×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për mbylljen e “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj e quan një kapitull thellësisht trishtues, Sali Berisha: Akt anti-censurë

Punonjësit e Zërit të Amerikës u detyruan të largoheshin nga puna ditën e sotme, pasi presidenti i SHBA, Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv për shkurtimet federale ndaj agjencive që financoheshin nga qeveria, shkruan Reuters.

Qindra punonjës të VOA-s, një transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, i treguan Reuters një email që u jepte atyre leje administrative të paguar dhe përfitime të tjera të plota, deri në një urdhër të dytë.

Emailet punonjësve u janë dërguar nga një drejtues ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Median Globale, agjencia mëmë e Zërit të Amerikës, ku i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e punës dhe të mos preknin sistemet e pajisjet e VOA-s.

Nuk është ende e qartë se sa është numri i punonjësve që janë kaluar në pezullim nga detyra.

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) gjithashtu ndërpreu fondet për Radion Evropa e Lirë e cila transmeton në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe për Radion e Azisë së Lirë, e cila transmeton në Kinë dhe Korenë e Veriut, sipas dokumenteve që ka parë Reuters.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish-drejtori i seksionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, gazetari Elez Biberaj.

Biberaj shkruan se Zëri i Amerikës që ka qenë dritë shprese dhe e të vërtetës ‘‘u hesht sot në emër të uljes së burokracisë federale’’. Ai ka thënë se ky vendim do të shkaktojë dëme për imazhin e SHBA-së.

Reagimi

Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni. Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t’i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën.”- shkroi Biberaj.

Edhe Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbylljen e Zërit të Amerikës, duke theksuar se gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar, pavarësisht propagandës që është bërë kundër tij.

Ai e vlerësoi fjalimin e Trump për censurën, duke theksuar garancitë e tij se në SHBA nuk do të kishte censurë. Berisha shtoi se mbyllja e Zërit të Amerikës është një çështje e natyrës gjeopolitike globale, duke e lidhur atë me përpjekjet për të kufizuar shpenzimet dhe shmangur propagandën e tepërt.

Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me censurën, pasi është një ent publik, dhe se nëse mediat private janë të lira, nuk ka censurë.

Sali Berisha: Gjatë mandatit të parë të Trump, pavarësisht se ç’thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar apo dënuar. Fjala më e bukur që ai ka mbajtur ka qenë ajo për censurën, garancitë që tha që në SHBA nuk do të ketë censurë. Mbyllja e Zërit të Amerikës është çështje e një gjeopolitike globale. Mendojnë që shpenzimet kolosale të kufizohen posë të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt. Pra nuk ka të bëjë me censurën është një ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet televizioni shtetëror por nëse janë mediat private nuk ka censurë. Akt anti censure mund ta quaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

AKU mohon se mishi i derrit i ardhur nga Brazili shitej në fshehtësi: Janë asgjësuar mbi 4.5 ton në prani të autoriteteve

Publikuar më 27.05.2025
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 […]

Lexo më shumë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Ambasada e SHBA-ve reagon për 11 majin: Urojmë popullin shqiptar për zgjedhjet parlamentare, presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë

Publikuar më 27.05.2025
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë n...

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke uruar popullin shqiptar. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me […]

Lexo më shumë

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

E rëndë në Gramsh, helmohen 70 fëmijë nga ushqimi në kopsht. Analizat treguan prani të madhe të bakterit të salmonelës

Publikuar më 24.05.2025
Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Grams...

Gjatë gjithë kësaj jave dyshohet se dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në kopshtin shtetëror. Ky shërbim ofrohet nga një kompani private përmes kateringut. Një grup i madh  i fëmijëve gjatë këtyre ditëve është paraqitur me shqetësime dhe të vjella në spitalin […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Elvis Pupa flet për lajmin e shtëpisë së barit në Australi: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina është e lirë

Publikuar më 24.05.2025
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat...

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë, raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, kishin ngritur një shtëpi bari. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se ndodhet prej një muaji në Tiranë për shkak të angazhimeve profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në […]

Lexo më shumë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Balluku jep lajmin: Tuneli i Llogarasë hapet nesër për automjetet. Deri më 15 shtator do të jetë pa pagesë

Publikuar më 23.05.2025
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ba...

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi këtë të premte tunelin e Llogarasë, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme në jug të vendit. Balluku dha lajmin se duke filluar nga dita e nesërme, 24 maj, tuneli do të hapet për qarkullimin e automjeteve. “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e […]

Lexo më shumë

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Artan Lame nuk ia del dot, mesazhi prekës i bashkëshortes dhe mamasë së tij

Publikuar më 23.05.2025
Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahu...

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte pasi qëndroi në koma cerebrale, si pasojë e një operacioni të vështirë që kreu. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”, shkroi […]

Lexo më shumë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

U dorëhoq si kreu i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Dashamir Shehi: Dhashë një shembull demokracie. Rama fitoi se nuk ka alternativë

Publikuar më 22.05.2025
Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalici...

Dashamir Shehi, pasi subjekti politik që përfaqësoi, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit, dha dorëheqjen. Shehi theksoi se me këtë dorëheqje ka dhënë shembull demokracie. Ai shtoi se PS fitoi sepse nuk ka alternativë. Sipas Shehit, Berisha nuk duhet të ishte në garë në zgjedhje. Dashamir Shehi: Isha kryetar […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda