×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Protesta e opozitës, Berisha bën thirrje për bashkim para zgjedhjeve: PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar, ftoj edhe socialistët e ndershëm që të bashkohen me ne

Në Shqipëri, opozita iu rikthye të shtunën pasdite protestave, por duke u mbledhur, në ndryshime nga më parë, vetëm përpara godinës së qeverisë. Përpara disa mijëra mbështetësve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, renditi një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe afera korruptive të qeverisë së tij, duke u mbështetur më së shumti dhe në deklaratat publike të ish zëvendëskryeministrit socialist Arben Ahmetaj, nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe prej më shumë se një viti e gjysëm në arrati.

Screenshot_1

Ndërsa vendi ndodhet gati 3 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, zoti Berisha shfrytëzoi fjalën e tij për të shpalosur disa nga pikat kryesore të programit të opozitës. “Është programi i lirisë dhe të drejtave të njeriut, programi i përmbysjes së modelit të deritanishëm të përdorimit të buxhetit, programi i rritjes së rrogave dhe pensioneve, programi i modernizimit të shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe fushat e tjera”, deklaroi ai.

Opozita hyn në këto zgjedhje, pas një periudhe të gjatë, gati traumatike përçarjeje. Ndonëse zoti Berisha, arriti të rimerrte kontrollin e Partisë Demokratike, lufta e brendshme ka prodhuar megjithatë një fragmentarizim të saj, me disa forca të reja politike që kanë rrjedhur nga rradhët e partisë Demokratike. Pavarësisht peshës së tyre elektorale, që mbetet për t’u provuar, sistemi zgjedhor penalizon shpërndarjen e votave. Nga ana tjetër, një ndër aleatët e PD, Partia e Lirisë, vuan pasojat e arrestimit të drejtuesit të saj, ish presidentit Ilir Meta, i dyshuar për “korrupsion e pastrim parash”. Ai përshëndeti protestën përmes një mesazhi audio nga burgu.

Zoti Berisha, ndonëse deklaroi se partia e tij është më e bashkuar se kurrë, i mëshoi nevojës që të gjitha forcat opozitare të jenë nën një ombrellë të vetme, në zgjedhje. “Iu garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar. Ftoj të gjitha partitë politike që i thonë me ndërgjegje vetes opozitës, të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe, narkodiktaturës. Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës, të bashkoheni me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët”, deklaroi zoti Berisha.

Ai pati dhe një thirrje për atë që njihet si elektorati gri. “Mos harroni që, historia ne shqiptarëve na ka mësuar se e keqja, se diktatura pas lufte nuk desh asgjë tjetër përveç heshtjes së shumicës. Se shumica e heshtur, me dashje apo pa dashje bëhet aleate e diktaturës. Ndaj të ngrihemi, heshtja të mos na topisë, por të shkojmë tek kutia e votimit. Të marrim të gjitha përgjegjësitë qytetare për të votuar dhe larguar me votën tonë regjimin më të keq, diktaturën më të keqe, më antishqiptare”, u shpreh zoti Berisha.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, të cilat ishin karakterizuar nga akte force dhe përplasje me policinë, këtë herë gjithshka shkoi paqësisht. Gjatë protestës, pati vetëm hedhje të shashkave, nga të cilat mësohet se tre punonjës policie u lënduan lehtazi.

Parpara nisjes se protestës, kryeministri Edi Rama shpërndau një postim rrjetin social “X”, ku me tone deniguese ndaj opozitës dhe drejtuesit të saj Berisha ai shkruant se “vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”. /VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ilir Meta sulmon Braimllarin: Unë mbahem në burg për firmat e tij për lobimin në SHBA, hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas

Ilir Meta sulmon Braimllarin: Unë mbahem në burg për firmat e tij për lobimin në SHBA, hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas

Publikuar më 08.02.2025
Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh...

Edhe pse aktualisht në burg, Ilir Meta ka dërguar një mesazh gjatë protestës së sotme të opozitës, duke iu drejtuar protestuesve përmes një mesazhi zanor. Ai u shpreh se po mbahet në burg nga firmat e një ish-zyrtari të LSI-së që hyri në SPAK si opozitar dhe doli si rilindas, duke iu referuar Endrit Braimllarit. […]

Lexo më shumë

Drejtësia e munguar për 4 të rinjtë e vrarë dhe mbi 60 të plagosurit gjatë protestave kundër komunizmit në Shkodër

Drejtësia e munguar për 4 të rinjtë e vrarë dhe mbi 60 të plagosurit gjatë protestave kundër komunizmit në Shkodër

Publikuar më 08.02.2025
Një fotografi e shkrepur gjatë protestave të vitit 1991 nga ...

Një fotografi e shkrepur gjatë protestave të vitit 1991 nga Angjelin Nenshati. Foto kortezi e Leon Nenshati. Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991. Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit […]

Lexo më shumë

Sot Berisha mban protestën e PD-së pas akuzave të Arben Ahmetajt, Rama: Bufi i stërplakur dilka bashkë me kënetën e tij të frymëzuar nga broçkullat e një të arratisuri nga drejtësia

Sot Berisha mban protestën e PD-së pas akuzave të Arben Ahmetajt, Rama: Bufi i stërplakur dilka bashkë me kënetën e tij të frymëzuar nga broçkullat e një të arratisuri nga drejtësia

Publikuar më 08.02.2025
Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestë kombëtare, p...

Sot Partia Demokratike do të zhvillojë protestë kombëtare, protestë e cila sipas PD po mbahet kundër korrupsionit të mazhorancës në pushtet dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta është njoftuar të fillojë në orën 17:00, dhe mbështetësit e opozitës do të tubohen përpara Kryeministrisë. Pritet që Sali Berisha dhe disa drejtues të tjerë të opozitës të mbajnë […]

Lexo më shumë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Publikuar më 07.02.2025
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqi...

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën […]

Lexo më shumë

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Publikuar më 07.02.2025
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol ...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027. Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë ka pasur shumë stigma, por shtoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit. Ai deklaroi se […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Publikuar më 07.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme. Ai e tha këtë para një takimi dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Trump gjithashtu përsëriti se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin. “Duhet […]

Lexo më shumë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

Publikuar më 07.02.2025
Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Bal...

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Romario Brunga. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës. Policia e Lezhës deklaroi se viktima ka vetëm […]

Lexo më shumë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikuar më 07.02.2025
Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se ja...

Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene. Llogaria është mbyllur tashmë. Shpërndarja e imazheve ka dëmtuar rëndë reputacionin e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda