
Kreu i SPA Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në KLP. Të pranishëm gjate raportimit eshte përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
“Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën”, është shprehur Dumani në nisje të raportimit të tij.
Ai ka renditur problematikat me të cilat përballet SPAK, mes të cilave ka përmendur presionin ndaj prokurorëve dhe mosekstradimin e shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dumani u shpreh se ka pasur një ulje të referimeve nga ana e institucioneve, ndërsa problematike shihet edhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit
“Problematika e parë është presioni i jashtëm ndaj institucionit dhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit. Gjithashtu vijon të mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike.
E paadresuar mbetet mungesa e ushtrimit të kompetencës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja dhe mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe duke marrë parasysh edhe shtimin e personave që duhen ekstraduar që atje”, ka deklaruar ai.
Ai ka nënvizuar se Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar bashkëpunimin me prokuroritë e rajonit me qëllim goditjen e kriminalitetit.
“Kemi punuar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë, me qëllim rritjen e kontakteve”, tha ai, ndërsa ka shtuar se në fokus të SPAK ka qenë përmbushja e rekomandimeve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrave.
Kreu i SPAK foli edhe në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, ku nënvizoi se 33 zyrtarë të lartë janë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë.
“Gjatë 2024 për dhjetë funksionarë publikë ka pasur dënime të formës së prerë. Hetimet kanë provuar se korrupsioni zhvillohet në mënyra të sofistikuara.
Kallëzimet e nisura nga qytetarët janë tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK. Ndërsa vihet re ulje e numrit të kallëzimeve nga Policia e Shtetit”, tha ai.
Kryeprokurori Altin Dumani në raportim vjetor për vitin 2024 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka vendosur disa herë theksin tek rritja e bashkëpunimit që Prokurorët e SPAK kanë me organet ligjzbatuese në Europë dhe se tanimë nuk janë më pritës, por edhe bashkëpunëtorë dhe partnerë.
Ndërsa zbuloi se është rritur përqindja e pasurive të sekuestruara dhe konfiskimeve të pasurive të krimit dhe korrupsionit.
“65,5 mln euro janë sekuestruar më 2024, në krahasim me 41 mln në 2023, tha Dumani si dhe zbuloi se për herë të parë është sekuestruar një portofoll digjitall me kripto, mbi 10 milionë euro.
Përvoja e viteve nga ka bërë profesionistë në gjurmimin dhe konfiskimim e pasurive më lehtë. Këtë vit për herë të parë kemi sekuestruar një portofol me kripto mbi 10 milionë euro. Me shumë vështirësi e realizuam sepse duhej punë për të identifikuar paratë digjitale.
Sekuestrimi u realizua në bashkëpunim me europolin e Belgjikës, Zvicres dhe Spanjës.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/