Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Dy liderët kryesorë, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.
Linda Rama dhe Edi Rama
I shoqëruar nga deputetët demokratë, lideri i të djathtëve, ka nderuar Hirësinë e Tij dhe është përulur para trupit të Kryepeshkopit Anastas.
Sali Berisha ne homazhet ne nder te Kryepeshkopit Anastas
Berisha mbërriti pak më parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” së bashku me disa përfaqësues të tjerë të selisë blu për të kryer homazhe për Fortlumturinë Anastas. I pranishëm në këto homazhe ka qenë edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, eurodeputeti Fredi Beleri.
Sali Berisha ne homazhe
Pjesë e kësaj ceremonie u bë dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe nga pesë ministrat e kabinetit të tij, kreu i qeverisë greke ka marrë pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hirësisë së Tij.
I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe presidenti i vendit, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, lideri i opozitës, Sali Berisha, eurodeputeti Fredi Beleri si dhe deputetët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas do të përcillet sot për në banesës e fundit, ku do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit” ashtu siç ishte edhe dëshira e tij.
Ceremonia mortore ka nisur në orën 11:00, ndërsa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.
Pjesë e ceremonisë pritet të jenë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me një pjesë të kabinetit të tij prej 5 ministrash, një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni ‘Fetë për Paqen’, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pritet që të mbahen fjalime nga të pranishmit, si dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i qeverisë greke Mitsotakis.
Gjatë të gjithë natës besimtarët kanë qenë të pranishëm në katedrale duke bërë lutjet e tyre për Kryepeshkopin.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/