Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët.
Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj.
Klevi Pojani
“Sot nis një sfidë e re me detyrën si administrator i Njësisë Administrative Nr.8 Bashkia Tiranë!
Me dëshirën për ti shërbyer me përgjegjësi çdo qytetari dhe për të qëndruar gjithmonë një derë e hapur ndaj çdo kujt që dëshiron të shprehi shqetësimet e tij, besoj se do ja dalim të jemi gjithmonë prezent për të gjetur zgjidhje e për të ofruar ndihmë!
Falenderoj kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për besimin!
Ky qytet që ka ndryshuar kaq shumë dita-ditës vrapon e është kthyer jo vetëm në kryeqytetin e shqiptarëve por në kryeqytetin e gjithë Ballkanit!
Pranë njerëzve dhe në lagjen ku u linda dhe u rrita, në lagjen simbol të Tiranës tonë të dashur,” ka shkruar ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/