
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global.

CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë me ndërmjetësimin e SHBA-së apo nëse do të ndihmojnë bisedimet për paqe, rrjedhimisht përfundimit të luftës tre vjeçare Ukarinës Rusi.
Epitetet e Trump për Zelenskyn ishn të rënda: Ai e quajti atë “diktator pa zgjedhje” dhe i kërkoi të dalë në zgjedhje nëse dëshiron të marrë pjesë në negociata, ndërsa la të kuptohej edhe zhdukja e gjysmës së 350 miliardëve dollarë që SHBA i dha Ukrainës.
Siç vëren CNN, ato që tha dhe shkroi Trump në mediat sociale për Zelensky nuk janë sulme të izoluara. “Për vite me radhë, Trump e ka trajtuar Zelensky me skepticizëm, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij, duke kritikuar gjithashtu lidhjet e tij të ngushta me administratën Biden .
Këndështrimi i Trump
Deklaratat publike të presidentit ukrainas duket se i kanë shtuar benzinë zjarrit, veçanërisht pas kritikave të tij për mungesën e Kievit në bisedimet SHBA-Rusi në Riad të Arabisë Saudite.
Deklarata e Zelenskyt se “Trump po jeton në një flluskë dezinformimi nga Rusia”, shaktoi reagime të shumta në SHBA.
Burimet e cituara nga CNN raportojnë se kjo akuzë e shqetësoi Trumpin, i cili u tha bashkëpunëtorëve me të cilët ndodhej në Florida se donte të përgjigjej menjëherë, vendim që çoi në postimin agresiv në Truth Social teksa po shkonte për në klubin e golfit në Miami.

Për herë të dytë, Trump përsëriti të njëjtat akuza dhe më të ashpra ndërsa foli me qindra njerëz që merrnin pjesë në një konferencë investimesh në Miami të financuar nga fondi i pasurisë sovrane të Arabisë Saudite.
“Është një zhgënjim. Ekziston një ndjenjë se kjo luftë e egër duhet të ndalet dhe ky moment po bie në hije përmes deklaratave publike të Zelensky”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.
Këndvështrimi i Zelenskyt
Megjithatë, sipas mendimit të Zelensky, fundi i luftës që Trump parashikon është shumë i ngjashëm me atë që po kërkon Rusia , pasi zyrtarët e qeverisë amerikane tashmë janë shprehur kundër pranimit të Kievit në NATO, duke deklaruar se trupat amerikane nuk do të ndihmojnë në garantimin e sigurisë së Ukrainës kur të përfundojë lufta, siç thotë presidenti ukrainas, pikërisht për këto arsye ai nuk mund të përmbahet së foluri.
Kjo ishte paraprirë nga disa muaj përpjekjesh nga ana e Zelenskyt për të shmangur një përçarje të hapur me Trump. Në këtë kontekst, ai u takua me të para zgjedhjeve nëntorin e kaluar, me qëllim që të zbuste skepticizmin e kandidatit të atëhershëm republikan në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në luftë.
Trump tha në atë takim se “ka marrëdhënie shumë të mirë” edhe me liderin ukrainas por edhe me Vladimir Putin.
“Shpresoj që të kemi më shumë marrëdhënie të mira,” shtoi Zelensky asokohe, ndërsa Trump u përgjigj, “por, e dini, duhen dy për tango”.
https://www.youtube.com/embed/9hFMp-qacjo
Strategjia pas sulmeve
Shumë nga aleatët e Trump thanë se Zelensky duhet ta kishte parashikuar zemërimin e Trump.
“Ideja që Zelensky do të ndryshonte mendjen e presidentit duke e keqtrajtuar atë në mediat publike, kushdo që e njeh presidentin do t’ju thotë se kjo është një mënyrë e tmerrshme për t’u marrë me këtë administratë,” tha zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance për Daily Mail.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë këmbëngulin se qëllimi kryesor – ndoshta i vetëm – i Trump është t’i japë fund konfliktit tre-vjeçar në Ukrainë, për të cilin ai beson se u keqpërdor nga administrata e mëparshme.
Shprehja që ai ka thënë është: “Nuk më intereson aq shumë asgjë tjetër veçse të ndaloj vrasjen e miliona njerëzve”.
Megjithatë, është e paqartë, sipas CNN, se si Trump arrin këtë qëllim, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillon bisedime vetëm me Rusinë.
Disa këshilltarë të Trump argumentojnë se një arsye pas shpërthimit të Trump është që të frikësojë Evropën që të japë më shumë para për të mbrojtur Ukrainën.
“E shihni, ka një metodë,” tha një burim i cituar nga CNN, duke cituar lajmet se Danimarka ishte zotuar të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes.
“Nëse vendet e tjera evropiane përgjigjen sa gjysma e Danimarkës, atëherë kjo është një fitore e madhe”, shtoi në të njëjtën mënyrë një këshilltar i presidentit amerikan.
CNN përfundon analizën me fjalinë: “Konferencat e liderëve evropianë në Paris këtë javë të organizuara nga presidenti francez Emmanuel Macron treguan se fjala e Trump po merret shumë seriozisht”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/