×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Një muaj në izolim…” Veliaj nga qelia: Lënia e Tiranës pa drejtim është “grusht” ndaj qytetit, punëve dhe votuesve. Më shumë do të them nesër në seancë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit në Durrës, ndërsa ditën e sotme shënohet një muaj nga arrestimi i tij. Veliaj shprehet në postimin e tij në Facebook, se nesër do të zhvillohet seanca gjyqësore e radhës ndaj tij, ku shton se do të rikthehet për të mbrojtur veten dhe familjen.

Sipas tij, “shpallja “i dënuar” pa gjyq dhe kërkesa për pendesë pa akuzë”, ndodhnin vetëm në periudhën e komunizmit dhe janë të ngjashme me gjyqet publike.

Edhe në reagimin e sotëm, kryebashkiaku nuk ka lënë pa përmendur akuzat e tij kundrejt prokurorit Ols Dado, ku shkruan se “persekutimi i familjes nga një ndërtues në konflikt interesi” nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi. Sipas tij, lënia e kryqytetit pa drejtim pak para zgjedhjeve është “grusht” ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës. Në fund të postimit të tij shprehet se më shumë do të flasë nesër në seancë.

POSTIMI

Përshëndetje miq,

Pas një muaji izolim, nesër do të rikthehem për të mbrojtur veten, familjen, por edhe çdo shqiptar, që beson se:

Letrat anonime janë pjesa më e shëmtuar e regjimit që lamë pas e s’kanë vend në Shqipërinë moderne.

Shpallja “i dënuar” pa gjyq që në nisje, ndodhte në ditët më të errëta të ferrit komunist, por jo në një demokraci europiane.

Hetimi i biografisë personale apo vetting-u i paligjshëm, si ky imi për 20 vjet, ndodhte vetëm në kohën e Sali Enverit, por jo sot në shek. XXI.

Kërkesa për pendesë ende pa akuzë, ngjan me gjyqet popullore histerike në vitet ‘60, por jo në 2025.

Persekutimi i familjes nga një noter nga babi, me 5-a, pa meritë e pa ligj, ndërtues në konflikt interesi, nuk mund të jetë etaloni i Reformës në Drejtësi.

Lënia e kryeqytetit pa drejtim nga i votuari i njerëzve me një të rënë të lapsit është, në mos grusht shteti, grusht ndaj qytetit, punëve të tij dhe votuesve të Tiranës.

Shteti me “Uacap” në ditë pushimi, nga militantë të zellshëm të Saliut, sot hetues të Olsit, është fyerje ndaj reformës ku besuam të gjithë.

Trajtimi i sipërmarresve si “kulakë” dhe përgjimi i njerëzve të biznesit pa fakte, i përket Shqipërisë së pas luftës, jo të demokracisë.

Presioni ndaj dëshmitarëve, duke iu kujtuar burgun, prindërit e fëmijët, u përket xhelatëve të një regjimi, jo demokracisë.

Prezumimi i pafajësisë është detyrim për standard Europian, dhe jo histeri kolektive e banaqeve, portaleve dhe kundërshtarëve që me votë i mundëm 7 herë në Tiranë, e veç me dhunë mund të na heqin nga fushata.

Më shumë do të them nesër në seancë!

Shpresoj të jeni mirë! Kush po agjëron, e pastë sa më të lehtë, e kush më ka menduar e më ka mbajtur në lutje, Zoti ju bekoftë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

New York Post: Amerikanët brohorasin patriotizmin e zjarrtë të Trump-it dhe i japin botës një mësim

Publikuar më 10.03.2025
Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ...

Fjalimi i presidentit Trump para Kongresit të martën mbrëma ishte një deklaratë e fuqishme për mandatin e tij të dytë dhe një spektakël politik mbresëlënës. Dhe çfarë ndryshimi që bën një fjalim. “Amerika është rikthyer,” tha ai. Ai e përsëriti këtë për më shumë se 90 minuta. Trump është në një mision për të “ringjallur […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të Partisë Socialiste, bashkëshortja: Andisi ynë luftoi për jetën me forcë

Publikuar më 10.03.2025
ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste pë...

ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante. Bashkëshortja e ish-deputeti, Suela Harasani ka ndarë me hidhërimin lajmin për ndarjen nga jeta të ish-deputetit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, […]

Lexo më shumë

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit: Kush ka qoftë edhe një mandat do të jetë në garë, të rinjtë do të jenë në listë të mbyllur

Publikuar më 10.03.2025
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së,...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare në listën e kandidatëve për deputet. Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe një mandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, të rinjtë […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: 8 marsi dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por të protestohej. Por përsëri, gëzuar grua!

Silvana Begaj: 8 marsi dita që në Shqipëri duhej të mos festohej, por të protestohej. Por përsëri, gëzuar grua!

Publikuar më 08.03.2025
Silvana Begaj Si fillim dua të uroj veten për gjithë forcën ...

Silvana Begaj Si fillim dua të uroj veten për gjithë forcën që kam pasur në përballimin e problemeve.Sot jam Grua, dhe jo nga lindja e as nga mosha…. Dua të uroj veten se më në fund Nuk dua më të mendoj e të ëndërroj: Ah sikur të isha djal! Dua të falenderoj mamanë time që […]

Lexo më shumë

Veliaj zbulon mesazhin që i çoi oficerit të BKH në datën 28 dhjetor ndërsa po nisej në SHBA: Thuaji prokurorit, boll e molestove gruan time

Veliaj zbulon mesazhin që i çoi oficerit të BKH në datën 28 dhjetor ndërsa po nisej në SHBA: Thuaji prokurorit, boll e molestove gruan time

Publikuar më 06.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kritikuar ashpër procesin ndaj tij dhe duke ironizuar hetimin e prokurorisë. Ai e cilësoi si absurd justifikimin e gjykatës për ta lënë në paraburgim, duke thënë se nuk përbën as rrezikshmëri shoqërore, as ka tentuar të largohet nga vendi […]

Lexo më shumë

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë: Janë 10 zona kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndës narkotike

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë: Janë 10 zona kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndës narkotike

Publikuar më 06.03.2025
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligji...

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri. Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi. Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të […]

Lexo më shumë

Qeveria mbyll TikTok për 12 muaj, Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Qeveria mbyll TikTok për 12 muaj, Berisha njofton protestë kombëtare më 15 mars: Censura do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë

Publikuar më 06.03.2025
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qever...

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria, pas konsultimeve me prindërit, ka marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të TikTok. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ajo ka bërë me dije se qeveria ka rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për […]

Lexo më shumë

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Adriana Kalaja revoltohet me ata që nuk e votuan në Primaret e PD-së: Tradhtarëve, Zoti u ka rezervuar një vend të sigurtë në ferr

Publikuar më 05.03.2025
 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të ...

 Adriana Kalaja u zhgënjye me Sali Berishën pas procesit të Primareve dhe menjëherë pas rezultateve deklaroi se fitorja u takon tradhtarëve. Hidhërimin për këtë proces nuk e fsheh me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shfaqet e revoltuar me ata që nuk e votuan, të cilëve u thotë se Zoti iu ka rezervuar një vend […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda