
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë.
Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, është i dëmshëm për këtë forcë politike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi i ka cilësuar këto Primare si “Çereknare”, pasi fjalën e fundit do të jetë sërish Sali Berisha ai i cili do e thotë.
“Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do zgjedhë thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund do t’i zgjedhë ai emrat”, tha Xhaferi ndër të tjera.
Duke nxjerrë në pah dhe pakënaqësitë e tija lidhur me këtë proces, demokrati falënderoi të gjithë qytetarët e Durrësit që prej vitesh i kanë besuar, teksa më tej shtoi se ajo që ka rëndë si për të është “fytyra e tij”.
“Degradojnë opozitën “Në radhë të parë dua të shpreh vlerësim e mirënjohje për qytetarët e Durrësit që më kanë telefonuar dje duke shprehur shqetësimin e tyre se si duhet kanë vlerësuar mënyrën si unë kam komunikuar, shpreh mirënjohje maksimale. Edhe nga qyteti i Elbasanit ku kam shërbyer pak kohë kam pasur telefonata dhe këtë e them që nuk ka rëndësi do të jetë Ferdinand Xhaferi apo jo në parlamentin e ardhshëm.
Nuk do të ishte në dinjitetin e qytetarëve që unë përfaqësoj që nëse unë jam shprehur kundër primareve që në shtator se janë procese që e dëmtojnë pd, tani unë për zgjedhur hallin tim personal të merrja pjesë në primare. Kjo ka të bëjë me dinjitetin, e me fytyrën time politike, por ka të bëjë akoma më shumë me raportin tim me këta qytetarë. Ata nuk do ishin dakord që të shihnin një Ferdinand që e mori kthesën me 180 gradë vetëm që të hyja unë në Personal. Këto nuk do të ishin primare, por çereknare. Tani në një palë primare i bëmë muaj më parë ku zoti Berisha pa u konsultuar fare shpalli drejtuesit politik, i vetmi kriter i përdorur ishte besnikëria ndaj kryetarit. Mund të jetë një nga kriteret , por nuk mund të jetë i vetmi kriter”, tha ai ndër të tjera.
Mënyra si po zhvillohen Primaret në Partinë Demokratike duke se ka lënë shumë të pakënaqur. Përpos largimit të Ferdinand Xhaferrajt, dy demokratë të tjera vendosën që të tërhiqen nga Primaret.
Bëhet fjalë për deputetin Helidon Bushati si dhe për anëtarin e Kryesisë së PD dhe Sekretarin për Diasporën, Indrit Hoxhën.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, tha se pas një reflektimi të thellë ndaj misionit të përbashkët, vendosi të mos jetë pjesë e garës në primaret për kandidatët për deputet.
Ndërsa, Bushati tha vendosi që të mos bëhet pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm dhe jetik për forcën politike ku dhe ai bën pjesë dhe si rrjedhojë ka hequr dorë nga aspiratat për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 Majit. Sipas Bushatit ky vendim nuk është thjesht personal, por një akt përgjegjësie politike dhe morale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/