×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Integrimi europian, Rama shpalos programin “Shqipëria 2030”: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë, pasaporta e BE-së, një ambicie që deri pak vite më parë do të dukej çmenduri

Kryeministri Edi Rama ka shpalos programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.

Rama theksoi se po negociohet me vrull të jashtëzakonshëm, duke theksuar se duhet t’i dërgohet mesazhi BE se “duam pasaportën”.

Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.

Edi Rama: Yjet janë rreshtuar në fatin tonë. Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë. Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm. Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.

Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.

Çdo konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.  Duhet që më 11 Maj shqiptarët të na japin mandatin dhe ti japin mesazh të fortë BE, duke votuar masivisht për anëtarësimin në BE dhe pasaportën e BE. BE është një perimetër vlerash dhe parimesh.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të “Shqipëria 2030”, deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi.

Rama ironizoi Berishën duke theksuar se “bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys”.

Kreu i qeverisë shtoi se PS ia ka dorëzuar shpatën e zonjës së drejtësisë SPAK-ut, shtoi ai “me vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne”.

Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.

Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit”, deklaroi kryesocialisti.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programit “Shqipëria 2030” ka premtuar se paga minimale nga janari 2026 do të jetë 500 euro.

Kreu i qeverisë theksoi se vendimi do të merret me anë të një akti normativ në muajin qershor pas zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri u shpreh se për sipërmarrësit që do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale do të ofrohen lehtësira.

“Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro”, tha Rama.

Edi Rama: Në Shqipëria 2030, paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro. Sot paga minimale është 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026, me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.

Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë të detyruar të rrisin pagën minimale, por do tu japim lehtësi. Gjatë 18 muajve pas pagës së parë shtetit nuk do ju kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 euro.

Rama, teksa prezantoi programin “Shqipëria 2030”, bëri sërish thirrje ndaj shqiptarëve për të investuar në tokën e të parëve të tyre.

Rama theksoi se u duhet vetëm një vërtetim nga Këshilli Bashkiak se janë zotërues faktik të pronës dhe mund ta blejnë për 1 euro.

Kreu i qeverisë u shpreh se pas investimit do të mund të hipotekojnë pronën. Rama theksoi se 500 aplikuesit e parë do përfitojnë 0 taksë dhe 0 TVSH.

Edi Rama: Kemi publikuar Paketën e Maleve, çdokush që ka në zotërim një tokë dhe që e posedon si fakt, por nuk e posedon me letra, mund të kthehet nga qyteti apo jashtë shtetit në tokën e parëve, mjafton të paraqesë një vërtetim të thjeshtë nga Këshilli Bashkiak që janë zotërues faktikë, por jo pronar me letra të tokës, për të marrë një leje zhvillimi, agroturizëm, fermë, sporte malore etj.

E merr lejen, e blen tokën e vet me 1 euro dhe në momentin kur ka mbaruar investim e hipotekon, është toka e tij edhe me letra falë investimit, 500 aplikuesit e parë, thirrja do të lançohet pas zgjedhjeve sepse nuk duam ta përdorim dhe të na e përdorin, madje na e quajnë krim elektoral, do të mund të përfitojnë nga kjo paketë duke paguar 0 takë dhe 0 TVSH për 10 vite, kështu që bëhuni gati, përgatituni 500 të parët zero taksë dhe TVSH, të tjerët do të kenë regjimin që kanë sot agroturizmat që është shumë i favorshëm me 5% taksë dhe 6% TVSH.

Rama ka deklaruar se industria ushtarake në vend ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar armatime, dronë luftarakë dhe mjete të blinduara “Made in Albania”.

Kreu i qeverisë gjithashtu theksoi se së shpejti një Shqipëri do të vijë një anije luftarake e madhe, ndërsa në verë do kemi dy avionë për shuarjen e zjarrit.

Rama deklaroi se ushtria shqiptare është më e mirëpaguara në rajon, duke premtuar se “synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e FA të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s”.

Edi Rama: Sot është ushtria më e mirëpaguar e rajonit, me një pagë mesatare, jam shumë krenar për këtë, më të lartë se të gjitha vendet e tjera të BP, edhe Serbinë e kemi sapo kaluar me pagat në ushtri.

Synojmë që brenda mandatit të 4 në Shqipërinë 2030, paga mesatare e ushtrisë shqiptare të jetë në mesataren e ushtrive të NATO-s.

Pa folur se çfarë kemi bërë në të gjitha ato ferra dhe rrënoja, në atë maskaradë që gjetëm në territorin e planit të përhapjes, një ferrnajë që sot është një bazë ajrore taktike e NATO-s, një forcë luftimi e lënë rrugëve. Sot me fuqi zjarri, me flotë helikopterësh, së shpejt edhe me një anije luftarake të madhe përveç anijes luftarake më të vogla që kemi, me dron luftarakë, të gjitha këto janë vetëm baza e një transformimi që ka ardhur si shtysë e kohës ku jetojmë. Industria ushtarake ka filluar të hedhë themelet për të prodhuar këtu municione, armatime, dronë luftarakë, mjete të blinduara made in Albania, së shpejti të gjitha këto do të mund tu tregohen shqiptarëve.

Shkollën e aviacionit do ta rilindim, brenda 2028 do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë ku ka fillua rindërtim, një pjesë e kemi treguar për publikun. Flota detare do të bëhet me 3 anije luftarake të reja. Flota ajrore do të ketë këtë verë 2 avionë zjarrfikës, për ne pa pritur që të vijnë nga një vend tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Publikuar më 27.05.2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Publikuar më 27.05.2025
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë n...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me […]

Lexo më shumë

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda