×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama takon kandidatët e PS në Durrës: Zgjedhjet e 11 Majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991. Këneta që flas unë i merr të keqen kësaj në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment me peshë të veçantë gjeopolitike.

Sipas tij, këto zgjedhje dallojnë nga të mëparshmet për shkak të ndikimit të tyre në të ardhmen e vendit, duke bërë një krahasim me zgjedhjet e vitit 1991, kur Shqipëria vulosi ndarjen nga komunizmi dhe kalimin në një sistem demokratik.

“Zgjedhjet e 11 majit kanë një komponent ndryshe nga të tjerat. Ato kanë një komponent gjeopolitik që, besoj unë, zgjedhjet e kanë pasur vetëm në fillimet e transformimit demokratik pas rënies së komunizmit në 1991 kur shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash”, tha Rama.

Gjatë takimit me kandidatët për deputetë të PS në Durrës, kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së PS për të siguruar të ardhmen e fëmijëve, duke përmendur mundësinë e dërgimit të studentëve shqiptarë në universitete të Bashkimit Evropian.

Rama u shpreh se nuk mund të kuptojë se si një prind nga Durrësi, edhe nëse nuk është pjesë e PS, mund të hedhë votën e tij në “kënetë”, duke iu referuar opozitës, për të mbështetur opsione që nuk garantojnë mundësi për fëmijët e tij.

Ai theksoi se për çdo prind që ka fëmijë 14 ose 12 vjeç, është një mundësi e jashtëzakonshme që të bëhet pjesë e një procesi që do t’u mundësojë fëmijëve të shkojnë në universitete të BE, në vend që të jenë studentë të huaj.

“Votat që jepen për PS nuk janë vetëm për të fituar zgjedhjet, por për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Nuk mund të hedhësh votën kot për tifozllëk. Duhet ta vendosni në kutinë e PS për të siguruar pasaportën për fëmijët tuaj që të kenë mundësi të shkojnë në universitet dhe të mos kenë barriera për të studiuar dhe punuar kudo në BE,” tha Rama.

“Nuk e kuptoj dot se si mund të jetë ndryshe përveçse një prind këtu në Durrës që nuk ka lidhje me PS, që i ka fëmijët 14 vjeç, 12 vjeç nuk ka rëndësi, por që kur mbaron mandati ynë i katërt do t’i çojnë në universitet jashtë shtetit. Po ta marrin votën e tyre dhe ta hedhin në kënetë. Këneta që po flas unë i merr të keqen kënetën këtu në Durrës se me gjithë këtë punë që po bëjmë me Anin po transformohet ditë për ditë. Ta hedhë votën në kënetë për tifozllëk kot, ndërkohë që atë votë duhet ta marrë dhe fusë te kutia e PS, për të marrë pasaportë për fëmijët që ka 14 vjeç. Që kur të bëhet 18 vjeç, ta çojë në universitet, të mos jetë student i huaj por i BE që të shkojë ku të dojë. Ajo që ndodhi me studentët në Britaninë e Madhe të jetë mësim për prindërit këtu”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda