×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Kam një hall shumë të madh”, zbulohet telefonata e fundit e 25-vjeçarit Romario Brunga, para se të gjendej i pajetë në makinë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një makine në Balldre të Lezhës. Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimë ka mbetur 25-vjeçari, Romario Brunga. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë gjetur të riun pa shenja jete në makinë dhe kanë lajmëruar Policinë e Lezhës.

Romario Brunga (Viktima)

Policia e Lezhës deklaroi se viktima ka vetëm një plumb në trup.

Lezhë/ Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore”, thuhet ne njoftim.

Burime bëjnë me dije se ai ishte martuar në muajin Gusht të vitit të kaluar. I riu është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, teksa në dorë mbante një armë zjarri pistoletë, teksa kishte vetëm një plumb në ballë. Gjithashtu, edhe automjeti nuk kishte dëmtime nga jashtë.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Policia e Lezhës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Pista kryesore ku po hetohet është ajo e vetëvrasjes, teksa mësohet se i riu kishte probleme familjare me prindërit e tij.

Kamerat e sigurise kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pashqetësuar, ka hipur ne makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dergon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon. Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Romario Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut të tij. Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25 vjeçarin Romario Brunga.

Familjarët kanë deklaruar se i riu nuk ka pasur ndonjë problem apo ka shfaqur shenja depresioni. Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë, 25-vjeçari Romario Brunga, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë, është parë duke komunikuar vazhdimisht me telefon, gjatë kohës që udhëtonte nga puna në drejtim të banesës së tij.

Policia ka sekuestruar telefonin për të hapur tabulatet apo për të parë nese ka mesazhe që identifikojnë shkaqet që mund të kenë çuar drejt vetëvrasjes 25-vjeçarin, nëse do të rezultojë e tillë.

Ai punonte si kamarier në zonën e Balldrenit dhe kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, teksa në muajin Gusht të vitit të kaluar ishte martuar.

Në foto: Romario Brunga

Nga hetimet e kryera nga Policia e Lezhës ka rezultuar se Romario Brunga kishte vetëm një plagë plumbi në ballë dhe një gërvishtje në dorë. Ndërkohë, automjeti i tij nuk ka patur asnjë dëmtim nga pjesa e jashtme. Pistoleta e gjetur pranë dorës së viktimës ka qenë e mbushur.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Detajet e mësipërme kanë ngritur dyshime tek grupi hetimor i ngritur nga Policia e Lezhës se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, teksa po punohet për gjetjen e shkaqeve që e kanë çuar drejt këtij akti ekstrem.

Familjarët dhe të afërmit e të ndjerit kanë deklaruar se i riu nuk kishte treguar për ndonjë problem apo të kishte shfaqur shenja depresioni kohët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Leskovik liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Publikuar më 07.02.2025
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqi...

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron. Emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi. Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën […]

Lexo më shumë

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Rama refuzon të përgjigjet nëse ka dështuar marrëveshja me Italinë për emigrantët: Duhet të pyesni Melonin, Shqipëria thjesht ka rol ndihmues

Publikuar më 07.02.2025
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol ...

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Madrid, ku u fol edhe për faktin që në Tiranë do të mbahet Kongresi Botëror i Ligjeve më 2027. Rama u shpreh se për shqiptarët dhe Shqipërinë ka pasur shumë stigma, por shtoi se tashmë vendi ynë ka 12 milionë vizitorë të huaj në vit. Ai deklaroi se […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Presidenti Trump: Duhet t’i japim fund kësaj lufte. Javën tjetër do të takoj Zelenskyn, do të flas edhe me Putinin

Publikuar më 07.02.2025
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme. Ai e tha këtë para një takimi dypalësh në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba. Trump gjithashtu përsëriti se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin. “Duhet […]

Lexo më shumë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikonin video intime e të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentet në Instagram, policia identifikon dy vajzat në Korçë

Publikuar më 07.02.2025
Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se ja...

Policia në Korçë ka identifikuar dy vajza, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene. Llogaria është mbyllur tashmë. Shpërndarja e imazheve ka dëmtuar rëndë reputacionin e […]

Lexo më shumë

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Rama u bën thirrje emigrantëve: Hajdeni këtu se është më mirë, çfarë bëni në Greqi?! Punësimi në turizëm është rritur me 14.1%

Publikuar më 06.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur ...

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’sy’, është shprehur se punësimi në sektorin e turizmit është rritur me 14.1% krahasuar me periudhën para pandemisë. Rama u bëri gjithashtu thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi, në sektorin e turizmit, të kthehen në vendin tonë sepse sipas kreut të qeverisë në Shqipëri është më mirë. “12 milionë […]

Lexo më shumë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Babai vrau djalin pas debatit për pronën, dëshmitë: Asim Gjoni u godit me thikë nga i ati, pasi motra e divorcuar kërkonte pjesën e shtëpisë

Publikuar më 06.02.2025
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e...

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni. Pas marrjes në pyetje të të gjithë familjarëve të familjes Gjoni dhe marrjes në pyetje disa herë të autorit, policia ka zbardhur shkakun e ngjarjes së rëndë, ku konflikti që solli krimin brenda në […]

Lexo më shumë

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Partitë e reja, Agron Shehaj nxjerr dokumente për të akuzuar Adriatik Lapajn se ka lidhje me trafikantët, përgjigjet kreu i “Shqipëria bëhet”

Publikuar më 05.02.2025
Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes ...

Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit sot akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK. Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një dokument ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani […]

Lexo më shumë

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Rama sulmon opozitën: BB dhe FMN na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, por thamë jo. PD thotë hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti

Publikuar më 05.02.2025
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për refor...

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore dhe FMN i kishin kërkuar qeverisë shqiptare që të ulte pensionet dhe të rriste çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda