×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Drejtësia e munguar për 4 të rinjtë e vrarë dhe mbi 60 të plagosurit gjatë protestave kundër komunizmit në Shkodër

Plumba kundër lirisë: Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

Një fotografi e shkrepur gjatë protestave të vitit 1991 nga Angjelin Nenshati. Foto kortezi e Leon Nenshati.

Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991.

Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit e plagosur. Katër të rinj u vranë – Bujar Bishanaku, Arben Broci, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

I pyetur për motivet e tij si një adoleshent që merrte pjesë në protesta, Murana tha se ai thjesht dëshironte gjërat më bazike në jetë.

“Gjërat që na frymëzuan në atë kohë ishin të vogla dhe të thjeshta – të kishim mundësinë të shkonim në kishë dhe të thonim ‘Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë’, të kishim mundësinë të shkonim në xhami dhe të lexonim fjalët e profetit. Sot mund të duken gjëra të vogla, por për ne ishin thelbësore në atë kohë,” tha Murana.

Demonstratat për në Shqipëri demokratike kishin tërhequr vëmendjen ndërkombëtare kur protestuesit rrëzuan një statujë të madhe prej bronzi të diktatorit komunist Enver Hoxha në sheshin kryesor të Tiranës në shkurt 1991.

Protestat në Shkodër shpërthyen pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, të mbajtura më 31 mars 1991. Partia e Punës e Shqipërisë fitoi bindshëm, duke mundur Partinë e re Demokratike, e cila ishte formuar vetëm disa muaj më parë pas legalizimit të partive politike opozitare.

Fitorja e komunistëve ishte e papranueshme për banorët e Shkodrës, ku shumë kishin vuajtur nën regjimin represiv komunist. Ata besonin se rezultatet ishin manipuluar. “Jam i bindur që këto nuk ishin zgjedhje të rregullta,” tha Murana.

Demonstratat filluan më 1 prill, por u intensifikuan ditën tjetër, kur njerëzit u mblodhën para godinës së Komitetit të Partisë në Shkodër.

“2 prilli filloi relativisht qetësisht dhe pastaj njerëzit filluan të mblidheshin në masë,” kujton Murana, i cili atë ditë ishte në shkollë të mesme.

“Ata [mësuesit] nuk donin të na linin të bashkoheshim, ndoshta ishte një urdhër nga Ministria e Arsimit, por bashkë me disa miq, u hodhëm nga kati i dytë dhe shkuam në shesh.”

Ndërsa protestuesit u përplasën me policinë, forcat e sigurisë hapën zjarr. Por protestuesit nuk u tërhoqën. “Ne kundërshtuam sa herë që ata hapnin zjarr,” tha Murana.

“Përleshja e shtyu turmën drejt Komitetit të Partisë dhe forcave të armatosura, i detyroi ata të kërkonin përforcime dhe ata dolën me automjete të blinduara për të shpërndarë turmën. Një plumb më goditi drejt e në kraharor,” tha Murana.

Ai ishte një nga shumë të plagosurit nga të shtënat, përfshirë katër studentët që humbën jetën nga plagët e marra. Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu ishin të dy 22 vjeç, ndërsa Arben Broci dhe Besnik Ceka ishin 21.

S’ka drejtësi

Një kolazh nga Angjelin Nenshati me katër viktimat e vrara gjatë protestave të vitit 1991 në Shkodër. Foto kortezi e Leon Nenshati.

Sipas Arkivit Online të Viktimave të Komunizmit në Tiranë, Kujto.al, disa drejtues të degës së Partisë së Punës dhe zyrtarë të policisë në Shkodër u ndoqën penalisht për vrasjet e 2 prillit 1991.

Të dënuarit ishin: Xhemal Dymylja, sekretari i parë i Partisë në Shkodër; Çapajev Taçi, zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Shkodër; Hajredin Shyti, zëvendësministër i Brendshëm; Dilaver Papare, shefi i policisë në Shkodër; Gjek Celaj, zëvendës shefi i policisë në qytet.

Megjithatë, të gjithë të dënuarit u liruan përmes një amnistie në vitin 1997, duke bërë që rrethanat e vrasjeve të mos hetoheshin më kurrë në mënyrë të plotë dhe zyrtare.

“Drejtësia nuk u bë kurrë, sepse të drejtat e të përndjekurve nuk u respektuan dhe nuk u vlerësuan,” tha Zenel Drangu, i cili drejton një organizatë në Shkodër që përfaqëson personat e përndjekur nga regjimi komunist.

Në kohën kur ndodhën vrasjet, ministri i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili mbeti një figurë e rëndësishme politike edhe pas rënies së komunizmit dhe madje shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për rreth katër vjet.

Një dokument, i cili pretendohet të jetë firmosur nga Ruçi, urdhëronte policinë “t’i godasë fort” protestuesit.

Harris Murana tha se ngjarja i la pasoja të thella psikologjike.

“Trauma që më shkaktoi erdhi nga zhgënjimi për mungesën e drejtësisë në vend dhe nga mungesa e vullnetit të të gjitha partive politike që kanë qenë në pushtet pas vitit 1992 për ta zbardhur atë çështje.”

Ai shtoi se fakti që Ruçi vazhdoi të ishte deputet për shumë vite pas rënies së regjimit “më bën të mendoj se nuk ka pasur kurrë vullnet politik për të sqaruar këtë ngjarje”.

Megjithatë, Murana beson se protestat e prillit 1991 arritën diçka të rëndësishme:

“2 Prilli ishte një revolucion kundër së keqes, ai rrëzoi komunizmin,” deklaroi ai.

S’ka llogaridhënie

Fatmir Amuli dhe Zenel Drangu. Foto: BIRN.

Fatmir Amuli ishte gjithashtu në protestat e prillit 1991. Në atë kohë, ai ishte 32 vjeç.

“Shkova përpara Komitetit të Partisë [për të protestuar] me miqtë e mi rreth orës 07:30. Studentët mbërritën në të njëjtën kohë, por policia ishte [tashmë] e përgatitur me automjete emergjence. Fillimisht mund të kenë qenë 200 deri në 300 vetë, por më vonë u mblodhën shumë më tepër,” tha Amuli për BIRN.

“Ajo që po ju tregoj sot duket e pabesueshme. Ata hapën zjarr drejtpërdrejt ndaj njerëzve me armë automatike, por njerëzit kundërpërgjigjeshin,” tha ai. “Oficerët e policisë te Komiteti i Partisë qëlluan me armë drejt turmës, pati breshëri të mitralozëve dhe mund të kenë qenë rreth 100 persona të plagosur.”

Amuli, i cili më vonë u bë një nga themeluesit e Partisë Demokratike në zonën e Shkodrës – partia e parë politike e krijuar pas komunizmit – beson se zyrtarët e lartë të asaj kohe duhet të ishin dënuar për si përgjegjës për vrasjet.

“Njerëzit që dhanë urdhrat, Gramoz Ruçi dhe Ramiz Alia, duhej të ishin dënuar,” tha ai.

“Për fat të keq, drejtësia nuk është bërë kurrë për viktimat.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Publikuar më 10.07.2025
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Publikuar më 09.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

Lexo më shumë

Jamarbër Malltezi flet për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak: U burgosa për tokën time dhe më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë fëmijëve. Berishës i thashë të largohej pas 11 majit

Jamarbër Malltezi flet për herë të parë pas lirimit nga arresti shtëpiak: U burgosa për tokën time dhe më vjen keq që nuk iu jam gjendur pranë fëmijëve. Berishës i thashë të largohej pas 11 majit

Publikuar më 09.07.2025
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ...

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka folur sot për herë të parë në “Breaking” Top News, pas lirimit nga arresti i shtëpisë me garanci pasurore. Malltezi tha se nga i gjithë ky proces, i vjen keq që nuk ka mundur të jetë pranë fëmijëve të tij. Ai tha se është burgosur për tokën […]

Lexo më shumë

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

Publikuar më 08.07.2025
Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ...

Gjykata e Fierit ka marrë vendimin për lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji. “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”, tha Ervin Salianji pas daljes nga Gjykata. Trupa gjykuese vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë. Gjithashtu, shërbimi i provës dhe IEVP Fier […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda