×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përplasjet në bashki, kryetarja e komanduar Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. 2 vendimet janë firmosur nga Ristani një ditë më parë, më 20 mars.

Lëvizjet vijnë një ditë pasi u bë publike shkresa e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ku me një vendim të firmosur nga qelia i delegonte kompetencat Sara Goxhajt, duke shkarkuar Anuela Ristanin.

Urdhri i Veliajt mbante datën 18 mars 2025. Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës emëroi Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje në mesditë Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit. Vendimin e tij Veliaj e konsideroi si keqkuptim të ardhur si pasojë e mungesës së informacionit për shkak të izolimit me urdhër të SPAK.

Ndërsa nga ana tjetër burimet pohojnë një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt, për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë, Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën ku u pyet lidhur me çështjen hetimore të Erion Veliajt.

Dokushi, Goxhaj dhe Ristani

Në vend të Dokushit me urdhër të Ristanit është komanduar si Sekretare të Përgjithshme e Bashkisë së Tiranës, Jonida Halili. Kjo e fundit mbante detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.
Përplasja mes palëve erdhi pasi Veliaj me datë 18 firmosi një urdhër duke ia deleguar kompetencat e drejtimit të Bashkisë, Sara Goxhajt, dhe shkarkoi Anuela Ristanin.

Kryeministri Edi Rama refuzoi protokollimin dhe Veliaj e shfuqizoi urdhrin duke rikthyer sërish Ristanin dhe foli për një “keqkuptim” për shkak të mungesës së komunikimit, pasi ndodhet në kushtet e izolimit.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj mbahet nën arrest që prej 10 shkurtit pasi është nën hetim bashkë me bashkëshorten dhe një grup biznesmenësh për pastrim parash e korrupsion.

Pasi firmosi dy shkarkime të rëndësishme këtë të premte, duke larguar figura të njohura, që dyshohet se janë besnikë të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Pas këtij vendimi, Ristani theksoi se Bashkia e Tiranës vazhdon të funksionojë pa probleme, duke mbajtur të njëjtin vizion dhe angazhim që ka pasur gjithmonë Veliaj. Ajo shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në këto kohë të vështira, duke siguruar se të gjitha kanalet e komunikimit janë të hapura për bashkëpunim dhe transparencë.

Anuela Ristani: Nuk ka krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin vizion që e ka udhëhequr Veliaj. Unë kam qenë 10 vite përkrah Veliajt, kam punuar kaq shumë kohë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asnjë media, që të shuajë respektin për Veliajn dhe për respektin ndaj tij, duhet të punojmë e të punojmë. Në fund historia do kujtojë veprat dhe jo thashethemet. Dua të shpreh mirënjohje edhe për kryeministrin Edi Rama, që në këto ditë të vështira na është gjendur pranë. Të gjitha kanalet tona janë të hapura.

Deklarata e Kryetares së Deleguar Anuela Ristani:

Të nderuar qytetarë të Tiranës,

E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.

Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.

Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.

Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës.

Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.

Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.

Në përfundim, për çdo qytetar që kërkon informacion të saktë, të gjitha kanalet tona të komunikimit mbeten aktive. Zyra e Komunikimit me Qytetarët vazhdon të jetë në dispozicion me përgjegjshmëri dhe përkushtim në sportelet përkatëse. Numri i gjelbër 0 800 0 888 është gjithashtu në funksion, së bashku me adresat tona online në [email protected].

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda