×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’.

‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të mos komentojmë, edhe kur kryetari i bashkisë së Tropojës u nxorr nga zyra dhe u mbyll në shtëpi, në një qytet në skaj të Shqipërisë, dhe është ndaluar të zbatojë kontratën me zgjedhësit, sepse mbi të rëndojnë akuza, por pa gjyq.

Ajo qe ka ndodhur dje ka kaluar cdo limit në raport jo me të drejtën absolut.

Paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen me të cilin ballafaqohemi të gjithë këtu. Sot jemi në kushtet kur gjendemi para një cështje ku nuk kemi akuzë  për korrupsion dhe një hetim mbi një akuzë, por kemi një hetim për një person.

Nuk është hetuar një akuzë por personi, jeta e një njeriu, e familjes së tij si rezultat i një novele  me dhjetëra faqe anonime e depozituar në shkurt të vitit të kaluar.

Nuk po insinuoj asgjë por po them se për mua nuk është normale nuk ka urgjencë, nuk ka një rrezik shoqëror’, tha Rama.

Rama tha: Kontrata me Veliajn u ndërpre nga dikush që nuk e njoh. Nuk mund ta them nëse Erjoni është I pafajshëm apo fajtor por prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është detyrim.

“Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit. Kemi një hetim për një person, e jo një akuzë për korrupsion. Është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar….Për mua kjo nuk është normale.” tha Rama. 

Rama tha se PS është e vetmja forcë në Ballkan dhe BE e cila nuk ka komentuar lëvizjet e drejtësisë së re. Dhe për këtë nuk shfaq pendesë.

Më tej nxori në pah atë që e quan llumi, dy ekstremet që kërkojnë që SPAK të dënojë këdo vetëm pse është person publik dhe nga ana tjetër ata që shajnë prokurorët. 

‘Ngritja e llumit të gojës në piedestal, triumfi i shpifjeve dhe akuzave të çdo lloj personi për të vetmin faj, që është person publik. Dhe në ato udhëkryqe i sfidoj të bëjnë që nuk e bëjnë asnjëherë një kërkim, le atë gjejnë një forcë tjetër politike në Europën ish lindore. Në rajon nuk kanë për ta gjetur. Ta gjejnë në vende sot ne BE, një forcë që në  vjet resht ka qepur gojën dhe vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas godisni djathtas. Ka ndarë në mënyrë vetëmohuese. Ka marrë kosto, vetveten nga drejtësia. Nuk ka.

Rasti i freskët, miku im ish presidenti i Francës. Hyn del, dënohet, nëpër gjyqe, shkon në televizion dhe ku i dhëmb e ku i djeg prokurorëve në Francë. Nuk ka. Nuk kam asnjë pendesë për këtë. Por ama sot jemi në kushtet kur gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste. Në këtë hapësirë janë ata që bërtasin gijotinë për të gjithë. çdokush që merret me politikë, është një kriminel, hajdut që duhet varur. Dhe janë dhe armiqtë e reformës në drejtësi që çdo natë sulmojnë prokurorët e SPAK. Këto janë dy ekstreme. Nuk jemi as tek njëri dhe as tek tjetri. Duhet të kërkojmë përgjegjshmëri. Jo duke thënë ne. Duke kërkuar përgjegjshmëri.’ 

Rama u ndal gjatë tek arrestimi i Veliajt, teksa vuri në pikëpyetje metodat e prokurorit Ols Dado.

 Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova. Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme.

Sakaq, Rama kujtoi dhe një episod para rënies së regjimit komunist, ku u mor nga sigurimi i shtetit dhe i thanë se ka turpëruar babain. Njësoj sipas tij është dhe intimidimi që SPAK ka bërë me dëshmitarët e Veliaj si dhe me njoftimin se Veliaj nuk ka shfaqur pendesë.

‘Jemi në një situatë shumë delikate. Jo për ne në aspektin politik, jo për ne në aspektin e raportit me drejtësinë. Nuk na takon ne. Nuk do na dëgjojnë nëse Erioni është i fajshëm apo i pafajshëm. Do ngremë shumë pyetje për shumë raste të tjera. Duke mbështetur drejtësinë. Duke kërkuar të drejta në procesin. Unë jam dëshmitar për intimidim personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia para rënies së regjimit, jam futur në makinën e policisë, jam çuar në një repart, dhe aty më është folur për turpin që duhet të ndjeja po tradhtoja babain.

Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë, mirë është ta nderosh babain. Ku jemi këtu? Ku jemi këtu? Që nuk ka lidhje fare me fajësinë apo jo të Erionit. Duke e  mbyllur dua të them këtë që ne kemi lënë një boshllëk në panoramën e zhvillimeve pozitive por jo vetëm pozitive të drejtësisë së re, ku kemi ata që veprojnë të mbështetur dhe sfidoj këdo, këta që na ngrenë dhe na ulin rrugëve. Për mua janë rrugëve, ajo që ndodh në udhëkryqet e kanaleve të mbrëmjes është rrugaçëri.’

Lidhur me arrestimin e Veliajt, Rama tha se kontrata e kryetarit të zgjedhur nga qytetarët është ndërprerë nga dikush që ai vetë nuk e njeh as me fytyrë.

“Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek mln zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të  tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës.

Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht dhe sinqerisht nuk e njoh as me fytyre dhe ndërkohë kur zgjidhet  ka një llogari të përditshme. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marri pa gjyq  dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua, se llogari përpara kujt jep.

Nuk e di dhe nuk më takon mua ta them nëse Erioni është i pafajshëm dhe nëse është fajtor, por unë di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo thjesht një detyrim ndaj tij si ndaj çdo individi, nga ana e kujt do që ka detyrën të trajtojë çështje që lidhen me drejtësinë, por është detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur, në mënyrë që të bëhen të dyja edhe puna me kontratën ndaj zgjedhësve edhe puna e drejtësisë.

Për hir të vërtetës ne deri sot kemi zgjedhur të mos kometojmë edhe kur kryetari i Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, në një qytete në skaj të Shqipërisë dhe i është ndaluar të zbatoj kontratën e zgjedhësve sepse mbi të rëndon një akuzë, por pa gjyq”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar. Kryetari i komisioni të ligjeve?! 

Jo se mund të mos jetë i dyshuar, por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhënë asnjëherë e drejta e fjalës.

Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë.”- tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Shpërngulja e palestinezëve nga Gaza edhe në Shqipëri, si e pranon presidenti Trump dhe mohimi nga kryeministri Rama

Publikuar më 12.02.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është...

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është një nga destinacionet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi ta ketë “pastruar” rripin e tokës nga palestinezët. Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!

Publikuar më 11.02.2025
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranë...

Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën. Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, […]

Lexo më shumë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Veliaj tregon për natën e parë në qeli dhe sulmon prokurorin: Ky pervers që më pyeste mua për fustanet e gruas më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte të kontrollonte gruan e tij në punë

Publikuar më 11.02.2025
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish ...

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish pas arrestimit të tij më urdhër të Prokurorisë së Posaçme një ditë më parë, 10 shkurt, pasi dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose […]

Lexo më shumë

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Zbardhet dosja e SPAK për lidhjet e Veliajt me biznesmenët. Sokol Kryeziu, nga fshesar i Bashkisë u bë biznesmen që bleu veprat e artit të Ajolës

Publikuar më 11.02.2025
News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bas...

News24 mëson detaje të dosjes hetimore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku i pari ndodhet nën arrest me urdhër të SPAK, ndërsa e dyta në arrest shtëpie. Ndaj Erion Veliajt, rëndojnë akuza për korrupsion ne 9 raste dhe pastrim parash. Episodi i parë që përshkruhet në […]

Lexo më shumë

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Edi Rama: Erion Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut, SPAK ka dalë nga shinat!

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryeta...

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një […]

Lexo më shumë

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

“Kemi një derrkuc të vogël ku hedhim kursimet dhe bëjmë pushime”, si flisnin për pasurinë 10 vite më parë çifti Veliaj-Xoxa (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi...

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi vëmendjen menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhuteri dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një variant modest të jetës. Në një emision, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda