×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

erion veliaj arrestim bashkia tirane BKH 14

Në reagimin e tij, kryebashkiaku i Tiranës e ka cilësuar prokurorin e çështjes si individi pervers, i cili ka sajuar historinë dhe akuzat e ngritura ndaj tij dhe të shoqes, Ajola Xoxa.

“Historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë”, shkruan ai.

Veliaj pretendon se prokurori ka shkruar se bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ka harxhuar mbi gjysmë milionë euro për blerje online fustanesh dhe bizhuterish, por  në banesën e tyre, sipas Veliajt, nuk është gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë.

“Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, shkruan Veliaj.

Reagimi i Veliajt

Të dashur miq,

Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.

Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.

Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje.

Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.

Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.

A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.

Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Publikuar më 11.02.2025
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranë...

Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën. Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, […]

Lexo më shumë

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Publikuar më 11.02.2025
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bas...

News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në […]

Lexo më shumë

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryeta...

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një […]

Lexo më shumë

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi...

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një variant modest të jetës. Në një emision, […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Nën hetim nga SPAK se pengoi hetimet ndaj çiftit Veliaj-Xoxa, reagon deputetja e PS-së Klotilda Bushka: Jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme!

Publikuar më 11.02.2025
Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reagua...

Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK. Në përgjigje të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda