
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar përmes një reagimi në rrjetet sociale, se është denoncuar dy herë nga opozita për krime zgjedhore.

Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar takimin e kreut të qeverisë me punonjësit e Bashkisë Tiranë si një shkelje të rëndë të ligjit elektoral si dhe bonusin e pranverës për pensionistët, si mashtrim.
“Më paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024”, shkruan Rama, ndërsa shton se “krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda”.
I ndalur te takimi me punonjësit e Bashkisë, Rama shprehet se ky është një tjetër krim që ka ndërmend ta përsërisi, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO.
Kreministri shkruan ndër të tjera se sipas tij, pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj.
Postimi i kryeministrit Rama
Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore🦉
E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!
Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj👊
E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.
Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë✌️
Kua – kua – kua
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/