×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

Senati italian miratoi sot (5 mars 2025) në seancë plenare me 129 vota, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Në punimet e seancës plenare të Senatit italian, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla.

Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore n♪7 shkurt 2024.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në Romë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani.

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje ofron për shumë persona një siguri dhe një perspektivë pozitive për të ardhmen, ndërsa palët kishin rreth 15 vite që negocionin për të arritur këtë firmë, që garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të presidentit italian, Sergio Mattarella.

Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë.

Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë shprehur dakordësi për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria është në proces të përparuar për marrje dakordësie për fillimin e negociatave me Francën. Ndërsa po punon për një marëveshjeje edhe me Greqinë.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e quajti një ditë historike ratifikimin e Marrëveshjes së Pensioneve në Senatin Italian. Ministri Balla, i cili ndodhej në sallë për të ndjekur diskutimet dhe votimin, deklaroi se kjo është një ditë historike e rëndësishme jo vetëm për 500 mijë bashkatdhetarët përfitues të kësaj marrëveshjeje, por është një ditë e rëndësishme edhe për familjarët e tyre kudo që ndodhen.

Senati e miratoi me 129 vota Marrëveshjen e Pensioneve Shqipëri-Itali, e cila më herët kishte kaluar edhe në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian. Prania e  Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe ambasadores së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani në sallë u përshëndet nga kryetarja e seancës dhe deputetët në sallë.

“Përshëndesim autoritetet shqiptare në sallë dhe raportin e fortë të miqësisë që ekziston mes popujve shqiptarë dhe italianë,” deklaruan senatorët në fjalën e tyre. “Italia dhe Shqipëria kanë kaluar momentet e këqija së bashku dhe shkojnë përpara drejt së ardhmes rrezatuese. Këta punëtorë që punojnë ndoshta dhe punë që ne nuk i bëjmë duhet të kenë të drejta, jo të trajtohen si Seria B,” tha Tino Magni, Misto AVS.

Relatori Bruno Marton, i Movimento 5 Stelle, argumentoi votën pro duke i quajtur shqiptarët vëllezër.

Senatorët italianë vlerësuan edhe mundin dhe kontributin e shqiptarëve në Itali, integrimin në shoqëri që prej mbërritjes në brigjet e Barit. Ata vlerësuan rritjen e ekonomisë shqiptare që u mundësoi sipërmarrësve italianë të punojnë përtej Adriatikut.

“Marrëveshje të tilla janë të mirëpritura dhe vulosin miqësi të forta,” deklaroi Ivan Scalfarotto, i Italia Viva-Il Centro Reneë Europe.

Përfaqësuesi nga Fratelli d’Italia përshëndeti ministrin Balla, prania e të cilit, tha sot, është një dëshmi e një serie kontaktesh direkte mes Italisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja për sigurimet shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë, e cila është nënshkruar më 6 shkurt 2024, pas 13 vitesh negociata, parashikon trajtim të barabartë për shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri, duke u mundësuar atyre përfitime nga pensionet, sigurimi i papunësisë, përfitimet për sëmundje dhe shtatzëni.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi pas ratifikimit nga të dyja vendet, do të zbatohet sipas një marrëveshjeje administrative specifike.

“Prej këtij momenti, pas firmosjes nga presidenti Mattarella, marrëveshja tanimë hyn në fuqi dhe do të fillojë menjëherë zbatimi i saj nga të dyja qeveritë, qeveria e Republikës së Italisë dhe qeveria e Republikës së Shqipërisë. Kjo është një ditë e rëndësishme e finalizimit të një pune shumëvjeçare sa i përket materializimit të kësaj marrëveshjeje, ndaj dua t’ju dërgoj një përqafim të gjithë bashkatdhetarëve tanë këtu në Itali duke i falënderuar,” deklaroi Balla.

Koordinimi i sigurimeve garanton që personat të cilët kanë punuar në të dyja shtetet mund të bashkojnë periudhat e sigurimeve për të marrë pensione. Negociatat nisën në 2010 dhe përfshinë takime të shumta ndërmjet qeverive të të dy vendeve, me vonesa për shkak të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Berisha falenderon LaCivitën: E shkallmove Edi Ramën, i ra tavolinës me grushta. Nesër do t’i bjerë tryezës me kokë

Publikuar më 09.05.2025
Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushate...

Kreu i PD-se gjate mitingut te fundit te mbylljes se fushates se PD, ka falenderuar miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, qe sipas tij, “e shkalloi  Edi Ramën”. Per Berishen, Rama do i bjere tavolines me koke, pasi te marre rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit.  ” U siguroj se PD në pushtet do […]

Lexo më shumë

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Rama flet në mbylljen e fushatës: Nuk është rastësi që në Ditën e Europës të themi fjalën e fundit të këtij rrugëtimi, për të firmosur te kutitë e votimit më pas marrëveshjen për Shqipërinë në BE

Publikuar më 09.05.2025
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka...

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, që u zhvillua këtë mbrëmje në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, përpara zgjedhjeve të 11 majit. Në prani të ministrave, kandidatëve dhe mbështetësve të shumtë, Rama kujtoi sfidat e së kaluarës dhe hodhi akuza […]

Lexo më shumë

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda