
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pjesë nga seanca e GJKKO-së. Në këtë pjesë, prokurori Ols Dado i thotë Veliajt “ndyrësirë”, “nuk ke turp, po më kërcënon”.
Veliaj shprehet se ky dialog zhvillohet në “thertoren e Erion Kasapit”, duke iu referuar gjyqtarit Erion Bani. “Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, shkruan Veliaj.
Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:
Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij!
Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/