
Kreu i PD, Sali Berisha, prezantoi dje programin e qeverisjes 2025-2029 për infrastrukturën dhe transportin, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike tha se rruga Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi gjatë qeverisjes së tij, ndërsa tha se synon të zgjerojë autostradën Tiranë-Durrës me tre korsi.
“Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët. Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot”, tha kreu i PD.
Berisha: Pra, nuk ka një vend të dytë në botë që të ketë përdorur infrastrukturën dhe projektet e saj për të vjedhur një komb, për të vjedhur një popull siç ka vepruar qeveria e Edi Ramës. Kjo është e vërteta. Sigurisht kjo praktikë do ketë një audit të thellë dhe ata të cilët kanë vjedhur dhe shpërdoruar 12 miliardë euro, ata do përgjigjen gjer në një para shqiptarëve për këtë shpërdorim të padëgjuar.
Projekti ynë është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për transportin rrugor. Nuk ka dyshim që ne do përfundojmë punët e nisura që nuk sosën kurrë nga këta. Milot-Lezhë-Shkodër është përparësi e të gjitha përparësive. Të gjithë ata që studiojnë fluksin e makinave, numri më i madh i tyre i hyrjeve në Shqipëri pas rrugës së Kombit është Muriqani dhe Hani i Hotit. Janë të fundit.
Bëhet e zhbëhet një tender se si të rriten çmimet Milot-Balldre.
Për ne, përparësi absolute ka së pari zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës me tre korsi dhe korsi urgjence në dy anët. Së dyti, rruga Milot-Shkodër. Zgjerimi i kësaj rruge është kusht, është emergjencë sot. Natyrisht përfundimi në kohë i rrugëve që po u harrohet emri. Ato janë shumë të domosdoshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/