
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 18,530 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 15,980 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 12,066 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 5,790 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 244,439 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 160,405 vota – 34.4%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 18,530 vota – 4.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 15,980 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 12,066 vota – 2.6%
Lëvizja Bashkë – 5,790 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 5,154 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,603 vota – 0.3%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 866 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 597 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 321 vota – 0.1%
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/