×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Hakerimi i dosjeve në SPAK, Fatmir Xhafa: Akuzat publike ndaj meje janë të sajuara nga çorba e vjetër

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka përgënjeshtruar akuzat që e bëjnë përgjegjës për ndërhyrjet në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Drejtuesi i Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion, i cilëson akuzat fushatë të orkestruar sulmesh që synojnë të përbaltin figurën e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Xhafa tha se akuzat ‘për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK’ janë të gjitha sajesa dashakeqe.

Akuzat për ndërhyrje në emailet e prokurorëve të SPAK janë përgënjeshtruar edhe nga deputeti tjetër socialist, Damian Gjiknuri.

Ndërhyrja në sistemet e brendshme të komunikimit në SPAK dhe tentativa për të hakeruar dosjet e prokurorëve, për Sali Berishën është një sulm që ka prapavijë politike. Lideri opozitar pohoi gjatë një konference për mediat pak ditë më parë se gjithçka është luftë mes klaneve të Partisë Socialiste.

“Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Edhe këtë hakerimin, duan t’ja faturojnë Fatmir Xhafajt”, tha Berisha.

Ndryshe nga SPAK që pohon se nuk është vjedhur asnjë e dhënë hetimore, Berisha deklaron se dosja e tij është marrë nga kompjuterët e prokurorëve.

“Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmirit, publikojeni sa ta gjeni, se është publike”, tha më tej Berisha.

Reagimi i Xhafës:

Kam ndjekur kohët e fundit një seri raportimesh në media, plot me të pavërteta, insinuata dhe aludime nga gojë të shthurura e gjuhë të zgjidhura politikanësh apo pseudo-analistësh, që kanë për qëllim veç të përbaltin figurën time. Ashiqare ngjan me një fushatë të orkestruar sulmesh, njësoj siç kanë bërë edhe më parë.

Duke çmuar shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e medias të bëjë punën e vet, për të informuar publikun e për të garantuar transparencën dhe duke pasur e dëshmuar përherë respekt maksimal për njerëzit e medias, sulme të tilla nga disa intrigantë nuk më detyrojnë dot të hesht e as të ndërpres punën në shërbim të qytetarëve, në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik. Aq më pak më zmbrapsin dot nga sfida e 11 majit për një kontratë të re besimi me qytetarët e Tiranës, që të vijoj të jem përfaqësuesi i tyre në Kuvendin e Shqipërisë dhe për të çuar përpara angazhimet e mia publike përball zgjedhësve të mi.

Sulme të tilla janë veçse pasqyra e dobësisë se atyre që i gatuajnë, kuzhinierët pa din e iman të çorbës së vjetër e të prishur që i serviret publikut nëpër kanale e portale. Mediat që shpërndajnë këto trillime janë shembull i pasqyrave të thyera që nxijnë e deformojnë realitetin për interesa okulte.

ASGJË NUK ËSHTË E VËRTETË nga ato çfarë është thënë kohët e fundit për personin tim, për gjoja kontroll të zyrës, sekuestrim laptopi e dokumentesh apo insinuatat monstruoze për lidhje me ndërhyrjen e paligjshme në postën elektronike të prokurorëve të SPAK. Gjithçka nga këto është një thes gënjeshtrash, sajesa të ulëta të gatuara për motive qëllimkëqia, nga njerëz të paskrupullt moralisht! Unë i hedh poshtë me përbuzje dhe neveri. Jam i sigurtë se në momentin e përshtatshëm do të përballen me forcën e të vërtetës dhe ligjit si ata që i kanë nxitur edhe ata që kanë marrë përsipër të përdoren në këtë fushatë të pisët shpifjeje e intrigash publike.

Përballë tyre qëndroj i vendosur e me guxim sepse luftoj për atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Zgjedhësit e mi, socialistët me zemër më njohin mirë prandaj më kanë zgjedhur dhe do të më votëbesojnë sërish në 11 maj, pikërisht edhe për arsyen kuptimplotë, se unë nuk jam nga ai soj politikanësh e zyrtarësh që e kanë ndërtuar karrierën duke shkelmuar çdo standard njerëzor dhe etik, duke keqpërdorur mediat si mish për top për të goditur nën brez kundërshtarët politik ose edhe konkurentët apo duke keqpërdorur funksionet në politikë, drejtësi e gjetkë nëpër institucionet shtetërore. KURRË në këtë karrierë të gjatë politike, në asnjë rast nuk kam fyer e cënuar kërkënd në integritetin e tij personal e familjar, qofshin këta edhe kundërshtar të mi politik.

Nuk është hera e parë për mua që përballem me këto sulme. Edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër kushdo që përpiqet të më njollosë nuk ka për t’ja dalë sepse e vërteta është më e fuqishme se çdo forcë e padrejtë që mund të përpiqen të përdorin. Çdo shpifje, çdo gënjeshtër, çdo dezinformatë apo çdo kallëzim i rremë është një mjet i dobët që dëshmon batakun ku kanë rënë një takëm njerëzish, individë të frustuar mendërisht, politikisht e moralisht, që veç të vërtetës dhe interesit publik nuk iu shërbejnë.

Unë jam shumë krenar për kontributin tim në politikë, në Partinë Socialiste, në qeveri e legjislativ dhe veçanërisht në procese të rëndësishme jetike për vendin siç ishte Reforma në Drejtësi apo kjo që kemi ndërmarrë së fundi me Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit. Do të vazhdoj të bëj punën time me përunjësi e përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe Partisë Socialiste për të garantuar fitoren në zgjedhjet e 11 majit dhe për të bërë njëherë e mirë të pakthyeshëm rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Rama përvesh mëngët për mandatin e 4-t: Yllin e kësaj fushate kemi yllin e verdhë të Shqipërisë, që duam me patjetër ta instalojmë në qiellin blu të BE-së

Publikuar më 11.04.2025
Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka d...

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve se si është konceptuar kjo fushatë elektorale. Në lidhje me fushatën ai tha se kundërshtarët janë pas PS, ndërsa shtoi se ai dhe partia e tij ka rrugët dhe objektivat e veta. Për Ramën beteja […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Veliaj reagon pas dy muajve në qeli: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk. I izoluar pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

Publikuar më 10.04.2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në ditën që shënon dy muaj nga ndalimi i tij me urdhër të SPAK, ndërsa arrestimi u la në fuqi edhe nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm. Ai thekson se është mbajtur i izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk […]

Lexo më shumë

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

“Si mund t’i shkoni pas një të roituri?” Rama: Më 11 maj mund të marrim mbi 77 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç

Publikuar më 10.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialis...

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 majit, madje se do të marrë më shumë se 77 mandate. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rubrikën “Sy me sy” në Facebook, Rama theksoi se rezultatin do ta shpallë nga Kuçi, ashtu si në vitin 2021. Ai […]

Lexo më shumë

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

“Keni 12 vite në pushtet dhe premtoni njësoj si bufi”- Rama i përgjigjet komentuesit: Unë bëj atë që them dhe them atë që bëj!

Publikuar më 09.04.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekë...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një ndër komentet adresuar kryeministri ishte: “ Po boll se keni 12 vjet në pushtet dhe premtoni njëlloj si bufi”. Rama iu përgjigj duke i thënë se ai nuk premton si opozita, por se ai bën atë që thotë dhe […]

Lexo më shumë

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

“S’ka inflacion, nafta dhe interesat janë ulur”, Trump bën “bilancin” e tarifave dhe premton: Nëse Kina nuk tërheq deri të martën tarifën 34%, SHBA do të vendosë një tarifë shtesë 50%

Publikuar më 07.04.2025
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar në platformën X pas rritjes së tarifave ndaj Shteteve të Bashkuara nga disa shtete, përfshirë Kinën, që ka shtuar me 34% tarifat e saj tregtare ndaj mallrave amerikane. Në një mesazh të gjatë, Trump theksoi se pavarësisht kësaj, ekonomia amerikane është në pozita të forta: “Çmimet e naftës […]

Lexo më shumë

U vra nga ish i dashuri filipinas, Ilaria Sula përcillet në banesën e fundit, mbi 3 mijë qytetarë të Ternit i japin lamtumirën vajzës shqiptare

U vra nga ish i dashuri filipinas, Ilaria Sula përcillet në banesën e fundit, mbi 3 mijë qytetarë të Ternit i japin lamtumirën vajzës shqiptare

Publikuar më 07.04.2025
Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vr...

Trupi i pajetë i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u vra në mënyrë brutale nga ish-i dashuri i saj, Mark Anthony Samson, mbërriti sot në banesën e familjes në Viale dello Stadio, Terni, ku u zhvillua edhe ceremonia mortore. Pamjet e publikuara nga agjencia ANSA tregonin një atmosferë të rëndë jashtë shtëpisë së saj, ku […]

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Rama i përgjigjet komentuesit se nuk ka më fëmijë: 238 mijë nxënës marrin libra falas. Kemi investuar në shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe dyfishim të pagës së mësuesve

Publikuar më 04.04.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka për...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka përzgjedhur një prej komenteve në lidhje me mungesën e fëmijëve në shkolla. Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve […]

Lexo më shumë

Rama: Këtë vit kemi një shans të mirë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave, hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së

Rama: Këtë vit kemi një shans të mirë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave, hera e parë që yjet tona janë në një linjë me yjet e BE-së

Publikuar më 04.04.2025
Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagu...

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, që shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipërisë i është dhënë një mundësi më e mirë për t’u integruar në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda