×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja e Bujqësisë: Janë 10 zona kadastrale ku do të mbillen bimët e lëndës narkotike

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi.

Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

Denaj: Kjo është në vijim të një ndryshimi ligjor të bërë 2 vite më parë. Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cila janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor siç janë Myzeqeja dhe Korça.

Gjithashtu ministrja njoftoi sot se Këshilli i ministrave miratoi skemën e subvencioneve për fermerët dhe blegtorët.

“Kemi sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët, blegtorët përcaktimin e kritereve bazë dhe masën e financimit për gjithë sektorët që mbështeten nga fondi i programit dhe zhvillimit rural, e thënë ndryshe Skema Kombëtare e Subvencioneve.

Ky është një vit i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe Skema Kombëtare e përbërë nga Skema e Subvencioneve, që e fillojmë sot, bashkërendon edhe mbështetjen me Skemën e Investimeve që e kemi filluar në fund të vitit të shkuar për të mbështetur investimet në infrastrukturë në ndërtimin e serrave, në stabilimintet e mbarështimit të kafshëve, shpendëve, akuakulturë, mekanikë bujqësore dhe agroturizëm.

Për Skemën Kombëtare, programi i të cilës fillon me një program marketingu se çfarë përfshin, më pas një kohe gati dy mujore për aplikim, konsiston në masat e financimit për të gjithë fermerët dhe blegtorët me një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri dhe kjo është një masë e kërkuar gjatë gjithë vitit të shkuar pë t’a shtuar. Kështu, që unë jam shumë e kënaqur sot që falë vendimit të qeverisë kjo u bë e mundur dhe mundëson më shumë fermerë t’i bashkohen Skemës Kombëtare.

Sigurisht, në Skemën Kombëtare të vitit të kaluar ne vendosëm një risi, ku skema e financimit plotëson 100% të nevojave që në fillim të atyre fermerëve dhe blegtorëve që janë të bashkuar. Të bashkuar jo në një kontratë pronësie, por në një kontratë marrëveshjeje për prodhim, për siguri ushqimore duke siguruar agronomin, veterinerin përkatës sipas nevojave.

Nga ana tjetër dua të theksoj, që Skema Kombëtare do të ketë kohën e vet dhe ne do të jemi absolutisht në të gjithë zonat e Shqipërisë, por meqenëse sot e aprovuam doja të shkoja për çdo masë financimi:

  • Për gjedhët deri ne 10.000 l/lopë ose mëshqerra, 5.000 l/viçat (Jo më pak se 10 krerë)

Kjo masë vazhdon të jetë një kufi, i cili mbështet ekonominë e shkallës, po duke nxitur bashkimin,që të gjithë fermerët të kenë më pak se 10 krerë kanë mundësi të përfitojnë nga çdo masë e financimit nga kjo Skemë Kombëtare.

  • Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 l/krerë
  • Për bletarinë 1000 l/koshere
  • Për perimet/luleshtrydhen/rrush tavoline në serra masa është 200,000l/ha (jo më pak se 1 ha)

Gjithashtu, kemi rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursovet sërisht nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

  • Bimët aromatike dhe medicinale vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 l/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi.
  • Fermat organike 100.000 l/viti dhe 200.000 l për çdo Fermë të Certifikuar
  • Certefikimi GLOBAL GAP 50% të vlerës totale të faturës tatimore
  • Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme është skema e naftës, e cila për fondn total vihet në dispozicion është gati 50% dhe e përfitojnë më shumë se sa 50 000 fermerë. Do të jetë e njëjta masë financimi në çdo vit, por do të rrisim elementë të kontrollit duke rritur masën e kontrollit sipas një metodologjie të re të riskut, që të përfitojë fermeri, i cili e meriton, është ai që e punon tokën.

Keto ishin risitë për këtë Skemë Kombëtare”, tha Denaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Nuk u zgjodh deputet, edhe pse mori mbi 18 mijë vota, Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit dhe kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës

Publikuar më 30.05.2025
Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në ...

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, në listën e hapur, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave në Qarkun e Tiranës. Mjeku i njohur arriti të marrë mbi 18 mijë vota, por sërish ngeli jashtë Parlamentit të ardhshëm. PD siguroi në Qarkun e Tiranës 12 deputetë nga lista e […]

Lexo më shumë

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Mediu për 11 majin: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira, Kodi Zgjedhor ishte i papranueshëm

Publikuar më 30.05.2025
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për...

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar për situatën pas zgjedhjeve të 11 majit, të fituara nga Partia Socialiste, duke ngritur shqetësime serioze për nivelin e ndikimit të krimit të organizuar në politikën shqiptare dhe mungesën e zgjedhjeve të lira. I ftuar në studion e News24, Mediu deklaroi se “Berisha dhe gjithë opozita kanë […]

Lexo më shumë

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, 82 deputetët që do të mungojnë në parlamentin e ri

Publikuar më 29.05.2025
Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në ...

Shumë prej tyre të zëshëm, e të tjerë që nuk folën kurrë në parlament, do të kenë ditët e fundit si deputetë, deri në korrik kur dyert e Kuvendit të mbyllen për t’u hapur në shtator për trupën e re të ligjvënësve. Zgjedhjet e 11 majit kanë lënë jashtë, më shumë se gjysmën e sallës, […]

Lexo më shumë

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Mbështetës i flaktë i Berishës, Elmar Brok takohet me Ramën pas fitores në 11 maj: Sa herë të vras unë, ti ngjitesh më lart

Publikuar më 29.05.2025
Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian...

Ish-kryetari i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, Elmar Brok është takuar me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka zbuluar pjesë nga biseda me të përmes një postimi në Facebook. Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh […]

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Konferenca e Kryetarëve nuk bie dakord për kalendarin e punës, Gazment Bardhi akuzon shumicën: E keni kthyer Kuvendin në pronë private, nuk keni lënë as çështje jashtë rendit të ditës

Publikuar më 29.05.2025
Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës s...

Ka përfunduar pas vetëm 20 minutash mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u arrit dakordësia për miratimin e kalendarit dhe planit të punës së Kuvendit deri në 5 korrik. Sipas rregullores kalendari dhe programi do t’i kalojnë për miratim seancës plenare, ku pritet që të miratohen pasi mazhoranca i ka numrat e nevojshëm. Që […]

Lexo më shumë

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Ilir Meta u ankua për panel të pabalancuar të emisionit, Grida Duma i përgjigjet presidentit të PL-së: Jam gati të vij te burgu 313

Publikuar më 29.05.2025
Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi...

Pas emisionit të së martës në Top Channel, Top Story, reagoi nga burgu Ilir Meta. Ai ka deklaruar ndër të tjera se në emision ishte i ftuar vetëm avokati i tij përballë tre gazetarëve. “E dashur Grida, Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte […]

Lexo më shumë

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve, priten përplasje PS-PD për rezultatin e 11 majit

Publikuar më 29.05.2025
Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe ...

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në […]

Lexo më shumë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj, DASH: Qeveria merr shumë seriozisht verifikimin e personave që hyjnë në territorin tonë

Publikuar më 28.05.2025
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të ...

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pranimin e studentëve të huaj deri në një njoftim të ri. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u dha udhëzime ambasadave dhe konsullatave në një udhëzues të brendshëm të mos caktojnë takime të reja për aplikantët për viza studentore dhe vizat për bursa shkëmbimi për momentin. Sipas agjencive të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda