Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri “Shekulli Group”
Nga Çiljeta, Albana Osmani, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Klea Huta apo Ilir Shaqiri, disa artistë dalin në mbështetje të Veliajt: Qëndro i fortë, Lal!
Publikuar më 11.02.2025 nga shekulli_admin
Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën.
Albana Osmani, dikur moderatore shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit.
“Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.
Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetja e vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave. A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?
Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit. Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë. Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit”, shkruan Osmani.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka reaguar pas arrestimit të bujshëm të Erion Veliajt, duke i shprehur mbështetje përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Ajo e ka cilësuar kryebashkiakun e Tiranës si një njeri të drejtë, të fortë dhe me zemër të madhe.
“Ti je i fortë, je çun flori, je zemërmirë që s’ke lënë artist pa mbështetur, pa bërë dallime partie. Ti je i butë, je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi. Ti je një djalë punëtor me vizion që e bëre këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë. Të drejtat gjithmonë dalin në dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty”, shkruan Xhilaga.
Çiljeta Xhilaga ka qenë dikur një mbështetëse e zjarrtë e Partisë Demokratike dhe e ish-kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, në vitin 2021 ajo iu bashkua fushatës së socialistëve në Tiranë, duke mbështetur hapur Veliajn.
Një reagim ka pasur edhe nga balerini i njohur Ilir Shaqiri e Klea Huta të cilët shkruajnë se Veliaj transformoi qytetin e Tiranës.
“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.
“I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë”, shkruan Klea Huta.
Përpos transformimit të kryeqytetit, këngëtari Ardit Çuni shkruan se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.
Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan
Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: “Forca Lali, të kemi xhan!”, shkruan ajo. Ndërsa, Anxhela Peristeri ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut.
“Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën”, shkruan ajo.
Ilnisa Agolli mesazh mbështetës për Veliajn: Qëndro i fortë
Moderatorja Ilnisa Agolli ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një mesazhi publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Agolli ka shkruar “Stay strong” (Qëndro i fortë)
Ardit Çuni në krah të Veliajt: Në këto 10 vite ke transformuar Tiranën, ke mbështetjen e gjithë atyre që e vlerësojnë punën
Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ai thekson se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.
“Lali në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde”, thekson Ardit Çuni.
Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, t’i e bëre Tiranën vend më të mirë
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka kthyer Tiranën në një vend më të mirë.
“Forca Lali, ke mbështetur te madh e të vogël dhe ke bërë për këtë vend më shumë se kushdo. I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë”, shkruan Klea Huta.
Ilir Shaqiri në krah të Veliajt: E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet, never give up Lal
Balerini i njohur Ilir Shaqiri që punon dhe jeton në Itali ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun e arrestuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shaqiri I kërkon kryebashkiakut Veliaj që të mos dorëzohet, pasi e ka transformuar Tiranën.
“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli" mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë p...
Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur këtë të mërkurë në Hagë për të miratuar një rritje të paparë të shpenzimeve ushtarake, pavarësisht dyshimeve të vazhdueshme mbi angazhimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj aleancës. Trump i shqetësoi aleatët duke vënë në pikëpyetje paktin thelbësor të mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s përpara samitit të së martës. […]
Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit...
Genc Deromemaj është emëruar në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës. Genc Deromemaj zëvendëson në krye të Kadastrës së Vlorës Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë. Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. […]
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë t...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Hagë të Holandës me presidentin e SHBA-së Donald Trump, raporton Anadolu. Erdoğan dhe Trump u takuan pas një darke të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e krerëve të shteteve […]
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion B...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave të Tiranës për 11 majin. Ankesa konkrete e Braçes, ka të bëjë me shpalljen prej KAS si të pavlefshme të një vote për Partinë Socialiste. […]
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon m...
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon me intensitet, ndërsa deri më tani janë rinumëruar 793 kuti votimi, mbi gjysma e totalit të kutive në këtë qark. Sipas të dhënave paraprake, procesi nuk ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve të fituara nga partitë në rezultatin paraprak, megjithatë ka nxjerrë në pah një […]
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur nj...
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar. Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth. “Duke supozuar se gjithçka do të shkojë […]
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]