Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, një investim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as ironitë ndaj kritikëve, duke i cilësuar ata si “shejtanët” që “në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq”.
“Shejtanët aty janë, por në rastin më të keq luajnë rolin e hudhrës që na mbajnë larg syrit të keq. Në rastin më të mirë na motivojnë 1 mijë herë më shumë që të bëjmë 1 mijë herë më shumë punë të mira dhe të jemi 1 mijë herë më kritikë me vetveten,” u shpreh kryeministri.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se godinat në Qytetin Studenti mund të kategorizohen si të kategorisë “A” në çdo vend europian.
“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë, jo si komentet në FB apo fjalët në televizor që nuk kanë nevojë për kohë e nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar, por duan kohën e tyre. E bëmë me shpejtësi një rehabilitim të një numri godinash.
Duhet të ofrojmë kushte maksimale me kushtet më të mira në krahasim me kushtet e studentëve në BE. Është një konvikt që do të qëndronte në kategorinë A të çdo vendi në BE. Ka konvikte edhe në Paris e Londër që janë 4 vetë në një dhomë. Këtu çdo dhomë ka dushin e vet.
Kjo është një ambicie që me mundësive që rrisim çdo vit falë rritjes së ekonomisë, të bëjmë gjëra që i qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohës, jo gjëra për sot e nesër.
Ndërkohë po në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Europës. Shqipëria është një histori suksesi, për të ardhur keq që për ata që nuk duan qeverinë, mohojnë faktin që Shqipëria që është vendi i përbashkët i të gjithëve pavarësish nëse janë jo me qeverinë, është një histori suksesi’, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/