×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Refugjatë të tjerë pas iranianëve dhe afganëve? Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza. Përgjigjet Rama

“Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës.” Ky ishte pretendimi që ngriti gazetari dhe analisti politik izraelit i medias “Channel 12”, Amit Segal.

“Stacioni i radhës – Shqipëria?

Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për migrimin e deri në 100,000 banorëve të Gazës drejt vendit.

Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”,- shkruan gazetari izraelit në rrjetin social “X”.

Ky pretendim është hedhur poshtë kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, po ashtu përmes një postimi në rrjetin social “X”. Ai nënvizon se Tiranës zyrtare nuk i është kërkuar kjo gjë nga askush dhe se vendi nuk mund të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë.

“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë—dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë.

Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë.

Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë.

Por Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë”,- shkruan Rama.

Boshatisje e Gazës? 

Donald Trump duket se ka hartuar një plan për Rripin që në thelb kërkon deportimin e të gjithë popullsisë palestineze në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin. Ai shpjegoi se kjo masë mund të jetë “e përkohshme ose afatgjatë” për të afirmuar një paqe në zonë.

“Po flasim për 1.5 milionë njerëz dhe do të pastrojmë gjithçka”, – tha presidenti amerikan, duke e quajtur Gazën një “vend të shkatërruar”. Në mbrëmje ka ardhur edhe përgjigja nga Amani, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi. “Refuzimi ynë i shpërnguljes së palestinezëve është i vendosur dhe nuk do të ndryshojë. Jordania është për jordanezët dhe Palestina është për palestinezët”– tha ai. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Egjipti, i cili hodhi poshtë propozimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Në krahun tjetër fjalët e Trump u duartrokitën menjëherë nga e djathta ekstreme izraelite, e cila që nga 7 tetori 2023 ka shtyrë vazhdimisht për një zgjidhje edhe më radikale duke folur për pushtimin e territoreve dhe duke shkuar deri aty sa të kërcënojë, ditët e fundit, me rrëzimin e qeverisë së Netanyahut kur të jetë finalizuar armëpushimi. Protagonist është ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich“Një ide e shkëlqyer” – ishte përkufizimi i tij për planin e shpallur nga Trump.

“Pas 76 vitesh gjatë të cilave shumica e popullsisë së Gazës është mbajtur me forcë në kushte të vështira për të ruajtur aspiratën e shkatërrimit të shtetit të Izraelit, ideja për t’i ndihmuar ata të gjejnë vende të tjera për të filluar një jetë të re dhe më të mirë është një ide e shkëlqyer”, – tha Smotrich, sipas “Times of Israel”.

Propozimi i presidentit amerikan nxiti menjëherë edhe reagimin e Xhihadit Islamik Palestinez, i cili luftoi kundër Izraelit në Gaza së bashku me Hamasin deri në armëpushimin e 19 janarit: “E mjerueshme. Ky propozim vjen në kuadrin e inkurajimit të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit duke i detyruar njerëzit tanë të largohen nga toka e tyre”.

Edhe Hamasi reagoi menjëherë. “Palestinezët do ta prishin idenë e Trump” u përgjigj zyrtari i lartë Bassem Naim. Anëtari i byrosë politike i tha AFP se grupi është kundër propozimit: “Ashtu siç ata kanë penguar çdo plan për zhvendosje në një atdhe alternativë gjatë dekadave, populli ynë do të prishë plane të tilla edhe këtë herë.”

Trump njoftoi gjithashtu se i kishte dhënë fund pezullimit të dërgimit të bombave 2000 paund në Izrael që ishte vendosur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, si një formë presioni për të reduktuar viktimat civile gjatë luftës. “Shumë gjëra që ishin porositur dhe paguar nga Izraeli, por ishin penguar nga Biden, tani janë rrugës!” –shkroi ai në Truth pa cituar llojin e armëve. Megjithatë një zyrtar i administratës amerikane konfirmoi se ai po u referohej atyre bombave të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Vendimi i administratës së presidentit Trump, SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, në listë edhe SPAK-u

Vendimi i administratës së presidentit Trump, SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, në listë edhe SPAK-u

Publikuar më 29.01.2025
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomati...

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Sipas njoftimit, të cilin Albanian Post e disponon, Ambasada e […]

Lexo më shumë

Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj!

Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj!

Publikuar më 29.01.2025
Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe...

Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 lek krahasuar me ditën e martë. Ky është niveli më i lartë i kursit euro-lek që prej fillimit të […]

Lexo më shumë

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

“Personalitet i jashtëzakonshëm botëror”, Ilir Meta vlerëson kryepeshkopin Janullatos dhe zbulon dhuratën e veçantë që i dërgoi në qeli: Ishte i vetmi që u kujtua

Publikuar më 28.01.2025
Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Ja...

Ish-Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos me një postim në Facebook, duke e cilësuar si një personalitet të nivelit botëror që transformoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Në postimin e tij, Meta tregoi edhe një moment personal ku Kryepeshkopi Anastas i kishte dërguar një kalendar ortodoks për vitin 2025 në burg. Meta vlerësoi […]

Lexo më shumë

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, nëna e të miturit dhunon mjeken pediatre në spital: Më neglizhove mjekimin e djalit

Publikuar më 28.01.2025
Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën...

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për Roveta Sadikun, nënën e 12-vjeçarit Leo Sadiku, që humbi jetën në spital pasi shfaqi probleme shëndetësore, pasi akuzohet se ka dhunuar një mjeke në spitalin e Pediatrisë. Blutë kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 44-vjeçares për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. 44-vjeçarja është denoncuar në policia nga mjekja […]

Lexo më shumë

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë, nisin homazhet dy ditore te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë, nisin homazhet dy ditore te Katedralja “Ngjallja e Krishtit”

Publikuar më 28.01.2025
Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë,...

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë kur ora shënonte 15.50 minuta. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në spitalin “Evangelismos” në Athinë, mëngjesin e së shtunës. Kambanat e vajit vijuan të binin […]

Lexo më shumë

Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do të marrin më 11 maj, janë ndërtuar 45 shkolla të reja në Tiranë

Rama ironizon opozitën: Noc Rrokun do të marrin më 11 maj, janë ndërtuar 45 shkolla të reja në Tiranë

Publikuar më 28.01.2025
Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e...

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e tij për një nga komentuesit në rrjetet sociale, i cili i ka shkruar në lidhje me shkollat në kryeqytet. “Shiko shkollat në Tiranë, Noc Rroku! Që kanë mbetur pa oborre se ua kanë grabitur mafiozët e ndërtimeve”, shkruan komentuesi, ndërsa Rama është shprehur se në Tiranë janë […]

Lexo më shumë

Akuzat e Arben Ahmetajt ‘ndezin’ opozitën, Berisha: Më 8 shkurt protestojmë në shesh!

Akuzat e Arben Ahmetajt ‘ndezin’ opozitën, Berisha: Më 8 shkurt protestojmë në shesh!

Publikuar më 28.01.2025
Partia Demokratike do të organizojë më 8 shkurt protestë kom...

Partia Demokratike do të organizojë më 8 shkurt protestë kombëtare. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për shtyp. Protesta do të mbahet në orën 17:00. “Partia Demokratikë e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkkurt fton […]

Lexo më shumë

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen lidhjen me 33-vjeçarin: Më kërkonte të prostituoja, tentova vetëvrasjen

“Më vdiq foshnja 9 muajshe për faj të tij”- Vëllezërit e saj vranë Ramazan Matajn, Armela rrëfen lidhjen me 33-vjeçarin: Më kërkonte të prostituoja, tentova vetëvrasjen

Publikuar më 27.01.2025
Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që...

Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, që dyshohet se ekzekutuan me breshëri plumbash Ramazan Matajn në fshatin Dragoç të Shkodrës mbrëmjen e 4 janarit, ka rrëfyer versonin e saj të ngjarjes duke treguar makthin e përjetuar prej rreth 6 vitesh nga 33-vjeçari.  Armela ka rrëfyer se u njoh me viktimë në rrjetet sociale dhe nisi një […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda