Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) thuhet se janë pushuar nga puna nga administrata e Presidentit Donald Trump.
Vendimi është marrë pasi ata u përpoqën të parandalonin një auditim nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk.
Një ekip inspektorësh të DOGE kërkuan të rishikonin “materialin e klasifikuar në zona të kufizuara” të shtunën, por u ndaluan nga zyrtarët e sigurisë së USAID, raportoi AP.
Sipas agjencisë së lajmeve, inspektorëve u tha se u mungonte leja e nevojshme e sigurisë dhe siguria e USAID-it ishte “e detyruar ligjërisht” t’u mohonte aksesin në të dhënat e kërkuara”.
“Jo, ata u përpoqën të gënjejnë për të mbuluar korrupsionin e tyre,” shkroi Musk në X, duke hedhur poshtë pretendimet se ekipit i mungonte leja e sigurisë.
Përfundimisht, inspektorët fituan akses në materialet e kërkuara, duke përfshirë të dhënat e personelit dhe “raportet e inteligjencës“, sipas AP.
Zyrtarët e USAID-it, të identifikuar si John Vorhees dhe zëvendësi i tij, Brian McGill, u pushuan nga puna.
DOGE nuk ka publikuar ende detaje të rishikimit të aktiviteteve të USAID-it, por Musk sulmoi agjencinë në një seri postimesh të ashpra të dielën.
“USAID është një organizatë kriminale. Është koha që të vdesë,” tha Musk, duke akuzuar agjencinë për “pagimin e organizatave mediatike për të publikuar propagandën e tyre” dhe madje duke përdorur dollarët e taksapaguesve amerikanë për të financuar “kërkimin e armëve biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/