×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi.

Pas tij, erdhi reagimi nga influencerja, Blerina Pupa ku sqaroi se është në gjendje të lirë dhe pretendimet janë të rreme.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë,

Dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni treguar këto ditë. E ndjej të nevojshme të ndaj me ju disa sqarime në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar në media.

Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht. Kërkesa që është bërë nga avokatët e mi lidhet vetëm me udhëtimet ndërkombëtare për arsye pune – një nevojë legjitime për të vijuar angazhimet e mia në Shqipëri, SHBA dhe Australi.

Për respekt të procesit ligjor që është ende në zhvillim, nuk mund të jap detaje të mëtejshme. Por jam e bindur se gjithçka do të sqarohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Një apel për mediat: ju ftoj të ruani profesionalizmin dhe të mos i dorëzoheni spekulimeve. Raportimi korrekt dhe etik është më i nevojshëm se kurrë, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura publike dhe çështje të ndjeshme. Nëse vendosni të citoni media të huaja, bëjeni saktë. Dhe nëse zgjidhni të punoni për klikime, të paktën mos dëmtoni të vërtetën.

Sa për çështjen, ja lëmë kohës dhe drejtësisë të flasë e fundit.

Me respekt dhe mirënjohje, Belina

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Zyra e DEA-s aktive edhe në Shqipëri, ambasada e SHBA ndan njoftimin: Nëse keni informacione për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave, na kontaktoni

Publikuar më 22.05.2025
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të...

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve, DEA, është aktive edhe në Shqipëri. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë […]

Lexo më shumë

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Kuvendi rinis punimet, të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve. Spiropali firmos vendimin

Publikuar më 22.05.2025
Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet ...

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund […]

Lexo më shumë

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Publikuar më 22.05.2025
Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën...

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”. Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Publikuar më 22.05.2025
Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani...

Artan Lame ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër. Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës. Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve. Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda