×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027.

Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë ka pasur shumë stigma, por shtoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit. Ai deklaroi se Shqipëria pretendon të marrë Kupën e Botës në mikpritje. Rama deklaroi se vjedhjet janë në nivelin më të ulët në Europë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencë për media në Spanjë, u pyet nëse po dështon marrëveshja mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët. Kreu i qeverisë shqiptare tha se për këtë duhet të pyetet kryeministrja italiane, Georgia Meloni.

Sipas kryeministrit Rama roli i Shqipërisë në këtë marrëveshje është shumë i thjeshtë, duke theksuar “se i është kërkuar nga Italia për ta ndihmuar”.

Kreu i qeverisë theksoi se çdo gjë që ndodh me këtë marrëveshje duhet pyetur pala italiane, pasi është një operacion 100% nën vëzhgimin italian.

Ndërsa i pyetur nëse mund të bëhet e njëjta marrëveshje edhe me Spanjën, pasi Shqipëria të bëhet anetare e BE, Rama u përgjigj: “Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet shumë me gjeografinë”.

Pyetje: Javën e kaluar drejtësia italiane refuzoi për herë të tretë të zhvendosë emigrantët nga Italia në Shqipëri. Do doja të dija se cili është mendimi juaj për këtë dhe pse duket sikur plani po dështon?

Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë dhe pyetja duhet t’i drejtohet simotrës sime italiane, pra simotrës së Italisë, Georgia Meloni sepse për ne, të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thjeshtë, është një rol shumë i thjeshtë.

Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë dhe kur Italia kërkon, ne ndihmojmë gjithmonë sepse marrëdhënia jonë është mijëvjeçare.

Ne i detyrohemi shumë Italisë, sidomos për atë çfarë Italia ka bërë pas rënies së komunizmit e që na ka ndihmuar shumë në momente tejet dramatike. Së fundmi, por jo nga rëndësia, kur patëm tërmetin shkatërrues, trupat italiane të emergjencave civile erdhën dhe rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat, kështu që ata na e kërkuan këtë dhe e ndihmuam, siç mendoj çdo vend europian, çdo komb europian duhet të ndihmojë tjetrin apo duhet të ndihmojë njëri-tjetrin.

Është një operacion që është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane. Dy qendrat kanë tipare extra-territoriale ndaj siguria, lëvizja, trajtimi, aspekti ligjor gjithçka është italiane. Kështu që, do duhet të pyesni palën italiane, jo ne.

Pyetje: Ju nuk mendoni se është e mundur që keni një marrëveshje të tillë me Spanjën kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së?

Rama: Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet po kështu shumë me gjeografinë. Në qoftëse e keni idenë e pozicionit gjeografik të dy vendeve, ne jemi njerëzit thonë të ndarë por unë them  jemi të bashkuar nga deti me Italinë dhe e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se migrantët nuk ndalojnë në Itali sepse po të ndalojnë në Itali hyjnë në territorin e Bashkimit Europian dhe vihen në lëvizje procedura të tëra, por ata ndalojnë në Shqipëri dhe sa e bëshme do të ishte për Spanjën që të ndalonin në Shqipëri, nuk e shoh këtë gjë të mundshme dhe nuk mendoj që në fund të fundit, kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës kufitare europiane dhe të krizës së emigracionit sepse Europa besoj deri më tani gjendet në një pozicion të vështirë. Nga njëra anë, i duhet të merret me shumë emigracion të paligjshëm dhe me një porozitet shumë shqetësues të kufijve të vet dhe nga ana tjetër i duhet që të përballet me një rënie demografike dramatike.

Kështu Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por ka nevojë për gjithmonë e më shumë emigrantë. Si zgjidhet kjo? Nuk më takon mua të jap leksione apo të këshilloj askënd, por besoj që pikë së pari, kjo nuk është çështje në shërbim të gatimit politik të mishit, pra kush tregon më shumë muskuj kundër emigrantëve, kush është më i vendosur të sprapsë, kush është më i djathtë, kush është më i majtë, kush është më kështu dhe kush është më ashtu sepse kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë, duke kthyer diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e forcës së punës në një luftë kulturore dhe kjo mund ta shkatërrojë shpirtin e Europës.

Kështu që, për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, përtej së majtës, përtej së djathtës, përtej interesave zgjedhore, përtej nevojës për të marrë më shumë vota dhe për të ndezur frikën në stomakun e njerëzve për t’i marrë këto vota, Evropa do të jetë në telashe.

Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe do të bëjë diçka shumë më gjithëpërfshirëse, sigurisht, duke kontrolluar kufijtë shumë më me vendosmëri, por edhe duke u hapur ndaj emigracionit të ligjshëm, duke krijuar një mënyrë shumë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës dhe kështu me radhë, atëherë do të jetë një fitore e madhe për Evropën dhe për brezat e ardhshme. Në të kundërt, nuk e di, do të jetë shumë e vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Publikuar më 07.02.2025
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqi...

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Publikuar më 07.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme. Ai e tha këtë para një takimi dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Trump gjithashtu përsëriti se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin. “Duhet […]

Lexo më shumë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

Publikuar më 07.02.2025
Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Bal...

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Romario Brunga. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës. Policia e Lezhës deklaroi se viktima ka vetëm […]

Lexo më shumë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikuar më 07.02.2025
Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se ja...

Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene. Llogaria është mbyllur tashmë. Shpërndarja e imazheve ka dëmtuar rëndë reputacionin e […]

Lexo më shumë

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Publikuar më 06.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur ...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur se punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me periudhën para pandemisë. Rama u bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, në sektorin e turizmit, të kthehen në vendin tonë sepse sipas kreut të qeverisë në Shqipëri është më mirë. “12 milionë […]

Lexo më shumë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Publikuar më 06.02.2025
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e...

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni. Pas marrjes në pyetje të të gjithë familjarëve të familjes Gjoni dhe marrjes në pyetje disa herë të autorit, policia ka zbardhur shkakun e ngjarjes së rëndë, ku konflikti që solli krimin brenda në […]

Lexo më shumë

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Publikuar më 05.02.2025
Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes ...

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit sot akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK. Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani […]

Lexo më shumë

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Publikuar më 05.02.2025
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për refor...

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore dhe FMN i kishin kërkuar qeverisë shqiptare që të ulte pensionet dhe të rriste çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda