
Në Apelin e GJKKO do të zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Media raporton se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet.

“Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se zotit Veluaj ti jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët”, tha gazetarja Lala.
Pas avokatëve do të jetë vetë Erion Veliaj që do të parashtrojë edhe pretendimet e tij, për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/