![](https://shekulli.com.al/admin/wp-content/uploads/2025/02/komisioni-i-medias.jpg)
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Medias kanë rënë dakord që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH. Kjo për shkak të parregullësive qe jane gjetur në garën për drejtuesin e ri të RTSH.
![komisioni i medias](https://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2025/02/komisioni-i-medias.jpg)
“Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH, ku 8 janë anëtarë dhe 1 është kryetari i Këshillit Drejtues. Propozoj që nesër të bëjmë dëgjesa me 9 anëtarët, secili me kohën e vet, duke parashikuar një kohë prej 20 minutash për secilin për të mbaruar dëgjesat”, tha kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa.
Më herët, kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa në emër të kryesisë së Kuvendit theksoi se nuk janë zbatuar në vite rekomandimet e Kuvendit.
Sipas saj, anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH ishin të painformuar, por nuk i shpëton mosdija nga shkelja e ligjit.
“Kryesia vlerëson se Këshilli është në shkelje të ligjit, cenon integritet imazh të RTSH dhe ndodhen në kushtet e shpërdorimit të detyrës, neni 115 i Kuvendit. Ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkimin e anëtarëve – të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës dhe për t’iu drejtuar kryetares së Kuvendit për të shkarkuar 9 anëtarët e këshillit, duke qenë se 2 të tjerët dhanë dorëheqjen”, tha Zhupa.
I të njëjtit mendimin ishin edhe deputetët e PS, Evis Kushi dhe Petro Koçi, ky i fundit tha se duhet një reformim i thellë.
“Duhet të fillojmë një proces të rishikimit të kuadrit ligjor, ka qenë një rast i përsëritur dhe duhen marrë masa. Mendoj edhe të rishikojmë ligjin ose statutin ose kodin e etikës, të shohim në detaje të gjithë kuadrin ligjor për të parandaluar shkelje të tilla në të ardhmen”, tha Kushi.
“Ka nevojë për një reformë më të thellë. Formula aktuale është politike dhe ka nevojë për një tjetër, për mënyrën si propozohen dhe votohen në Parlament anëtarët e këshillit drejtues. E meta kryesore është formula politike. Duhet rishikuar formula”, u shpreh Koçi.PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion.
Vendimi u votua “pro” nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Medias.
Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do t’a dërgojë në seancë plenare për miratim.
“Është gjetur me shkelje të rënda dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë me lejen tuaj dhe për shkak se këto janë me inciale, do kërkoja t’i lexonit në mënyrë individuale. Të jeni të bindur që të gjitha janë me shuma konkrete për shkelje që nga Këshilli Drejtues, orkestra sinfonike, te pagat, e me radhë të cilat janë shkelje që i kanë kushtuar edhe para buxhetit të shtetit.
Duhet thënë që Këshilli nuk ka pasur asnjë reagim nga shkarkimet e padrejta që janë bërë nga puna që sot janë në gjyqe. Nëse këshilli do zbatonte kompetencat e veta, kjo gjë do të ishte shmangur. Nuk mund të fshihen që nga fakti që një drejtor “X” bëri një zgjedhje se ata kishin të drejtë ta shkarkonin. Është në shkelje të kuadrit ligjor për funksionimin e tij duke cenuar imazhin e transmetuesit publik. Bazuar në nenin 115 trë rregullores Kuvendit, ne ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkim të anëtareve me ligj. Të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës për të shkaktuar 9 anëtarët e ngelur të këshillit drejtues, kryetarin dhe 8 anëtarët. Të ndjekim procedurën ligjore dhe tu japim të drejtën për tu dëgjuar vetëm apo me avokat si të kenë dëshirë para këtij komisioni për ti dhënë të drejtën dhe në më pas për ti shqyrtuar”-u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.
“Dua të prezantoj qëndrimin e deputetëve të maxhorancës që nuk bazohet vetëm në një ngjarje por qëndrim i konsoliduar, Bazohet në të gjitha argumentet faktet provat dhe të gjitha elementët që i kemi të parashtruara në raport. Nuk ka asnjë diskutim që këshilli drejtues në mënyrë të përsëritur ka shkelur ligjin dhe statutin, gjithë kuadrin ligjor. Në mënyrë të përsëritur. Ngjarja e fundit për zgjedhjen e drejtorit ishte pika e fundit që derdhi gotën pro shkelje dhe problematika, ka pasur në mënyrë të përsëritur dhe nuk është hera e parë që i vëmë në dukje por në çdo mbledhje që kemi zhvilluar për çështje për veprimtarinë e këtij institucioni. Ka pasur vërejtje nga të dyja krahët. Për sa i takon rastit më të fundit siç e përmendët, nuk janë respektuar hapat e procedurës, janë skualifikuar kandidatë që plotësonin kriteret. Nuk është respektua vota e fshehtë e të tjera. Është e dokumentuar që shumë prej anëtarëve të këtij këshilli janë në konflikt interesi. Nuk ka ndodhur në asnjë institucion që mos të prezantohet raporti. Këshilli drejtuesi i RTSH ka eliminuar dhe shmangur, të mos ushtrojë një detyrim me kushtetutë dhe ligj për të prezantuar raportin vjetor”-u shpreh Kushi.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/