×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berisha paralajmëron marrëveshje të re me Greqinë për detin sapo të vijë në pushtet: Kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një marrëveshje të re me Greqinë për çështjen e detit. Në konferencë me gazetarët, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka drejtë morale dhe ligjore që të ulet në tryezë me palën greke dhe -të bëjmë, sic tha ai -më të mirën për dy vendet.

“Unë u them shqiptarëve që ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Ajo Marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale. Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte në 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje”, tha kreu i PD, duke iu referuar Paktit Detar mes dy vendeve të nënshkruar në maj 2009, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese një vit më vonë si jokushtetuese.

Sali Berisha: Në rast se bën një vështrim të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë do të gjeni se aktet më themelore të këtyre marrëdhënieve janë firmosur gjatë qeverisjes së PD-së.

Dy janë më kryesoret, por janë edhe më unike. Njëri ishte traktati i miqësisë, por që nuk u ripërtëri dhe e dyta ishte marrëveshja e detit.

Unë u them shqiptarëve që ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjithë kohërat. Ajo Marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara 6 milja ujëra territoriale.

Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të kalonte në 12 milje, por pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur njihte 6 milje.

Nuk po na falte, por pranoi një regjim që e kishte, nuk ia vumë ne. Ky ishte në avantazh real i Shqipërisë që nuk e arrijmë dot më.

Kur GJK rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrje anti-shqiptare e Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke të çojmë në Hagë, meqë vendimi i gjykatës ndërkombëtare prevalon mbi vendimin e gjykatës shqiptare.

Edi Rama erdhi në pushtet dhe i tha Tsiprasit: Jo duhet të bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë 2 vite negociata duke mashtruar dhe kur shkuan në Korçë për ta firmosur, në vend që të firmosnin thanë jo se kemi vendimin e GJK. Me të drejtë pala greke u neverit dhe tha ju ‘vendimin e keni pasur aty pse negociuat 2 vite’.

Unë kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë më të mirën për dy vendet, sepse pala greke e ka të qartë se unë isha për zgjidhje, ishte për një marrëveshje që nuk krahasohet me marrëveshjen e Ramës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

LZHK dhe Djathtas 1912 shpallin koalicionin zgjedhor! Alibeaj regjistrohet me partinë e re në KQZ

LZHK dhe Djathtas 1912 shpallin koalicionin zgjedhor! Alibeaj regjistrohet me partinë e re në KQZ

Publikuar më 24.02.2025
LZHK dhe Djathtas 1912 kanë shpallur koalicionin për zgjedhj...

LZHK dhe Djathtas 1912 kanë shpallur koalicionin për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Pas shpalles së koalicionit, Enkeled Alibeaj është regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit me partinë e re “Djathtas”. Kërkesa për regjistrimin e Djathtas 1912 si parti politike garuese ështtë dorëzuar ditën e sotme në KQZ. Në deklaratën e përbashkët të krijimit të koalicionit, LZHK […]

Lexo më shumë

CDU u rendit e para në votime, kush është Friedrich Merz që do drejtojë tani Gjermaninë

CDU u rendit e para në votime, kush është Friedrich Merz që do drejtojë tani Gjermaninë

Publikuar më 24.02.2025
Zgjedhjet e së dielës në Gjermani kanë të paktën 3 fitues. K...

Zgjedhjet e së dielës në Gjermani kanë të paktën 3 fitues. Kjo është e qartë nga rezultatet e exit poll. Të parët janë Kristian Demokratët (CDU) të Friedrich Merz, të ndjekur nga Alternativa kundër emigracionit për Gjermaninë (AfD) dhe të tretët janë Partia e Majtë. CDU po shkon drejt rreth 29% të votave dhe Merz […]

Lexo më shumë

U plagos me plumb në kokë nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja ndërron jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës

U plagos me plumb në kokë nga bashkëjetuesi, 44-vjeçarja ndërron jetë pas 6 ditësh në spitalin e Shkodrës

Publikuar më 24.02.2025
Ka ndërruar jetë në spialin e Shkodrës Anila Ndoka, e cila m...

Ka ndërruar jetë në spialin e Shkodrës Anila Ndoka, e cila më 18 shkurt u qëllua me armë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj, 34 vjeç. Lajmi konfirmohet nga media. Nëna e tre fëmijëve ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të hëne në Spitalin e Shkodrës ku qëndronte prej 18 shkurtit. Fakteqësisht 44-vjeçarja, pavarësisht përpjekjeve […]

Lexo më shumë

Kryeministri Rama thirrje emigrantëve: Në Shqipëri s’ka më rroga 250 mijë lekë, në turizëm e ndërtim merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë

Kryeministri Rama thirrje emigrantëve: Në Shqipëri s’ka më rroga 250 mijë lekë, në turizëm e ndërtim merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë

Publikuar më 24.02.2025
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve të inves...

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve të investojnë në atdhe duke u shprehur se në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë. Kreu i qeverisë u shpreh se “ka kohë që në Shqipëri s’ka më rroga 250 mijë lekë”, duke shtuar se 56% e pagave nuk […]

Lexo më shumë

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit: Ata që ua premtuan, dinë me rrejt! Banori: Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë

Publikuar më 22.02.2025
Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Koman...

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në rrugën e së Komanit, investim për të cilin tha se do i jap shumë hov zhvillimit të kësaj zone. Dhjetëra banorë të zonës pritën kreun e qeverisë, të cilit i thanë se është një investim që e kanë pritur me vite dhe vetëm tani po bëhet realitet. “Kjo rruga që […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Erion Veliaj shkruan nga qelia: Me siguri po thoni po flet përçart Lali, por jo. “Procesi” i Franc Kafkës, libër kult i absurdit që fati ma dhuroi për ta jetuar prapa hekurave

Publikuar më 22.02.2025
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e par...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit lidhur me arrestimin e tij, duke u shprehur se iu privua liria pa gjyq. Në postimin e tij, Veliaj ka ndarë një pjesë nga libri “Procesi” i Franc Kafkës, ku shkruhet “Me gjasë, dikush kishte shpifur kundër Jozef K. sepse një mëngjes atë e […]

Lexo më shumë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Arrestohet “I forti” i Dobraçit. Si u kthyen në armiq 2 fiset e njohura në Shkodër, Bajri dhe Lici. Nga hyrje-daljet familjare te saga kriminale me 15 të vrarë

Publikuar më 21.02.2025
Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planif...

Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të dyshuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, kanë mbetur në paraburgim pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi që të dyshuarit të […]

Lexo më shumë

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Në muajin e parë të presidentit Trump 37,660 emigrantë u dëbuan nga SHBA, ndërsa 57 mijë gjatë presidencës së Biden

Publikuar më 21.02.2025
Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gja...

Presidenti amerikan Donald Trump deportoi 37,660 persona gjatë muajit të parë të presidencës së tij, sipas të dhënave të papublikuara më parë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, shumë më pak se 57,000, mesatarisht, që u kthyen në vendin e tyre gjatë vitit të fundit të paraardhësit të tij, Joe Biden, në detyrë. Një zyrtar i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda