×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhvillimet politike në PS, sepse prej vitesh ish-ministri i Financave ka paralajmëruar se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut, një parti me meritë në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni.

arben malaj ERION VELIAJ

Z.Malaj thotë se nuk e fsheh faktin se nuk ka dashur kurrë që PS të prekej nga sëmundjet e keqqeverisjes, ku më të rëndat janë korrupsioni në nivele të larta dhe kapja e shtetit. Lidhur me gjykimin ndaj Erjon Veliaj, ish-ministri socialist shprehet se duhej të hetohej pa u arrestuar. Sipas tij rasti i disa politikanëve në vitin e fundit apelon për rishikimin e masave parandaluese me arrest. Ai flet për përvojën botërore, e cila sipas Malajt është krejtësisht ndryshe nga realiteti i hidhur shqiptar. Ish-ministri thotë se Andreotti, Berlusconi, Gonzales dhe shumë politikanë të tjerë kudo në botë vazhduan të pa arrestuar betejën ligjore për disa vite. Në këndvështrimin e tij duhen reduktuar në maksimum tensionimet sociale dhe politike që mund të keqpërdoren.

Z. Malaj, ditët e fundit politika është fokusuar tek arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka sjellë reagime të shumta! Sipas jush cilat janë efektet e këtij vendimi?

Për sa i përket procedurave të paraburgimit, si në çdo rast tjetër, pa cenuar sadopak pavarësinë e gjyqësorit dhe duke vlerësuar punën e SPAK-ut, mendoj se gjykatat në vendimet e tyre duhet të kenë parasysh edhe efektet potenciale negative që sjell arrestimi i çdo shtetasi shqiptar, për aq kohë sa ata gëzojnë prezumimin e pafajësisë. Drejtësia është pjesë e shkencave sociale, prandaj mund të marrin parasysh edhe efektet sociale të vendimeve të tyre, mbi prindërit, fëmijët, mbi kolegët dhe mbështetësit e tyre. Le ta analizojmë nga një këndvështrim tjetër – çfarë ndodh nëse një qytetar ose një politikan mund të shpallet i pafajshëm në faza të tjera të gjykimit. Ai/Ata personalisht mund të kompensohet financiarisht, por prindërve, familjes dhe fëmijëve nuk do të mund t’iu kompensohen kostot e rënda psikologjike.

Të mos harrojmë këtu faktin se proceset gjyqësore me politikanët zgjasin disa vite. Rasti i disa politikanëve në vitin e fundit apelon për rishikimin e masave parandaluese me arrest. Përvoja botërore është krejtësisht ndryshe nga realiteti i hidhur shqiptar. Andreotti, Berlusconi, Gonzales dhe shumë politikanë të tjerë kudo në botë vazhduan të pa arrestuar betejën ligjore për disa vite. Në atë që kam lexuar në SHBA, konvertimi i arrestit me garanci financiare bëhet edhe për vepra më të rënda. Thelbi i këndvështrimit tim është të reduktojmë në maksimum tensionimet sociale dhe politike që mund të keqpërdoren.

Gjykata vendosi në vlerësimin e sigurisë se Erion Veliaj duhet të vazhdojë të jetë në arrest me burg, ndërsa bashkëshortes, Ajola Xoxa i lehtësoi masën me detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit, ndërsa për personat e tjerë ruan masën e sigurisë. Kush e çoi realisht Veliajn para drejtësisë?

Kush e “ekzekutoi” politikisht Erion Velianjn? Kam bërë një sqarim publik në rrjetet sociale se nuk do të hyj në problemet\”luftërat” e brendshme të PS-së. Nuk më vjen mirë për asnjë qytetar dhe politikan të çdo force politike, të gjendet në këtë situatë ligjore dhe psikologjike. Kjo për dy arsye kryesore: sa më shumë raste korrupsioni në politikën e vendit tonë nga çdo anë politike, aq më i vogël bëhet besimi i publikut tek politika. Sa më i vogël besimi tek politika, aq më i përhapur dhe i besueshëm bëhet opsioni negative se shqiptarët janë të “mallkuar” të zgjedhin vetëm mes dy të këqijave. Pas 35 vite tranzicion ky është një trishtim i madh.

Arsyeja e dytë është për kostot e rënda që paguajnë prindërit e tyre, familjarët, fëmijët që në shumicën e rasteve janë të pafajshëm. Ndihem i zhgënjyer nga perceptimi publik se në PS ka një luftë sa të heshtur aq edhe të lexueshme midis disa individëve për një pushtet më të madh politik. Duke qenë socialist dhe duke u ndjerë përgjegjës për zhvillimet politike në PS, kam paralajmëruar prej vitesh se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut – një parti me meritë të jashtëzakonshme në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni fakt që rriti zhgënjimin jo vetëm të anëtarëve të PASOK-ut që e braktisën atë. PASOK-u për shumë vite mbetet partia e tretë, por po rimëkëmbet. E kam bërë këtë paralajmërim, sepse nuk kam dashur kurrë që PS të prekej nga sëmundjet e keqqeverisjes, ku më të rëndat janë korrupsioni në nivele të larta dhe kapja e shtetit.

Lidhur me gjykimin për fajësinë e Erjonit në luftën për të vërtetuar pafajësinë e tij, vlerësoj se sa më shumë të “bashkohen” opionistët dhe politikanët apo mbështetësit për të vërtetuar pafajësinë e tij, aq më shumë e dëmtojnë Erionin. Për Erionin kam vetëm një këshillë dashamirëse (sepse askush nuk duhet braktisur aq më pak për aq kohë sa ligjërisht është i pafajshëm) – ta mbështesë reagimin e tij publik tek argumentet dhe faktet ligjore, ta kufizojë në maksimum luftën mediatike me epitete denigruese ndaj askujt, dhe aq më pak ndaj strukturave të SPAK. Në kushtet kur Erioni garanton pafajësinë kjo nuk është vetëm sfida e Erionit, por edhe e PS-së, e cila duhej të demokratizohej dhe modernizohej përpara se të vinte në pushtet. Zëvendësimi i përzgjedhjes (jo fasadë) të mandatuarve politike nga votuesit e zonave respektive me emërimin vetëm nga kryetarët pushtetplotë, është plaga më e rëndë e demokracive të brendshme të partive politike.

Sa ka ndikuar lufta brenda llojit (familjes politike të PSsë) në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës?

Duke mos qenë pjesëtar aktiv i zhvillimeve të brendshme të PS-së për një kohë relativisht të gjatë, nuk dua të abuzoj me fakte apo analiza të paverifikueshme. Shpresoj të mos jetë ajo që përflitet, por nëqoftëse është qoftë edhe 1 për qind, te “fitimtarët” e përkohshëm jo vonë do ta provojnë në kurrizin e tyre se “Karma is bitch”. Kjo nënkupton se kushdo që i bënë gropën shokut, një ditë do te bie edhe vetë.

Ditët e fundit situata mes mazhorancës dhe SPAK-ut ka qenë e tensionuar pas fjalimit të së mërkurës së kryeministrit Edi Rama kur ai fillimisht hodhi disa akuza ndaj SPAKut, më pas korrigjoi objektivin duke thënë se në të nuk janë SPAK dhe institucionet e drejtësisë, por individë të caktuar brenda tyre…

Pse sulmohet Prokuroria e Posaçme? Duket se Edi nuk mundet apo nuk do ta ndajë mandatin e tij si kryeministër i vendit me mandatin e kryetarit të PS-së. Bazuar në eksperiencat negative të vendeve të tjera që zbatuan modelin “SPAK”, së pari, reforma në drejtësi nuk është e pakthyeshme, së dyti, reforma në drejtësi mund të cenohet nga parti politike apo liderë politikë. Kërcënimet publike vetëm dëmtojnë vlerësimin publik të politikanëve nga çdo forcë politike që kërcënon SPAK-un. SPAK meriton mbështetje të plotë, të sinqertë politike dhe financiare. Ata po përballen me mafian, krimin e organizuar, biznesmenë miliarderë dhe politikanë agresivë. Të gjithë gjyqtarët dhe hetuesit kanë bërë një sakrificë të rëndë familjare.

Ata kanë pranuar mbikëqyrje të plotë 24/7, më të madhe se në “Big Brother”, e kanë pranuar për vete dhe për familjarët e tyre. Kjo është e tmerrshme. Në “Big Brother” mezi durojnë 3- 4 muaj, ndërsa kjo mbikëqyrje thellësisht e specializuar për ata dhe familjarët e tyre mund të jetë 6 deri në 9 vite rresht. Ata kanë pranuar për një shërbim ndaj vendit të tyre që mes ruajtjes së jetës private dhe humbjes së privatësisë së tyre, të sjellin këtë të dytën. Humbja e privatësisë dhe mbikëqyrja e rrepte krijojnë kosto psikologjike, stres, frikë për të mos gabuar në asnjë fjalë në komunikimet familjare dhe shoqërore dhe të mos keqpërdorin asnjë qindarkë në shpenzimet jo vetëm të tyre por të të gjithë familjarëve të tyre.

Ka një ndryshim në kursin e z.Rama në raport me SPAKun, por edhe me çështjen Veliaj, edhe pse paraprakisht ai kishte garantuar një mbrojtje për Veliajn. Qëndrimi i tij ka qenë më i prerë, më i drejtpërdrejtë. Pse ky ndryshim i Edi Ramës ndaj SPAK-ut dhe kreut Altin Dumani?

Sepse kur foli për Veliaj, Rama foli si kryetari i PS-së, por kjo krijon shqetësime tek mbështetësit realë të reformës së drejtësisë. Kur foli në mënyrë autokritike pro reformës në drejtësi dhe SPAK, Rama foli si kryeministri i Shqipërisë, i cili është përgjegjës për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit dhe parimin themelore te demokracive funksionale që është ndarja, balanca dhe kontroll midis tri pushteteve: parlamentit, gjyqësorit dhe ekzekutivit.

Si i shikoni përpjekjet e SPAK-ut për të ndëshkuar “zullumqarët” e 34 viteve të fundit dhe raportin që po ndërton Prokuroria e Posaçme me politikën shqiptare?

Raport shumë i vështirë, shikoni luftën politike dhe mediave kundër SPAK. Por SPAK u ka sekuestruar mbi 150 milionë euro individëve me veprimtari kriminale dhe mafioze. SPAK ka përmbushur një nga kërkesat më të përsëritura ndaj politikës shqiptare të të gjitha organizatave ndërkombëtare për t’i dhënë fund fenomenit gërryes të demokracisë, ekonomisë dhe politikës, që është pandëshkueshmëria. Duke parë modelin “SPAK” në Rumani, Bullgari, Kroaci e vende të tjera, kur politikanët nga të dy krahët politike rrezikohen nga SPAK, ata bëjnë marrëveshje të fshehta për ta shpërbërë reformën në drejtësi, duke reduktuar pavarësinë e SPAK ose duke e kontrolluar plotësisht atë.

Ky do të ishte dëmi më i madh që liderët politikë mund t’i bëjnë vendit të tyre thjesht për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet, kthimi pas i reformës në drejtësi dhe dëmtimi i fuqisë ndëshkuese të SPAK-ut kundër krimit të organizuar mafies, është kërcënimi më i madh për të ardhmen e vendit tonë. Absolutizimi i anëtarësimit në BE si një shkop magjik që do ta shpëtojë Shqipërinë nga sëmundjet e saj politike dhe ekonomike është thellësisht i gabuar. Këtë e tregon edhe përvoja e disa vendeve të reja të BE-së, ku demokracia po zëvendësohet nga autokracia dhe ku është ringjallur korrupsioni dhe kapja e shtetit. Partnerët strategjikë frymëzojnë të gjithë shoqërinë dhe imponojnë qeveritë të bëjnë reforma të thella dhe transformuese në demokraci dhe ekonomi. Por asnjë shtet apo institucion ndërkombëtar nuk garanton suksesin e reformave në terma afatgjatë. Kjo sfidë është për lidershipi politik të vendit tonë.

Kush duhet të jetë në “gijotinën” e SPAK-ut?

Kushdo që në çfarëdo mënyre ka keqpërdorur postin publik për përfitime korruptive. Nuk mund të flas me emra, sepse të gjithë të akuzuarit çdo ditë në rrjetet sociale, janë ligjërisht të pafajshëm. Ndaj nuk duhen denigruar dhe nuk duhen vënë nën presion publik dhe politik si në gjyqet popullore para viteve 90-të.

Tirana ka gati 42% të votuesve në të gjithë Shqipërinë. A mund të jetë shumë problem për Edi Ramën burgosja e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ishte edhe drejtuesi i vërtetë i fushatës në Tiranë…?

Koha për të riorganizuar strukturat organizative më të mira të mundshme të PS është e mjaftueshme. Ndërsa koha për të ngritur moralin politik nuk është e gjatë, për të mos krijuar panik dhe për të mos abuzuar me presionin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj votuesve. Në një studim të fundit të asaj që ndjekësit presin nga udhëheqësit e tyre, dy janë më të rëndësishmet, shpresa e shpresuar nga 56% e tyre besimi për të ardhmen me rreth 33%.

A do të ndikojë politikisht burgimi i Veliajt në zgjedhjet e 11 majit?

Pa dyshim në kushtet kur Veliaj në mandatin e tretë mori më shume vota se PS, vota që nuk janë vota fanatike për PSsë, ekziston një risk potencial. Por për sa kohë që PS për çfarëdo arsye, qoftë edhe të paarsyeshme, nuk preket nga rreziku i përçarjeve, “efekti Veliaj” do të jetë i moderuar, i menaxhueshëm, por ndoshta jo plotësisht i rikuperueshëm.

Cili është mendimi juaj për drejtimin e fushatës elektorale të PD-së nga bashkëpunëtori i Presidentit Trump?

Çdo faktor i jashtëm është i dobishëm dhe jo vendimtar. Shqiptarët prej 35 vitesh kanë një sistem demokratik, qoftë edhe hibrid. Një kohë e gjatë ka zbehur efektin ndikues të faktorëve të jashtëm. Kjo ka ndodhur së fundmi në Kosovë, ku në kundërshtim me çdo parim demokratik, një politikan amerikan ka thënë 3 herë të mos e votojë Kurtin. Duke qenë se faktori i jashtëm është plotësues, por jo vendimtar, liderët e opozitës e kuptojnë shumë mirë se duhet të synojnë fitoren nga zhvillimet brenda partive opozitare dhe brenda opozitës së bashkuar. Ka disa zgjedhje ku vihet re se ka rënë ndikimi i katër faktorëve që më parë konsideroheshin të rëndësishëm deri në përcaktim të fituesit. Këtu përfshihen; (i) fondet e mbledhura nuk përcaktojnë fituesin; (ii) aktorë të jashtëm si në rastin e Kurtit kanë ndikim jo përcaktues; (iii) angazhimi i qarqeve akademike në mbështetje të një lideri apo të një sfide ka ndikim të jo ndikues në perceptimin publik dhe e katërta angazhimet e yjeve të kinematografisë, muzikës dhe sporteve më popullore kanë influencë në rënie. Kjo u qartësua në rastin e BREXIT dhe në rastin e zgjedhjeve presidenciale 2024 në SHBA. Rehatia se fitorja po na vjen vete dhe nga jashtë është opsion dështues në politikë.

Nga listat e votimit, Shqipëria ka 3.7 milionë vota, duke kaluar rreth 900 mijë nën 18 vjeç, listat rreth 4.6 milionë. Sipas censit, 2.4 milionë janë në Shqipëri, 2.3 milionë të tjerë janë jashtë vendit. Sa e garantuar do të jetë vota e shqiptarëve dhe sa mund të ndikojë vota e diasporës në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri?

Nuk besoj se po i bëjmë ndonjë favor diasporës duke i njohur të drejtën e votës si një nga të drejtat themelore të lirisë. Për shumë arsye besoj se shkalla e votimit nga diaspora do të jetë në nivele më të ulëta se pjesëmarrja e votuesve në Shqipëri. Skema e njohjes së votave sipas qarqeve elektorale përgjithësisht do të ketë ndikim të reduktuar. Krijimi i një bërthame të përfaqësuese nga diaspora nga të gjithë krahët politike do të ishte një arritje e dobishme. Garancia e votës së diasporës është përgjegjësi e KQZ-së, i vetmi institucion që ka përgjegjësinë kushtetuese për të garantuar votën e lirë. Ndoshta disa nga krimet tradicionale në votimin (jo) të fshehtë do të pakësohen nga aktivizimi i SPAK-ut ndaj krimeve elektorale, të cilat deformojnë vullnetin e zgjedhësve dhe cenojnë legjitimitetin e mazhorancave.

Si e parashikoni rezultatin e 11 majit? A ka ardhur koha për një rotacion pushteti në Shqipëri?

Gjatë angazhimit aktiv në jetën politike kam kaluar shumë rotacione të vendit tim. Rotacioni është i dobishëm vetëm kur vjen përmes votës së lirë të votuesve. Opozita duhet të tregojë se si do të rrisë shpresën dhe besimin e shqiptarëve më shumë se mazhoranca aktuale. Gjuha e urrejtjes, gjuha shpifëse, fushatat reciprokisht denigruese dëmtojnë edhe opozitën edhe mazhorancën. Shumica duhet të krijojë një model pozitiv te komunikimit publik. Është e trishtueshme të shikosh në jetën e përditshme publike dhe politike agresivitet, banalitet, përbaltosje dhe kërcënimi. Shkëputja nga kultura e vjetër politike është një pengesë e madhe në demokratizimin e jetës sociale, ekonomike dhe politike. Shqiptarët janë në dilemën nëse është “Big Brother” që imiton politikën apo është politika që vrapon t’ia kalojë “Big Brother”-it. /Gazeta Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda