
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale, të cilët ankohen sipas tij për shkëmbimin e batutave mes tij dhe Lulzim Bashës.
Sipas tij shakaja është gjëja më serioze në botë, duke citur një thënie të Ëinston Churchill, ndërsa shtoi se kushdo që do të mësojë më shumë për programin e PS mjafton të shohë në rrjetet sociale jo vetëm postimet me Bashën, por edhe ato ku shfaqet puna dhe aktivitetet e PS.
“Pas një ditë të tërë plot punë e takime shumë të mira në Vlorë më shkruan stafi që në këtë faqe janë futur sërish ushtarët e kënetës duke sharë e ankuar se po tallem me demek me popullin me këmbimet që bëj me Lulin. Mes tyre ka realisht dhe nga ata që shqetësohen nga 2 minuta shaka në ditë. Por siç thoshte një burrë i madh Çurçill, “Shakaja është diçka shumë serioze” dhe e përdorte shpesh. S’ka gjë me larg talljes së ajo që bëj unë me Lulin. Ndërkohë që tallja e vërtetë me popullin është ajo që bëjnë kua-kua-të”, tha ai.
“Të duket ngelje busulle kot integrimi në BE? Më bëhet e vështirë të të shpjegoj se përse hyrja në BE është gjëja më plot që mund të bëjmë tani.
Si do e marrësh vesh kur nga 2 orë postime në ditë me punë e projekte, ty të mbetet mendja tek 2 minutat me Lulin. Shih të tjerat e do marrësh vesh edhe projektet”, iu përgjigj ai një tjetër komentuesi.
Polemikat e djeshme
Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha vijuan edhe dje me “ngacmimet” në rrjetet sociale, duke postuar video dhe duke mos i kursyer batutat me njëri-tjetrin.
Rama i ka kujtuar Bashës tramvajin e Tiranës që nuk u ndërtua kurrë, duke shtuar se ai duhet të reagojë sepse 11 maji është shumë pranë.
Luzim Basha: O Rame
Edi Rama: Hë mër Lul nga po më thërret sot? Vdeksha nuk të rrihet pa mua e?
Luzim Basha: Nga Athina Rame, pyesin ku i ke shokët
Edi Rama: E ke të vjetër këtë Luloz, edhe në fund të botës të shkosh po në një vrimë i bie fyellit, por se ke kuptuar që nuk ke as fyell më, Bufi ta dha ai ta mori. Nga vrima të nxorra por fyellin tim sta jap dot. Kështu që jepi drejtim artist, se erdhi 11 maji dhe ngele me Hysenin dhe Pëllumbin
Luzim Basha: Ti merresh me tramin, por tramin se deshe ti mer Rame se nuk vidhje dot me të
Edi Rama: Larg qoftë unë me të, ajo është vepra jote. Ne mezi e kishim prit atë tram, Sot nuk ka qytetar në Tironë që s’të bekon kur hipën. Më vjen keq vetëm që turistët nuk e dinë kush e ka bërë. Një francez më tha isha në tram e s’doja të dilja më, një mrekulli. Lanet Parisi. Je i modh. Mu kujtua kur më tregove si bëjë sikur flisje me DASH në sy të atyre injorantëve te Shqupi dhe thoje e mbylla, qeveri teknike pa Ramën, ka marrë fund. Vazhdojmë. Ec aty Agapi Mou, Sagapo.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/