×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se ka firmosur gjithnjë vendime “me target njerëzit tuaj”.

Duke iu referuar gjykatësit Erjon Bani, por pa ia përmendur emrin, Rama e fajësoi atë për nxjerrjen e dosjes Toyota Yaris, mesazhet e së cilës kanë dalë tashmë dhe po lexohen në publik nga shefi i opozitës. Sipas të njëjtit mesazh, ky gjykatës ka qenë shok në zyrë me një nga deputetët e PD-së gjatë kohës kur ministër i drejtësisë ka qenë Eduart Halimi.

Gjyqtari Erjon Bani dhe kryeministri Edi Rama

“Mesazhi më ka ardhur nga një njeri që e kam verifikuar, është njeri me emër dhe mbiemër. “Ju dëgjova me vëmendje në këtë diskutimin. Jam dashamirës brenda vathës kur një X Y merr urdhra Y X nuk po ia them emrin, ka dhe dicka tjetër që nuk e thatë. e Bëtë pyetjen pse tani dhe jo më parë. Pse dy javë një muaj më parë psh? Sepse tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar i angazhuar në të gjitha cështjet e vecanta me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët si prokurorët krahas shorteve elektronike organizohen edhe në javë dhe ditë për kërkesa të ngutshme dhe ngjarje që kanë nevojë të trajtohen të menjëhershme …Jo, Nesti ishte aty që në shkurtin e kaluar. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast dhe iu informoj se të tjerët nuk kanë pranuar që t’i rrinte të njëjtës kërkesë për arrest sepse gjyqtari mund vetëm të zbusë masën e kërkuara nga prokurori dhe jo ta ashpërsojë. Por edhe pse ju ligjin e keni bërë për një garanci më shumë në fakt keni garantuar atë 100 përqindëshin e vulosjeve të kërkesave të prokurorisë. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre me ( e keni në parlament) kur ishte ministër i drejtësisë dhe kryeministër…pastaj përfundoi në GJKKO. Ky dhe një tjetër nga qyteti X i njohur familjarisht si ekstremisht i djathtë…disa herë e kanë kaluar cakun e gjyqtarit duke bërë konsideratë që ligji nuk ua lejon…Psh trajtohet edhe për këtë vepër pse do të ishte mirë të kërkohej kjo masë nga prokuroria. I tillë është edhe rasti x që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris. Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga encro chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë.”, tha Rama.

Ky është sulmi i parë i hapur kundër një gjykatësi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në fund të fjalës së tij Rama i drejtoi një mesazh SPAK duke i kërkuar të mos bëjë gabim dhe të vijë t’i kërkojë sekuestrimin e celularit për mesazhin që ai publikoi.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se autoritetet herimore kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë dhe duhet të përqendrohen te faktet.

“E fundit, që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i keni hyrë detit në këmbë, që është mirë ta ndaj me ju. Kemi marrë përsipër të jemi në pushtet dhe brinjët t’ia lemë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam pishman.

E vetmja pyetje është a do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi. A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë të përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi apo do të bëjnë politikë. Meqë njërin po e lemë në ballkon, të shkojmë të kapim tre nga këta. Të shkojmë të kapim njërin për diplomë.

Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë.

Në vazhdën e indeksit të perceptuar të korrupsionit, Shqipëria dje doli në Transparency International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka dalë keq, është bërë lajm, kanë dalë nëpër konferenca, kanë bërë emisione, për këtë s’e di a doli gjëkundi,” tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda