×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të reformës në drejtësi, e madje do të burgosë edhe prokurorët, përfshirë kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Për Ramën e socialistët kjo nuk ka për të ndodhur.

Me një video në rrjetet sociale, të një bufi, siç së fundi po quan Sali Berishën, kryeministri Edi Rama reagoi me ironi ndaj deklaratës së fortë që kreu i PD-së theksoi sot paradite sapo doli nga SPAK.

Rama shfaq pamjet e një bufi në grahmat e tij të fundit, duke i vendosur zërin e Sali Berishës shënjuar me shprehjen e tij se do ta shkrij SPAK-un, si për të treguar se kjo nuk ka për të ndodhur pasi siç më herët ka deklaruar, drejtësia tashmë është e pavarur e duhen përforcuar vetëm standardet demokratike europiane.

Ndërsa në dixhiturë të videos, Rama shkruan: Noc Rrokun dhe e shoqëron me disa ikona përfshirë gjarprin e klounin, duke hequr paralele me Sali Berishën.|

Edhe në videon e rubrikës ‘Sy m’sy  Rama u tha komentuesve se opozita kërkon të përmbysë reformën në drejtësi, përkundër qëndrimit që ka PS për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballe nesh, me përbetimin publik se ne 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare SPAK-un. Natyrisht, s’kanë për të marrë votën dhe SPAKU-t s’kanë çfarë i bëjnë fare

Rama iu përgjigj një komentuesi i cili shkruante se të gjitha janë hajdutë dhe se kryeministri duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka moral prej atyre që janë në burg.

‘Populli kur erdhe ti kishe besim… po dolët të gjithë hajdutë… thua nuk kam përgjegjësi kush vjedh,,, është njësoj si ai trajneri që skuadra vetëm humb dhe të të thoj nuk mbaj përgjegjësi… dhe mos të kesh vjedh ti prapë s’ka më moral jep dorëheqjen.’

Me dolën te gjithë hajdute – thua ti. Epo jo, nuk janë kështu disa gjëra që duhet t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri me tani dy ministra te mandatit te pare janë dënuar, nje tjetër mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire, po nuk eshte denuar dhe njeri, ish-zëvendëskryeministër ka marre arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Më tej, Rama theksoi ata që thonë se PS i ka të gjithë hajdutë i përkasin korit që blegërin nëpër media apo politikë.

Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e korrupsionit për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Në hetim nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ është dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky së bashku me bashkëshorten akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në hetim nga SPAK nën masën arrest në burg është dhe numri 2 i PS-së, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama në ‘Sy më sy’:

Le t’i marrim pak me radhë i dashur Fredi, e para populli besimin e tregon me votë dhe qëkur erdha unë deri me sot, ma ka dhënë besimin 9 herë. Të siguroj që ma jap përsëri në 11 Maj, për të dhjetën herë dhe me rezultatin më të mirë nga të 10-ta herët.

Pse e kam unë këtë bindje? E kam këtë bindje pikërisht sepse populli nuk mendon si ti, që unë duhet të jap dorëheqjen pse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele te larta, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë viti 1912 e deri kur me partinë socialiste udhëhoqëm e realizuam reformën në drejtësi. Sepse populli priste pikërisht këtë nga reforma ne drejtësi, fundin e pa ndëshkueshmerisë, të një drejtësie ku ligji kishte fuqi vetëm mbi më të dobëtit.

Me dolën te gjithë hajdutë? Eh jo, këtu janë disa gjëra që duhet vërtetë t’i sqarojmë. E para në tre mandate unë kam pasur nja 60 ministra dhe deri më tani dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njeri mbahet ne paraburgim edhe pse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zvkm ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Nga një anë këto janë pasqyrë e vullnetit tonë të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur, e ji i bindur se pa këtë vullnet kjo nuk ndodhte kurrë. Nga ana tjetër, me ligj e me zakonin e vjetër shqiptar hajdut quhet dikush qe dënohet me prova, jo dikush qe dënohet dhe lincohet me gurë në Pazar pa prova. E njëjta logjike vlen edhe për nja 250 kryetarë bashkie dhe deputetë gjatë këtyre viteve. Disa te dënuar po, e vërtete, por te thuash të dolën ë gjithë hajdutë është thjeshtë ti bashkoheshi korit të blegërish si kopeja politiko – mediatike.

Tani vijmë tek përgjegjësia. Mësoje nga unë se jeta është e gjatë dhe mund të të duhet. Edhe në një familje, lëre pastaj ne një organizate, kompani, parti a shtet të terë, përgjegjesia e shkeljes se ligjit nuk është kolektive, po është individuale.

Ndërsa moralisht familja, organizata, partia apo vetë qeveria, mbajnë përgjegjësi për si reagojnë ndaj rastit kur dikush nga njerëzit e tyre shkelin ligjin. Deri para se të bëhej Reforma në Drejtësi, reagimi ishte marrja ne mbrojtje dhe pengimi me çdo mjet i drejtësisë. Ata qe duan ta kthejnë përmbys reformën janë ende mes nesh, përballë nesh, me përbetimin publik se në 11 maj po u dhatë votën do reagojnë duke e shkrire fare Spakun.

Ndërsa ne mbetemi te palëkundur në mbështetje të drejtësisë se re dhe reagimi ynë është drejtësia të bëjë punën e vet në pavarësi të plotë dhe në nuk bëjmë avokatinë e asnjë individi, për rastin konkret, por tanimë duhet ngremë zërin për standardet demokratike të proceseve. Sepse pavarësia e drejtësisë shqiptare u arrit për herë te parë në histori, ndërsa drejtësia evropiane që duam për Shqipërinë 2030 është një drejtësi, ku pavarësia nuk kthehet në shqelm ndaj standardeve demokratike, lirive e te drejtave të çdo individi. Pavarësi, profesionalizem dhe garanci kushtetuese e ligjore për çdokënd qe hetohet e gjykohet, po kurrësesi nuk duhet te poshtërohet në pazar e te merret peng pa gjyq.

Historia na i mëson te gjitha, mjafton te duam te mësojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet e votave për kryeministër dhe më të votuarit për deputetë

Publikuar më 20.02.2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka numëruar të gjitha votat e rregullta për subjektet politike, ndërkaq po vazhdon me numërimin e votave për kandidatët për deputetë. Së fundmi KQZ ka filluar publikimin e numrit të votave të kandidatëve të secilit subjekt politik. E nga numërimi i mbi 90% të votave për kandidatë, kandidati më i […]

Lexo më shumë

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës

Publikuar më 20.02.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi d...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, […]

Lexo më shumë

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt

Publikuar më 20.02.2025
Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet ...

Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në […]

Lexo më shumë

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky

Publikuar më 20.02.2025
Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump ...

Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë […]

Lexo më shumë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do të hetojnë krimet zgjedhore, Rama del kundër: Urojmë të jetë lajthitje, s’mund të survejohen partitë politike në fushatë

Publikuar më 20.02.2025
“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”...

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”. “Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë […]

Lexo më shumë

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Publikuar më 19.02.2025
Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Ame...

Një ditë pasi dy delegacionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia u takuan në Riad, presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky e ka gjetur veten mes dy zjarresh. Në Lindja janë raketat e ushtrisë ruse, ndërsa nga Perëndimi akuzat e ashpra të Donald Trump, që e akuzon se është një diktator që nuk bën […]

Lexo më shumë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Rama publikon vendimin e qeverisë për të dhënë bonusin e pranverës për pensionistët: Unë nuk gënjej, por flas me përgjegjësi të plotë

Publikuar më 19.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij so...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social “X”, përmes të cilit zbulon datën e shpërndarjes së bonusit të pranverës për pensionistët. Rama njofton se më 1 mars do të nis shpërndarja e bonusit. “Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lihet në fuqi sekuestrimi i celularit të bashkëshortes së Erion Veliajt

Publikuar më 19.02.2025
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshort...

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për sekuestrimin e celularit. Ajola Xoxa ka ankimuar vendimin e datës 20 dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin sendeve të saj, por kërkesa u rrëzua gjatë sencës së sotme, nga magjistratit Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Engert Pëllumbi mori në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda