
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku 34-vjeçari Kolë Manaj dyshohet se ka qëlluar të dashurën me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë parë dy të rinjtë brenda makinës tip Volkswagen në lagjen “Mark Lula” dhe njoftuan policinë.
Vajza, e identifikuar si Anila Prendushi, është dërguar me ambulancë në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i dashuri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj ka ndërruar jetë në makinë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu ka qëlluar të dashurën me plumb në kokë dhe më pas veten, ndërsa arma e dyshuar e krimit është gjetur në mjet.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Dyshohet se fillimisht ka pasur konflikt mes djalit dhe vajzës brenda makinës, e më pas janë dëgjuar të shtënat me armë zjarri.

Kolë Manaj dhe Anila Prendushi
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Detajet
44-vjeçarja Anila Prendushi mësohet se është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.
Sipas burimeve, çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh. Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”.
34-vjeçari mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagës së marrë me armë zjarri, ndërsa Anila Prendushi sipas policise është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit dhe njoftuan policinë, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë.
Një ngjarje e rëndë tronditi sot Shkodrën, pasi u raportua se 34-vjeçarë Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri bashkëjetuesen e tij Anila Prendushi dhe më pas veten.
44-vjeçarja u plagos rëndë dhe u transportua drejt spitalit në gjendje kritike për jetën, ndërsa Manaj ndërroi jetë në vend.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/