×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Inteligjenca Artificiale dhe përgjegjësia jonë përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar

Enea Dodi*

Qëllimi i kësaj eseje nuk është të bindë apo të ndikojë. Nuk ofron zgjidhje apo plane. I shërben një qëllimi të thjeshtë: t’i kujtojë njerëzimit një fakt të dukshëm. Synon t’i kujtojë njerëzimit se sa larg kemi arritur: shikoni kullat, shikoni metropolet anembanë botës. Shikoni kompjuterin dhe inteligjencën artificiale, shikoni rrugët e pafundme gri që kemi shtruar. Zogjtë e mëdhenj fluturues që i quajmë avionë, plumbat që hedhim drejt në hapësirës që i quajmë anije kozmike. Shikoni shinat e trenave dhe projektet masive bujqësore. Edhe tanket, bombat, dronët; gjithë fuqinë ushtarake. Mendoni se sa shumë përpjekje kemi bërë – sa shumë jetë u janë kushtuar këtyre projekteve, sa shumë jetë janë sakrifikuar për to, për punën brez pas brezi për këto arritje të njerëzimit. Gjaku, djersa dhe lotët kanë hedhur themelet e shumë prej gjërave të luksit që shijojmë sot.

Enea Dodi

Kemi derdhur kaq shumë kohë dhe përpjekje për të ndërtuar botën që kemi sot. Por, në fakt, nuk e kemi ndërtuar mirë.

Këtë nuk e them për të nënvlerësuar punën që kemi bërë deri tani. Jo, jo, nga një tjetër anë e çështjes po nisem. Për të nderuar vërtet punën e palodhur të paraardhësve tanë, duhet të sigurojmë që gjurma e njerëzimit të shtrihet sa më larg të jetë e mundur. E gjithë kjo punë e palodhur, nëse e mendojmë sikur të jetë një entitet, nuk do të dëshironte që të vazhdonim të ecim përpara, thjesht për shkak të përkushtimit që kemi treguar deri tani. Kjo sepse, nga këndvështrimi i saj, vetëm sa kemi prekur sipërfaqen. Njerëzit janë në këtë botë prej mijëra vjetësh, kurse ngjarja më e madhe që ka formësuar kohët tona të fundit, revolucioni industrial, ka ndodhur më pak se 300 vjet më parë. Kjo është vetëm një pikë e vogël në kronologji për njerëzit. Një kronologji e eksplorimit të mëtejshëm, në hapësirë dhe përtej, drejt gjërave që nuk i kemi eksploruar ende.

Nga respekti për punën e palodhur të paraardhësve tanë, le të mos vazhdojmë përpara vetëm sepse jemi angazhuar ta bëjmë këtë. Le të kuptojmë se, nëse ndonjëherë do të jetë e nevojshme, është më mirë të bëjmë një hap prapa tani, sesa shumë hapa prapa në të ardhmen. Kjo nuk do të thotë që po shkojmë drejt ndonjë destinacioni të keq me rrugën që po ndjekim tani, por dua vetëm t’u kujtoj të gjithëve që të mos biem, si specie, në gabimin për të vijuar veç për hir të asaj që kemi investuar tashmë dhe t’i shohim gjërat nga një perspektivë më e gjerë. Edhe nëse do të na duhet ta kthejmë orën 300 vjet mbrapa dhe t’ia fillojmë nga e para, përsëri jemi në rregull.

Rruga e përparimit njerëzor nuk është një vijë e drejtë që ngjitet pafundësisht lart. Më shumë i ngjan frymëmarrjes së një organizmi të madh – zgjerim dhe tkurrje, përpara dhe prapa, çdo lëvizje është pjesë e një modeli më të madh. E harrojmë shpesh këtë të vërtetë, të ngecur në marshimin e pandalshëm të asaj që e quajmë përparim. Por mençuria ndonjëherë qëndron te tyë dalluarit e çastit kur duhet të ndalojmë, kur të bëjmë një hap prapa, kur ta lëmë të shkojë ajo që mendonim se ishte thelbësore.

Hapat mbrapa janë të pashmangshëm. Nuk ka asnjë mënyrë që të vazhdojmë të ecim përpara pa kthim prapa – të besosh ndryshe, do të thotë të mashtrohesh nga iluzioni i paarsyeshëm i njerëzimit mbi rëndësinë e kohëzgjatjes së një jete të vetme njerëzore. Universi nuk mendon me shekuj, ashtu siç nuk mendojmë as ne me nanosekonda. Të besosh se jemi në rregull vetëm sepse kanë kaluar disa jetë që nga pengesa jonë e fundit e madhe, do të thotë të keqkuptosh shkallën e vetë kohës.

Mendo sa larg na kthyen rënia e Epokës së Bronzit (1200 p.e.s.) apo rënia e Perandorisë Romake Perëndimore (476 e.s.), shkatërrimi i Bibliotekës së Aleksandrisë (48 p.e.s. – 632 e.s.), pushtimet mongole (shekulli i 13-të e.s.) dhe Murtaja e Zezë (shekulli i 14-të e.s.). Është e vështirë t’i matim me saktësi këto pengesa sepse, të lidhur me këtë vijë kohore, nuk mund ta përfytyrojmë saktë sa ndryshe mund të kishte qenë bota pa këto ngjarje. Ajo që është e sigurt për këto ngjarje është se patën humbje masive jetësh njerëzore (rrjedhimisht, edhe potencial) si dhe pengesa të mëdha teknologjike.

Kolapsi i Epokës së Bronzit çoi në humbje të gjerë të gjuhës së shkruar, rrjeteve komplekse të tregtisë dhe teknikave të përparuara të metalurgjisë. Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore çoi në atë që tani e quajmë Epoka e Errët e Evropës, pas së cilës u deshën shekuj që të kapnim përparimin e humbur. Shkatërrimi i Bibliotekës së Aleksandrisë çoi në humbjen e dorëshkrimeve dhe librave të panumërt e të pazëvendësueshëm, duke penguar njohuritë shkencore dhe filozofike. Pushtimet mongole shkatërruan rrugët tregtare, duke penguar kalimin e ideve dhe mallrave. Murtaja e zezë vrau 30-60% të popullsisë së Evropës; ku do të ishim nëse njerëzit e humbur në këtë murtajë do të kishin mundur të kontribuonin në të ardhmen e njerëzimit?

Edhe më të rrezikshme janë pengesat që nuk i shohim nën ndonjë dritë negative – ato të cilave ndonjëherë u gëzohemi si përparim. Përsëri, paaftësia jonë për të përfytyruar drejtime alternative na verbon, pasi jetojmë vetëm në këtë histori. Pushtimi i Amerikave (shekulli i 15-të – i 16-të pas erës sonë), së bashku me murtajat e tij të mëdha, fshiu jetë të panumërta njerëzore, bashkë me sisteme të veçanta të njohurive dhe trashëgimi kulturore. Tani, shohim pas me habi thellësitë filozofike të këtyre qytetërimeve, duke u pyetur çfarë urtësie u humb përgjithmonë.

Në mënyrë më të debatueshme mund të shohim Revolucionin e Gjelbër – i vlerësuar për pakësimin e urisë, përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe mbështetjen e rritjes së popullsisë. Megjithatë, ai na ka çuar drejt bujqësisë me kapital të lartë, duke rezultuar në degradimin e tokës, ndotjen e ujit dhe humbjen e biodiversitetit. Ndoshta një rrugë alternative përmes agroekologjisë do të kishte trajtuar të njëjtat nevoja themelore duke qenë më e drejtë, më elastike dhe më e qëndrueshme për mjedisin në afat të gjatë. Ose, po të shohim revolucionin e plastikës – i lavdëruar si materiali mrekullibërës i epokës moderne, i cili shndërroi gjithçka, nga mjekësia te prodhimi. Megjithatë, tani e gjejmë në hendekët më të thellë të oqeanit, në gjakun e të porsalindurve, në shiun që bie mbi malet tona më të pastra. Ne zgjidhëm problemet e menjëhershme të paketimit, ruajtjes dhe prodhimit, vetëm për të krijuar një barrë që do të zgjasë për mijëvjeçarë. Lehtësia që krijuam për vete për pak dekada është bërë trashëgimia negative e brezave të panumërt.

Sot, nxis njerëzimin të shikojë rrugën që po ndjekim me përparimet tona bashkëkohore. Më duket sikur, me përparimin e teknologjisë, rriten në mënyrë krahasimore edhe pasojat e këtij marshimi të pandalshëm përpara. Nxis që t’i japim vetes kohë dhe të mendojmë për rrugën tonë. Nxis që të ushtrojmë, nëse është e nevojshme, lirinë për t’u kthyer pas dhe për të filluar nga e para, pavarësisht se kjo, në rastin më të keq, do të thotë humbje e shumë viteve të punës së palodhur. Përsëri, në planin e përgjithshëm të gjërave, vonesa e vogël nuk do të thotë asgjë kur të jemi duke eksploruar hapësirën e thellë, duke zbuluar gjëra që sot as nuk i imagjinojmë.

Për shembull, si inxhinier i Inteligjencës Artificiale që jam, besoj se fusha e Inteligjencës Artificiale duhet të përbëjë një shqetësim kryesor. Kuptimi ynë etik dhe qeverisja e këtyre sistemeve ka mbetur shumë prapa përparimit të tyre teknologjik. Në sytë e mi, etika ka lëvizur në mënyrë lineare, ndërsa përparimi teknologjik është rritur në mënyrë eksponenciale. Ne festojmë çdo arritje, çdo aftësi të re, ndërsa kornizat për të siguruar që këto sisteme të shërbejnë për lulëzimin afatgjatë të njerëzimit mbeten primitive dhe reaktive. Konsideroni gjithashtu mediat sociale dhe premtimin e tyre për të lidhur njerëzimin. Megjithatë, e gjejmë veten më të izoluar se kurrë; vëmendja na është copëzuar, mirëqenia mendore po na degradohet nën peshën e skrollimit të pafund dhe lidhjeve artificiale. Pasojat e këtyre hapave teknologjike bëhen më të thella me çdo vit që kalon.

Le të kujtojmë se, në gjirin e madh të historisë njerëzore, qytetërimi ynë aktual është vetëm një çast i shkurtër. Përgjegjësia jonë shtrihet përtej ruajtjes së asaj që kemi ndërtuar – ajo qëndron në sigurimin që historia e përparimit njerëzor të vazhdojë, edhe nëse kapitulli i ardhshëm kërkon që të rishkruajmë disa nga ato që erdhën më parë.

Pyetja që kemi përpara nuk është nëse do të na ndodhin pengesa – ato janë të pashmangshme në rrjedhën e qytetërimit njerëzor. Ky është mallkimi i të jetuarit në të tashmen dhe i njohjes vetëm të së kaluarës. Më shumë, pyetja shtrohet nëse do të kemi mençurinë dhe parashikimin për t’i zgjedhur pengesat tona me kujdes, me qëllim dhe sipas kushteve tona. Kur e shqyrtojmë me sinqeritet historinë tonë, shohim se përparimi nuk është linear dhe ajo që duket si përparim në një brez mund të zbulohet si vizion i shkurtër në tjetrin. Ndoshta, mençuria e vërtetë qëndron jo në aftësinë tonë për të ecur gjithnjë përpara, por në kapacitetin për ta kuptuar se kur duhet të ndalojmë, të reflektojmë, madje, edhe të kthehemi prapa.

Për gjithë djersën dhe gjakun që kanë derdhur paraardhësit tanë për të ndërtuar qytetërimin tonë, për të gjitha ëndrrat që do të çojnë përpara pasardhësit tanë, duhet të kujtojmë një të vërtetë të thjeshtë: asnjë përparim nuk është aq i çmuar sa të mos e braktisim dot nëse na çon në një rrugë shkatërrimi. Gabimi për të vazhduar edhe kur dëmi e kalon përfitimin bëhet eksponencialisht më i rrezikshëm kur aplikohet në të gjithë specien njerëzore. Nuk mund ta përballojmë që të vazhdojmë përpara vetëm sepse kemi investuar tashmë shekuj në një drejtim të caktuar. Nëse duhet të tërhiqemi – qoftë për disa dekada apo shekuj – për të ruajtur udhëtimin më të madh të njerëzimit, atëherë kjo nuk është vetëm e pranueshme, por është e domosdoshme. Për të respektuar me të vërtetë sakrificat e paraardhësve tanë, duhet të jemi të gatshëm të zhbëjmë shekuj të punës së tyre për të shpëtuar të ardhmen e njerëzimit. Sepse cila është pesha e përparimit të humbur krahasuar me peshën e së ardhmes së specieve tona?

* Autori është inxhinier “IA & Machine Learning” nga Tirana, i cili punon e jeton në Austin, Teksas, SHBA. U diplomua me “Summa Cum Laude” në programin e dyfishtë Shkenca Kompjuterike dhe Filozofi. Punon si inxhinier të dhënash i modeleve të gjuhës në Diznej. Edhe pse ndjek karrierën në shkenca kompjuterike, pasioni i tij i vërtetë është filozofia, fushë në të cilën synon të zhvillojë idetë dhe shkrimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Pas gati 27 vitesh, merr fund zyrtarisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Pas gati 27 vitesh, merr fund zyrtarisht martesa e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Publikuar më 11.04.2025
Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë d...

Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata  Tiranës, dhoma Civile. “Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës […]

Lexo më shumë

Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Asnjë të mos hapë zyra përtej zonës së tij, PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje

Rama mesazh kandidatëve për deputetë: Asnjë të mos hapë zyra përtej zonës së tij, PS nuk duhet të bëhet tabelë qitje

Publikuar më 01.04.2025
Kur na ndajnë edhe 41 ditë nga zgjedhjet e 11 majit kryemini...

Kur na ndajnë edhe 41 ditë nga zgjedhjet e 11 majit kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh të gjithë kandidatëve për deputetë, duke i kërkuar që të mos hapin zyra elektorale përtej zonës që atyre i takon. Rama thekson se deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por jo duke […]

Lexo më shumë

Rama fton shqiptarët në Kretë që të votojnë vetëm PS-në: Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për në BE, por të bëhemi bashkë më 11 maj

Rama fton shqiptarët në Kretë që të votojnë vetëm PS-në: Të mos e lëmë të shuhet rrezja e yllit për në BE, por të bëhemi bashkë më 11 maj

Publikuar më 29.03.2025
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët që jeto...

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të Shqipërisë me Europën. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se ky është një moment historik që shqiptarët kanë mundësinë ta shkruajnë bashkë, duke realizuar ëndrrën për një Shqipëri të pandarë nga Europa. Kryeministri e vuri theksin tek […]

Lexo më shumë

Dash Sula reagon ashpër pasi mbeti jashtë listave: Berisha nuk fiton më 11 maj, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt është kurth

Dash Sula reagon ashpër pasi mbeti jashtë listave: Berisha nuk fiton më 11 maj, “Shqipëria Bëhet” e Lapajt është kurth

Publikuar më 17.03.2025
Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një reagim të gjatë në r...

Deputeti demokrat Dash Sula ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale për të sqaruar pozicionin e tij pasi Partia Demokratike nuk e vendosi në listën e sigurt të deputetëve në qarkun e Elbasanit, teksa koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, më parë e fshiu sesa e shkroi emrin e tij në radhët e tyre për […]

Lexo më shumë

Do të pasojë Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Do të pasojë Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

Publikuar më 17.03.2025
Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të...

Sinodi i Shenjtë ka zgjedhur Joan Pelushin si kryepeshkop të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Kambanat e Kishës kanë rënë në Tiranë dhe qytete e tjera të vendit, ndërsa njoftuan lajmin për zgjedhjen e Joan Pelushit, si pasues të të ndjerit Anasatas Janullatos. Momenti i shpalljes së kryepeshkopit është pritur me lot dhe emocion, […]

Lexo më shumë

Veliaj: Më ka marrë malli për familjen dhe Tiranën. Cilat prova do të prish unë? Telefonin tim e ka SPAK! Do të vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia…?!

Veliaj: Më ka marrë malli për familjen dhe Tiranën. Cilat prova do të prish unë? Telefonin tim e ka SPAK! Do të vete në Yrshek të nxjerr fakirin nga shtëpia…?!

Publikuar më 04.03.2025
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, duke thënë se e ka marrë malli për familjen edhe për Tiranën. Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se një ditë më parë dje tregoi pse ai nuk do të ikte nga vendi, duke thënë se kishte udhëtuar në Gjermani dhe Amerika dhe ishte […]

Lexo më shumë

Veliaj sërish nga qelia: Prokurori me fantazi te shfrenuar, më faturoi si korrupsion lejen për ndërtimin e një banese 1 katëshe (VIDEO)

Veliaj sërish nga qelia: Prokurori me fantazi te shfrenuar, më faturoi si korrupsion lejen për ndërtimin e një banese 1 katëshe (VIDEO)

Publikuar më 01.03.2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më...

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale. Ai shkruan se prokurori Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një […]

Lexo më shumë

Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për dizajnin më të mirë në Evropë

Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për dizajnin më të mirë në Evropë

Publikuar më 18.02.2025
Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produk...

Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo e BAT siguroi vendin e saj midis liderëve të industrisë së dizajnit. Çdo vit, Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit mbledh qindra aplikime nga e gjithë bota dhe fituesit janë ata që sjellin ide revolucionare dhe ripërcaktojnë standardet në dizajn. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda