×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie.

Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në dosjen e akuzës është lidhja e çiftit  Veliaj-Xoxa me biznesmenin Gentian Sula të Kodrës së Diellit.

Gentjan Sula dhe Erion Veliaj njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit. Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre, Gentiana Sulën.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një tjetër biznesmen i afërt me Erion Veliajn është Shkëlqim Fusha, i kompanisë Fusha i cili në këmbim të një leje ndërtimi në Yrshek ka kaluar një shumë parash në emrin e dy avokateve të lidhur me Ajola Xoxën dhe ata e kanë kaluar gjysmën e shumës në llogaritë e Qendrës HARABEL që kontrollohet prej saj.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se kompania Palushi e Meriman Palushit, ka marrë leje ndërtimi nga Erjon Veliaj në vitin 2019 për ndërtimin e një godinë banimi dhe shërbimi dhe ka financuar dy OJF Qendra “Eventus” dhe OJF “BYL-A” në shumën e 50 mijë eurove. Të dyja OJF kontrollohen nga Ajola Xoxa. Bëhet fjalë për financim festivali artistik.

Ndërsa Sokol Kryeziu i kompanisë “Gerard-A” ka blerë 50 mln lekë piktura pranë “NAN Gallery” që sipas SPAK kontrollohet nga Ajola Xoxa. Ndërsa më herët, Sokol Kryeziu ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim shkarkimi apo faturino.

Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt sh.p.k” që ka marrë disa leje ndërtimi pranë Bashkisë, ai ka financiar sipas SPAK një udhëtim të citit në Roterdam të Holandës, si dhe dy aktiviteteve të për OJF “BYL-A” të Ajola Xoxës për organizimin e dy festivaleve të ICDF (Internacional Contermporari Dance Festival). Të 5 biznesmenët janë nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ndërsa, Elman Abule që rezulton në qendër të skemës së pastrimit të parave dhe firmosjes së faturave fiktive për llogari të kompanive të Ajola Xoxës, është nën “arrest me burg”. Të 8 të dyshuarit do të përballen nesër me Gjykatën e Posaçme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Publikuar më 11.02.2025
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranë...

Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën. Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, […]

Lexo më shumë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Publikuar më 11.02.2025
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose […]

Lexo më shumë

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryeta...

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një […]

Lexo më shumë

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi...

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një variant modest të jetës. Në një emision, […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Publikuar më 11.02.2025
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reagua...

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Në përgjigje të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në […]

Lexo më shumë

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Festuan arrestimin e Veliajt me këngë popullore dhe birra te blloku i sigurisë, policia nis hetimin për tetë persona

Publikuar më 11.02.2025
Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj k...

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë që disa qytetarë të festojnë me këngë e vallë tek paraburgimi në “Mine Peza”. Por për policinë, kjo është prishje e qetësisë publike, ndaj ka nisur hetimet për 8 qytetarë. Blutë e Tiranës thonë se këta persona, përveçse kanë prishur qetësinë publike, nuk i […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda