tyre nuk qëndron.

“Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurave. Akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje. Ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin kur në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve. Për të hequr vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve prokuroria vendosi të përfundojë hetimet”, u shpreh avokati.

Sipas Cakranit, shumë individë të tjerë, ish-pjesëtarë të LSI-së, të cilët sipas tij duhej të ishin të pandehur, sot janë të lirë dhe madje mbajnë funksione publike, ndërkohë që Ilir Meta po përballet padrejtësisht me akuzat.

“Kemi të drejtat tona proceduriale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha Kujtim Cakrani, i cili theksoi se “ky proces do te vazhdoje dhe do te jete procesi i shekullit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Publikuar më 24.05.2025
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mirato...

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet për Kuvend, të datës 11 maj 2025. Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Tiranë 1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 164.316 vota […]

Lexo më shumë

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë

Sali Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë

Publikuar më 23.05.2025
Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga mediat se kur do t’i mb...

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga mediat se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë. Në një konferencë me gazetarët Berisha deklaroi se nuk e konsideron veten një politikan të zakonshëm, por një misionar në shërbim të […]

Lexo më shumë

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikohen rezultatet përfundimtare të votimit elektronik në Vorë, PS fiton bindshëm

Publikuar më 12.05.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfu...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votimit elektronik në Bashkinë e Vorës. Nga të dhënat rezulton se PS ka fituar bindshëm duke arritur të marrë 57.09 për qind ose 8082, ndërsa PD ka marrë 33.93 për qind ose 4803 vota.

Lexo më shumë

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuar

Publikuar më 08.05.2025
Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në n...

Tre shtetas shqiptarë, që dyshohen se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të koordinuar nga Interpol Tirana. Arrestimet u kryen në kuadër të fazave […]

Lexo më shumë

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Strategjisti amerikan LaCivita mobilizon kandidatët e PD-ASHM 10 ditë para zgjedhjeve: Luftoni, luftoni, luftoni!

Publikuar më 01.05.2025
Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgje...

Strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita ka zhvilluar një video-konferencë me kandidatët e koalicionit opozitar PD-ASHM. Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin, ndërsa theksoi rëndësinë e këtyre ditëve […]

Lexo më shumë

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

PPE miraton rezolutën për Shqipërinë që dënon minimin e zgjedhjeve nga abuzimi me pushtetin kushtëzimin e anëtarësimit në BE. Reagon Rama: Fletë-rrufe e Kënetës Madhështore

Publikuar më 01.05.2025
Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë t...

Partia Popullore Evropiane (PPE), ka miratuar një rezolutë të jashtëzakonshme të titulluar “Integriteti Zgjedhor në Shqipëri”, me propozimin e Partisë Demokratike. PPE shpreh shqetësim për situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria është vetëm dy javë larg zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Të mbështetur në raportet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit, vlerësimet nga Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2023 nga […]

Lexo më shumë

Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti, merrni për dore burrat dhe djemtë! Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE

Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti, merrni për dore burrat dhe djemtë! Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE

Publikuar më 29.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një tak...

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën për në 11 maj. Kreu i qeverisë e nisi fjalën e tij me batuta, duke thënë se “me disa burra jam futur në konflikt, ça të bëj unë që Roskoveci është burrë, por kush e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda