
Në një intervistë për Report Tv, Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që i vendosi Berishës për të qenë në lista.
Sula tha se PD mund të marrë 4 mandate, ndërsa Sula nëse do të ishte në lista do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan. Në fillim PD nuk i ofroi atij as për të qenë në lista të mbyllura dhe as për të qenë në lista të hapura.
Pyetje: Dua një përgjigje të sinqertë. Shumë e intepretuan mos futjen tënde tek lista e Shqipëria Bëhet’ me deklaratën e zotit Berisha që tha ‘je ende në kohë’
Pata ftesë nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e vlerësoj qoftë nga Shabani, Pano Soko e Lapaj por ishte momenti i fundit i afatit të regjistrimeve. E vendosa ti bashkohem të mos humbja afatin kohor që të rrija jashtë gare.
Por çfarë ndodhi. Unë ika nga listat e PD-së për shkak të një padrejtësie që mu bë.
“Nuk më është ofruar as lista e mbyllur as lista e hapur në PD. Nëse del një burrë, duke nisur nga Sali Berisha i pari që të ketë kontaktuar me mua qoftë për listë të hapur apo të mbyllur unë them jam unë i pafytyrë. Për mua ka nisur kontaktimi ditën e nesërme. E këtë e ka bërë I pari Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së që më mori në telefon.
Pas asaj kritike që kam bërë sërish më ka telefonuar Noka. Më telefonoi edhe në një kohë që u mor vesh që unë nuk isha dakord me sjelljen e qasjen e Lapajt i cili u tha e u përfol nga drejtuesit që lista e mbyllur janë persona të afërm të tyre, janë listë kot që nuk pretendojnë të qenë deputet”
Prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapaj, zbulon si i provokoi
Për Report Tv zbulon prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapajn e ‘Shqipëria bëhet’ që e nxitën të tërhiqet, por dhe prapaskenat më pas me PD-në për ta bindur atë të ishte në listat e demokratëve.
Në një kohë që unë kërkova garanci meqë këto janë kot,persona të afërm tuaj, a nuk mund të lind e drejta mua që të kem, unë personin tim aty meqë do të jem në listë të hapur sit ë gjithë të tjerët dhe mekanizmi I tyre ishte që do të tërhiqeshin.
Unë i bëra provokim. Meqë janë personat kot të tërhiqen që sot. Jo thanë nuk i tërheqim kot. Pra ata nuk tërhiqeshin sot që nuk kishin mandat, imagjino nesër që do merrnin mandatin. Isha njeriu i vetëm që kisha garantuar 99% për të marrë mandatin në Elbasan ku mbështetja do të ishte e madhe.
Për humor i thashë ore mund të thotë dhe vajza ime nipi im, pse të mos jem unë deputet? Të paktën ta gëzonte nipi im, jo halla xhaja e tjetrit.
Pse Lapaj është kurthi i Berishës?
Sula konfirmon dhe një herë bindjen e tij se partia e Lapajt është kurth i Berishës për të marrë votat e djathta
“Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij.
Shtrohet pyetja nga se erdhi? Sali Berisha, njerëzit e Berishës, financuesit? Se njërit iu prish interesi, se po të ishte aq budalla politik të humbte një mandat? Do të jetë një forcë shumë e madhe që të humbë një mandat.”
PD në Elbasan nuk merr as 4 mandate
Sula thotë se lista e PD-së në Elbasan është një ndër listat më të papërfaqësuara që nuk do i sjellin kësaj force politike as 4 mandate
Lista më papërfaqësuese e Elbasanit është këtë herë. Nga 7 bashki që ka Elbasani 6 janë të papërfaqësuar. 2 nga Tirana jabanxhi e 3 nga qyteti i Elbasanit.
Për herë të parë komuniteti i nderuar I krishterë ortodok dhe katolikë janë të papërfaqësuar. Kanë pasur një zonjë grua si Zheni Gjergji dhe e gjeti veten jashtë liste. Unë e di që individë të caktuar në PD, jo Berisha drejtëpërdrejtë por njrëz të afërt të tij e ngritën pluhurin ndaj meje dhe Gjergjit që të mos jemi ne në listat e kandiatëve. Do flas pas datës 11 majit, kush janë personat.
Në Elbasan nuk diskutohet humbja. Siç I kam thënë Lulzim Bashës. Sot Elbasani është 4.5 deputetë për PD-në e druaj që do të shkojë tek 4, 6-ta nuk diskutohet të flejnë gjumë.
Prapaskenat e negociatave 2 me Flamur Nokën dhe kushti që vuri për të qenë në listë të mbyllur
Pasi hoqi dorë nga lista e koalicionit “Shqipëria Bëhet’, negociatat me PD-në për të qenë pjesë e listave kanë vijuar. Sula zbulon se negociatat me Flamur Nokën kanë vijuar deri dje pra më 17 mars, ndërsa shton
“Që të mos mendojnë demokratët e Peqinit, Elbasanit që unë nuk kam pranuar të jem në listë të mbyllur. Po unë kam pranuar të jem në listë të mbyllur pasi nuk pranova të shkoj tek ‘Nisma Shqipëria bëhet’ dhe i kam vendosur vetëm një kusht.
Kam kërkuar largimin e një individi, të një kandidati që ishte shënuar në këtë listë, në Peqin, ku unë kam bazën më të madhe dhe sjell mbi 6 mijë vita ndërkohë që zotëria apo PD në 11 maj nuk i kalon kurrë 3 mijë vota, ndërsa unë i sjell dyfishin. Garantova zotin Noka nëse unë nuk kaloj votat 10 mijë vota personale dhe të mbroj mandatin e gjashtë nuk e dua mandatin. E dua këtë kusht.
Pse?
Nuk mund të ndodhë që në Peqin të ishin 3 kandidatë të dhjathtë të Bashës e 2 të Berishës. Që do të thotë ishin turp. Njerëzit e mi do të thonin ore ju do të ndani votat. Kjo nuk u plotësua. Dje (17 mars) në orën 12: 30 ka qenë komunikimi I fundit I Nokës me mua të isha në listë të hapur. I thashë. Kushti është i panegociueshëm. Më bëni këtë. Më regjistroni në zgjedhje, unë të garantoj 10 mijë vota e mandatin e 6-të. Nuk duan, çfarë bëj unë”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/