
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA.
Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për korrupsion madhor.
Pse duheshin 6 mln dollar nëse ishte damka e një komploti e Sorosit me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA-ve, pse duhej kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vendosur në vend një padrejtësi kaq e madhe që u tha se do të vihej sapo të vinte në pushtet Trump? Pse duhej kontrata që është ku e ku më e lebetishme se kontrata e Lulit të shkret që u bë copash për të justifikuar ato 500 mijë dollarët fantazmë. Edhe ai ashtu tha ‘disa patriotë’ për paratë që ishin të lidhur me Rusinë.
Por 500 mijë, këto janë 6 mln dollarë ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për ti vendosur kapelën bufit në kokë. Dmth për të vendosur një kapele në kokë që të duket si Trump, por version më qesharak i mundshëm, Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë ata që na u tha se ishte një gjë e realizuar.
“Takimi” me djalin e Trump
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar thashethem absurd lajmin se do të takonte në Beograd të Serbisë djalin e presidentit të SHBA-ve.
Rama tha se “u katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtrojë kënetën.”
“E patë dje çfarë ndodhi me zëdhënësin e bufit. Me një kukumjaçkë të bufit që tha se Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vucicin, dhe aty te aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trump. E patë çfarë ndodhi? U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtrojë kënetën. E kuptoni se në çfarë lloj marrëzie ju ka future bufi 80 e ca vjeçar, që flet përçart dhe që e ka ndarë mendjen që do të bëjë çorap Shqipërinë”, tha ai.
Më tej kreu i qeverisë tha: “Për cfarë duhet ta takoj unë çunin e presidentit. Apo se kështu funksionionte këneta. Të takosh çunin e babait. Edhe u detyruan ata, edhe ambasadori edhe çuni të përgënjeshtrojnë kënetën. Që deri dje bënte sikur hynte për salcë kosi te shtëpia e Trump. Na sollën dhe Laten këtu Latifin. Për të marrë 6 milionë dollarë kot. Lëviz tifja ku do ti.”
Rama: Po mirë mo si mund të jeni kaq lehtësisht të manipulueshëm ju që jeni në ujërat e kënetës. Si mund ta pini atë ujë sikur është Redbull. Mund të dalë edhe unë me një budallëk të tillë, nuk mi besojnë mua socialistët dhe progresistët. Si ju besimtarët e kënetës jeni kaq të gatshëm të thithni ujin e kënetës dhe ta merrni për shampanje, për redbull. Siç morët për shampanjë ardhjen e Donald Trump si shpëtimtar i kënetës.
E patë dje çfarë ndodhi me zëdhënësin e bufit. Me një kukumjaçkë të bufit që tha se Rama dështoi në tentativën e tij për të shkuar në Beograd, për të takuar Vucicin, dhe aty te aneksi i kuzhinës për të bërë sikur takohet rastësisht me djalin e Trump. E patë çfarë ndodhi? U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtrojë kënetën. E kuptoni se në çfarë lloj marrëzie ju ka future bufi 80 e ca vjeçar, që flet përçart dhe që e ka ndarë mendjen që do të bëjë çorap Shqipërinë. Më thoshte dje një i njohur i tij; ore njeriu kur është i fiksuar nuk ka rëndësi fare mosha, ecën parapara me fiksimin e tij dhe pavarësisht sa shumë rrjedh vazhdon’. Si mund të katandiset një parti politike në këtë farë feje? Dmth të godasin dhe krijojnë një thashetheme absurd. Madje madje nuk vajta as te funeral i Papës se vëllai im Vuçiç të më merrte në Beograd dhe aty të takoja si rastësisht djalin e Trump. Dhe këtë po përpiqej ta bënte ambasadori Grenell, që është njeri i respektuar. Kurrën e kurrës nuk do t’ia kërkoja një gjë të tillë. Për cfarë duhet ta takoj unë çunin e presidentit. Apo se kështu funksionionte këneta. Të takosh çunin e babait. Edhe u detyruan ata, edhe ambasadori edhe çuni të përgënjeshtrojnë kënetën. Që deri dje bënte sikur hynte për salcë kosi te shtëpia e Trump. Na sollën dhe Laten këtu Latifin. Për të marrë 6 milionë dollarë kot. Lëviz tifja ku do ti.
Ne nuk jam para për inceneratorët. Japim para që të mbahet pastër Tirana. Landfillin e Tiranës e ka shteti, agjencia e aseteve të sekuestruara. Aty janë njerëzit e vënë nga shteti për të bërë punën, kushton ajo punë. 35 euo për ton. Është një çmim që nuk e gjen në Europë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/