
U deshën dhjetëra skandale me ushqime të kontaminuara që shiten në tregun shqiptar, që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të tij thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të zëvendësohet me “Institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “Struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.

Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.
Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.
Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/