
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës, duke paraqitur një grup të fuqishëm dhe të individëve që do të përfaqësojnë PD-në në Kuvendin e Shqipërisë, duke udhëhequr me kreun e partisë, Sali Berishën.
Në Tiranë do të jetë i pari në listë, Sali Berisha, ndërkohë që pas tij do të jetë Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Belind Kelliçi. Në listë nuk mungojnë as Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri po ashtu dhe aleati, Fatmir Mediu.
Ndërkohë që lista vijon me Erisa Xhixhon e PL-së, Klevis Balliun, Mesida Dodën e PDIU-së, po ashtu dhe Tedi Blushin e Partisë së Lirisë.
Burime nga PD bëjnë me dije se Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi, të cilat morën mbështetje në primaret e zhvilluara në selinë blu kanë mbetur jashtë listës së sigurtë. Për dy figurat e PD është propozuar që të jenë kandidate në listën e hapur të PD-së.
Emrat e propozuar në Tiranë:
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Kellici
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi
Kandidaturat për Korçën janë:
-Ivi Kaso
-Ledina Aliolli
-Bledjon Nallbati
Kandidaturat për qarkun Fier janë:
-Gazment Bardhi
-Luan Baçi
-Brunilda Haxhiu (PL)
-Eduart Sharka
-Saimir Korreshi
Kandidatët e propozuar për Durrësin janë:
-Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/