
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88. Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.
Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë nga 1 deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
Sipas kryeministrit Rama mundësia që ai të marrë 88 mandate në rang kombëtar është 50%.
Një dokument që qarkullon në rrjet, i titulluar “Memorandum 2”, përmban llogaritjet e detajuara të kryeministrit për ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Në kolonën e parë janë listuar 74 mandate të sigurta; në të dytën, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit u shtohet nga një mandat, ndërsa Tirana mbetet e pandryshuar. Sipas këtij projekti fillestar, Rama parashikon që PS të sigurojë 78 deputetë.
Por nuk mbaron me kaq. Në kolonën e tretë, që paraqet variantin optimist me 50 % siguri shtesë, Tiranës i shtohen edhe dy mandate të tjera, duke e çuar parashikimin total në 88 deputetë!
Rezultati i 2021
Shkodër 3
Kukës 1
Lezhë 3
Dibër 2
Durrës 8
Tiranë 18
Elbasan 8
Fier 9
Berat 5
Korçe 6
Gjirokastër 3
Vlora 8

Parashikimi i Ramës
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/